Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për rajonin Elbasan – Korçë, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë së Pogradecit për referendumin e 9 Prillit. Partia Socialiste shkon këtë të shtunë drejt referendumit, pas vendimit që u morë në Kongresin e 19-marsit.
Deputeti Balla u shpreh se është hera e parë që një forcë politike në Shqipëri fton anëtarësinë e saj të votojë në referendum. Qytetarët shqiptarë vetëm Kushtetutën kanë votuar me referendum. PS me këtë akt tregon më së miri nivelin e demokracisë në organizimin e saj.
Për Partinë Socialiste nuk është i rëndësishëm rezultati por pjesëmarrja. Ndaj socialisti Balla ftoi të gjithë anëtarësinë e Pogradecit, por jo vetëm, që ti drejtohen të shtunën qendrave të votimit sa më të shumtë në numër. Sepse ky është një akt i pastër demokracie brenda partisë më të madhe në vend- përfundoi Balla.
Artikull me kot veshtire se gjen. Flet per nje referendum, po se cfare referendumi do behet, pak rendesi ka!
Inshallah nuk do ti dale emri dhe ketij palles ne panama ose qipro.
Tubestrafullah
Ky eshte i vetmi referendum ne historine boterore mijravjecare, rezultati i te cilit nuk ka rendesi, rendesi ka pjesmarrja.