Një konflikt në familje për çështje divorci i lindur prej fundit të vitit të kaluar përfundon në një përleshje tragjike në banesë.
Djali vret me thikë babanë, pasi ky i fundit plagosi po me armë të ftohtë kunatin e tij, (daja i autorit). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati i quajtur “Bion”, në katin e gjashtë.
Burime zyrtare të policisë konfirmuan se viktima është Artur Kurti, 49 vjeç, kurse i plagosuri Leonard Ristani, 43 vjeç (vëllai i gruas), të dy banues në Tiranë.
Policia ndaloi menjëherë pas ngjarjes djalin e viktimës, Jurgen Kurti, 23 vjeç, i cili në rrëfimin e parë ka thënë se nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur krimi, por ka pasur një përleshje. Në banesë kanë qenë i dyshuari si autor, nëna e tij, daja dhe babai.
Ky i fundit sipas dëshmisë së nënës 45-vjeçare dhe djalit të ndaluar, ka shkuar i armatosur me një thikë në banesën e tyre. Shkak i vizitës ka qenë procesi i divorcit i nisur prej disa muajsh nga viktima. Ky ishte larguar në muajin dhjetor nga banesa.
Familja Kurti mësohet se merrej kryesisht me tregti konfeksionesh. I dyshuari dhe nëna e tij këmbëngulën se Arturi shkoi me thikë në apartament dhe nisi të sulmonte Leonard Ristanin, kunatin e tij.
Duket se në përleshje e sipër, ka qenë djali 23-vjeçar, që në mbrojtje të dajës ka qëlluar babanë disa herë me thikë, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Policia tha se vrasja e Artur Kurtit mbetet e paqartë në rrethana, nëse është bërë nga i plagosuri, djali apo gruaja, por ekspertët nëpërmjet gjurmëve dhe dëshmitë do zbardhin të vërtetën. I plagosuri Ristani u dërgua në QSUT, ku po merr mjekim dhe mbahet jashtë rrezikut, megjithëse në gjendje të rëndë për jetën.
Do të jenë hetuesit që do të zbardhin edhe nëse viktima ka shkuar vërtetë në banesë i armatosur me thikë, apo kjo është alibi e djalit dhe gruas për vetëmbrojtjen.
Mësohet se 45-vjeçarja ka konfirmuar mosmarrëveshjet që kishte me bashkëshortin dhe faktin se ky i fundit kishte kërkuar divorcin në gjykatë dhe ishin ende në proces.
sa here qe permendet sali berisha apo ndonje pjestar tjeter i familjes se tij (sot p.sh dolen Panama papers) nje apo me shume njerez behen kurban nga bandat e kriminelit sali, thjesht per terheqje vemendje!
kur do ndalet ndonjehere ky egersire?!
ikni mer pisa kishit gjithe ato dite pa u vra ,,shyqyr me ne fund fillut prape,hallall pushka djema.allahu kjofte me ju.
keto forca te shumta perse shkuan ne vend,kur te vraret ishin 1 dhe plagosur 1 tjeter…..!!!???
kesaj i thone pago ore shqipo se shume police po rendin mbas krimineleve porse gjithmone pas vrasjeve………!
“..jashte rrezikut, megjithese ne gjendje te rende per jeten” Cfare do te thote ne shqip kjo????
Popull i piste me trauma qe nga diktatori Hoxha.Ky vend nuk do qetesohet asnjehere,sepse ketu qeverisin mafiozet dhe kriminelet me ngjyre roze.
Femije i keq
Se nuk kishte pse e vriste babane per dajon . Por dajon mund ta vriste per babane Derisa harriti puna aty
pike e zeze! Si more vritet babai pasi te ka plotesuar te gjitha kushtet e te ka rritur si njeri Po ka polici more bir per ta denoncuar pse e shkaterrove jeten tende keshtu? Zoti paste meshire per ty!