Gardisti vrau gruan pas debatit për... karikuesin e telefonit

7 Prill 2016, 09:18Politika TEMA

Autori i krimit në familje, gardisti Admir Dervishi, ka pranuar para hetuesve autorësinë e krimit, por në gjendje të rënduar psikologjike është shprehur i penduar, duke përsëritur frazën, “Nuk doja ta vrisja…”.

E megjithatë, ai ka shpjeguar rrethanat e krimit, duke pyetur herë pas here për shëndetin e gruas së tij, pasi dyshonte se ajo mund të ishte e plagosur dhe nuk kishte vdekur.

Ai ka treguar se ka qenë një debat për arsye shumë banale mes tij dhe së shoqes, që as vetë nuk e ka parashikuar se mund të mbyllej në atë mënyrë.

Sipas dëshmisë së tij, duke qenë se po nxitonte për të shkuar në punë, pasi ishte me vonesë, është zënë me gruan për karikuesin e telefonit që ajo nuk po ia gjente, raporton Panorama.

Më pas, në debat e sipër, i ka përmendur emrin e një personi mashkull, duke i thënë se mos ia kishte dhënë atij dhe pas këtij momenti, situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Teksa i bërtiste të shoqes në korridorin e apartamentit dhe ajo nga ana tjetër bënte të njëjtën gjë, për shkak se u ndje e fyer, 29-vjeçari ka nxjerrë nga brezi armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur.

Megjithatë, ai ka pretenduar para hetuesve se ka menduar që e shoqja ishte e plagosur dhe herë pas here i ka pyetur për shëndetin e saj, deri sa i kanë konfirmuar se ajo ka vdekur.

“Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka nisur rrëfimin e tij në Polici gardisti Dervishi.

“I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në Polici.

6 komente në “Gardisti vrau gruan pas debatit për… karikuesin e telefonit”

  1. emigranti says:

    Imagjinojeni, gardist i biri botes, qe supozohet te jete ne gjendje te menaxhoje me qetesi situata te renda, por ne fakt eshte vetem nje psikopat qe nuk arrin te menaxhoje nje situate banale ne familje, por jo kaq, e krijon vete kete situate. Nga kjo ngjarje lind pyetja; A jane korrekte proceduarat e rekrutimit te ushtarakeve(a i neshtrohen ato, perveç te tjerave, testeve te rrepta psikologjike), Police, Bodigarde, Agjent te SHISH etj, sepse ky rast eshte nje deshmi dramatike e faktit se ne çgjendje mentale jane punonjes te tille. Fakte te kepercimit emocjonal te puonjesve qe punojne ne institucjone te tilla, jane te shumta. Shih policet si rreagojne me qytetaret, ne rruge, me shoferin, ne nje proteste, etj. Ky rast ne fakt eshte nje akuze e rende per shtetin dhe qeverine, qe i kan ven armet ne duart e militaneve te verber, aspak profesjonist, vetem njerez te rendomte, shpesh hereme probleme serjoze psiqike.

  2. mirel drejtesia says:

    Bastaed………..

  3. une says:

    medo cfare njerzish mbajne arme neper duar……pse si dhe 1 plumb vetes ci duhet shoqerise nje dru si puna jote ….

  4. Illyrian says:

    Aaa
    Epo paska pasur arsye të fortë ky kërriçi.
    Unë mendova se e kish vrarë për motive të dobëta.

  5. Majmuni says:

    Shyqyr qe ste kom pa shtremet noi dit ne rruge o gardist!!

  6. Mici says:

    Palo burrë që vret per një copë karikues. Xheloz bastard që menderose jetën e fëmijëve dhe te gruas tënde me egoizëm të sëmurë. Kalbu në burg tani.
    Për këtë kontigjent duhet të hyj në fuqi menjëherë vendimi me vdekje, ndoshta zënë mend dreqi ta haj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje