Edhe në Shqipëri autoritetet janë vënë në lëvizje për të shqyrtuar rastet e mundshme të kompanive që veprojnë në territorin e saj të cilat mund të rezultojnë të përfshira në cështjen “Dokumentat e Panamasë”
Burime zyrtare thanë se Prokuroria e përgjithshme po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese “për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në cështjen “Panama Papers” të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që veprojnë në tregun financiar shqiptar”.
Dokumentat lidhur me shoqëri apo persona nga Ballkani pritet të bëhen publike pas dy javësh, por një shkrim i gazetës izraelite “Haaretz”, ka zbuluar se një avokat nga izraeli, Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar, i identifikuar me emrin Ismail Mulleti, biznesmen me emër në vitet ’90, janë së bashku me firmën kanadeze “Global Fluids International” pronarë të kompanisë GFI Technologies, e rregjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguillas.
Pak muaj pas themelimit, GFi Technologies, në bashkëpunim me një shoqëri zvicerane, dhe ajo e sapokrijuar, fituan një prej koncesioneve më të përfolura, atë të ngjyrosjes së karburanteve, një sipërmarrje prej të paktën 150 milion eurosh që konsorciumi pritet të sigurojë përgjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kontratës.
Pavarësisht kundërshtive të kompanive shqiptare të karburanteve, për shkak të kostove shtesë, qeveria e ish kryeministrit Berisha e miratoi koncesionin në javët e fundit të mandatit të saj të dytë. Vitin e kaluar GFI Technologies, ja shiti pjesën e vet të aksioneve shoqërisë zvicerane, duke mbajtur vetëm 0,07 përqind.
Policia shqiptare mësohet se ka verifikuar menjëherë hyrje daljet nga Shqipëria të Ismail Mulletit dhe izraelitit Assaf Halkin.
Mulleti rezulton që të ketë dalë nga vendi pak javë më parë, në mars, ndërsa Halkin në muajin shkurt. Ata që të dy kanë realizuar shumë udhëtime nga dhe drejt Shqipërisë, shpesh dhe me avionë charter./ VOA
Thyjini ne mes. Merrjuni leket e ketij populli. Cojini ne burg derrat e pangopur. E rropet kete popull.
The Voice of america (VOA) me kete Lajme te shkurter ne minutazh, por me mesazh te jashtezakonshem pas po paralajmeron ndryshime te shpejta dhe te fuqishme ne Shqiperi. Very Good News for all Albanian in the World…Tashem nis perfundimisht renia dhe fundi i Sali Ram Berishes dhe nje dyzine njerzish ne familje biologjike e politike, e njejte me renien e fundin e Milloshevicit ne ish-Jugosllavi e Serbi sebashku me shume emra VIP prane tij. Keto dite dhe ne fillim javen tjeter dalin emra per Ballkanin, mbi 12-mije Email e dokumenta qe lidhen me pastrime marramendase parash ne Panama, ku kryeson Berisha me njerzit e tij. Nese do mundohet Basha a Mediu a banda tjeter pas ne SHQUP qe te shpetojne veten GABOJNE rende, sikurse dhe 5 emra tek e majta te afert me Fatos Nanon e Ilir Meten (Harasani i pari qe i cel rrugen dhe kater te tjereve…deri tek pseudo-Miliarderet Taci dhe Mane). Edhe pak dite na ndajne nga krimineli Berisha & Co., por edhe nga 5 te tjere te lidhur e qe kane punuar e punojne per Nanon e Meten.