Basha premton mirëqënie: Kjo qeveri e ka futur në depresion ekonominë

7 Prill 2016, 10:27Politika TEMA

Lulzim Basha, në Forumin për Liri Ekonomike të zhvilluar paraditen e së enjtes, theksoi se ekonomia shqiptare është në stanjacion pas goditjes që i bëri qeveria.

“Platforma jonë do të rimëkëmbë ekonominë pas goditjes që i bëri qeveria. Është fakt se ekonomia jonë nuk prodhon punësim; është fakt se borxhi publik është rrezik i madh për ekonominë; produktet shqiptare vuajnë mungesën e standarteve; bilanci tregtar vetëm përkeqësohet; nuk realizohen të ardhurat dhe as investimet publike; infrastruktura po përkeqësohet dhe po e pengon biznesin; janë rritur kostot e biznesit me fatura energjish dhe dyfishim taksash; nuk garantohet konkurrenca e lirë dhe e ndershme, por suksesi varet nga afërsia me qeveritarët; ka rënie të konsumit; largim të kapitalit nga vendi; pozicioni i vendit në raport me vendet e rajonit është përkeqësuar; shqiptarët janë më të varfër se dje. Këto janë të konfirmuara nga të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi kreu i PD-së.

“Kjo qeveri e ka zhytur në depresion ekonominë shqiptare. Kjo nuk është Shqipëria që duan shqiptarët dhe që do të arrijë në BE. Është e qartë se Shqipëria nuk ka rilinduar. Na takon të punojmë për një të tashme dhe të ardhme të sigurtë. Kemi alternativë zhvillimi, ku do të mbështesim fermerin dhe sipërmarrësin pa dallim. Sa më shumë mundësi për ta, pasi janë pasuria e vendit. PD-ja ka një alternativë që garanton punësim dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Basha.

2 komente në “Basha premton mirëqënie: Kjo qeveri e ka futur në depresion ekonominë”

  1. kashi says:

    idiot, ne hollande ku dhe jeton, ka rene kater qeveri deri tani dhe nuk po e rinovojne dot ekonomine
    do ta besh ti ? gjej kauza te tjera

  2. sb says:

    Plehre bythqir ti dhe salikari ! Me keto mende qe kini deri sa te ngordhni skini per te ardhur ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje