"Të hetohen urgjent gjithë koncesionet në parajsat fiskale. Të miratohet sa më shpejt nisma e LSI kundër tyre"

5 Prill 2016, 13:34Politika TEMA

Sekretari i Përgjtishëm i LSI, Petrit Vasili bëri thirrje të hetohen gjithë koncesionet e rregjistruara në parajsat fiskale dhe kërkoi të përshpejtohet procedura për miratimin e ligjit për koncesionet propozuar nga LSI, i cili kërkon kontroll parlamentar për koncesionet e mëdha.

“Organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë. Pasi është fare e qartë që burimet e paligjshme dhe mënyrat e pastrimit të parasë apo të evazionit të madh fiskal kanë në këto mjedise, në këto të ashtuquajtura parajsa fiskale, mundësi për të devijuar paratë, që të cilat janë detyrime ndaj fiskut shqiptar, apo për të financuar aktivitete të tjera, ndaj edhe këto hetimit duhen të shtrihen.

Por duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit shohim që lidhet me një aktivitet të caktuar, që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit. Dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përmirësimet e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar dimensionin e transparencës në këtë ligj dhe për të rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare. Është besoj një qëndrim shumë i rëndësishëm, por edhe i dobishëm.

Pasi ky dimension i transparencës, i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete, të cilat rezultuan që për shkak të kësaj mungese të transparence të jenë thellësisht dhe të dyshuara për afera të dyshimta të karakterit jo vetëm korruptiv, por jo vetëm kaq, bëjnë që përgjigja e vetme është që nisma të tilla që përmirësojnë thellësisht dimensionin e transparencës, bëjnë të qartë para publikut qëllimin e tyre. Bëjnë të qartë para publikut leverdinë ekonomike të qartë dhe të pa ekuivokë.

Njëkohësisht bëjnë të qartë që kjo është zgjidhja e vetme dhe parlamenti shqiptar është ai që jep do të thosha verdiktin final për to, do bëjë të mundur që të jemi të gjithë së bashku për këto qëndrime që marrim ndaj parave publike, por njëkohësisht dhe për të dekurajuar çdo lloj veprimtarie të karakterit kriminal. Sepse edhe evazioni fiskal dhe fshehja e parave kanë të bëjnë me të tilla, bëjnë që në mënyrë përfundimtare të kemi një qëndrim të ri i cili i mbyll të gjitha shtigjet këtyre veprimtarive të këtij lloji dhe është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që të dinë më së miri që paratë e tyre përdoren në mënyrë transparente dhe në të mirë të tyre.

5 komente në ““Të hetohen urgjent gjithë koncesionet në parajsat fiskale. Të miratohet sa më shpejt nisma e LSI kundër tyre””

  1. asd says:

    Likja i paska siguruar te vetat.

  2. Tironci says:

    me duket se po i dilka emri Likes.

  3. Tironci says:

    Po i dilka emrin Likes me duket. Keshtu bejn keta kur i del era.

  4. Minjte lene te paret anijen qe po mbytet says:

    …sa here del ne skene nje ceshtje fisnike, keta dalin te paret e bejn deklarata duke harruar qe jane de fakto e vetmja nyje qe lidh pushtetin e vjeter me ate te ri, duke u sforcuar ti vene fytyres se tyre puder, a thu se populli eshte qorruar, dhe nuk e di se c jane keta

  5. Treviso says:

    Zoti Vasili, me duket qesharake nisma e deputeteve te LSI-se. Po te zbatohen ato qe Ju thoni i bie qe te shkaterrohet komplet LSI dhe do te ishte mire qe tu shkaterronte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje