A është një nga kompanitë offshore të regjistruara në Panama edhe ajo që në mes të vitit 2013 fitoi në Shqipëri, koncesionin e markimit të karburanteve? Së paku këto dyshime lindin pas publikimit të dokumentave të para të ‘Panama Papers’, ku përfshihen emra të njohur të politikës dhe financës globale.
GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.
Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha. Por pikërisht në këtë kohë rezulton që ajo të jetë rregjistruar edhe në Panama pranë kabinetit Mossac Fonseca nga i cili karnë rrjeshur plot 11 milionë emaila konfidenciale. Sipas gazetarëve investigues, ky kabinet përdorej ose nga ata që rregjistroheshin për të fshehur taksat në parajsat fiskale, ose nga politikanët e lartë apo fëmijët e tyre që donin të fshihnin përfitimet e paligjshme.
Një nga mediat që ka marrë pjesë në hulumtimin e këtij skandali është edhe gazeta izraelite Haaretz. Në kuadër të investigimit të saj ajo ka zbuluar se aty është i përfshirë edhe avokati Assaf Hulkin. “Ky i fundit ka një kompani tjetër jashtë vendit”, raporton Haaretz. Ajo është GFI Technologies regjistruar në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri.
Në fakt, Halkin dhe një shqiptar tjetër i quajtur Ismail Mulleti janë pronarë të kompanisë.
Në Shqipëri ata njihen si kompania GFI që ka marrë përsipër markimin e karburanteve.
Dokumentet e rrjedhura, përmendin edhe një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze.
Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies. Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.
Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulleti. Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.
Halkin nuk iu përgjigj një pyetjeje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz” në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelit raportohen në organet tatimore izraelite”.
Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.
Banka do t’i akordonte huanë vetëm një korporate.
Ata shtuan se aktiviteti i kompanise është i regjistruar pranë zyres së taksave në Izrael
Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael.
Një nga kompanitë offshore të regjistruara në Panama, GFI Albania, duket se është ajo që në mes të vitit 2013 fitoi në Shqipëri koncesionin e markimit të karburanteve.
GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.
Me këtë objektiv, asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.
Në këtë kohë ajo rezulton të jetë regjistruar edhe në Panama pranë kabinetit Mossack Fonseca.
dyshoj ne kete veshtiresi . ismail mulleti ose Ili Mulleti esht i mbush ne borxhe dhe esht diku ne usa gjys i mshehur se mos e gjen borxhlit ??Ne fillim te viteve 90 deri nga 97 beri leke po pastaj morri tatepjete rrugen . Bankat i kan marre shtepine e ca kishte ketu nje vellaQE ja vran ka qen shum djal i mire po e hengri pa faj
Si thoni o popull ,ni e keqe qe behet ne kurriz te popullit ton ndodhet dhe ky palaco sali berisha .
Ky koncesion esht i turpshem per ata qe e dhane dhe ata qe mbajne sot ne fuqi?!
A mund te markohet nafta bruto shqiptare qe esht 70%bitum dhe e paperdorshme dhe e palevizshme?!
Nqs ne koncensionet e tjera vidhet pjeserisht, ky eshte vjedhje e paster dhe teresisht i panevojshem dhe kostot i paguajne konsumatoret fundore.
He more se na cave koken me kete Berisha, Berisha. Palaco burre je dhe ti Mero. Ky eshte nje skandal boteror qe tregon se ne c’llum jeton populli i thjeshte dhe kalbesiren e kapitalizmit, ti vazhdon dhe i bie fyellit ne nje vrime! Ptuuu!
Megjithse e di se komenti im nuk do cfaqet, prap po e ndaj me ju ngazellimin tim per kete lajm te shkelqyer:
Kompanija me pronar shqiptar, aktivitetin e
ben ne Shqiperi, fitimet i nxjerr ne Shqiperi,
taksat i paguaka ne Izrael, parate i dergoka
ne Panama, jashte Shqiperise ndersa neve na
mbetet bananja. Sa me fat qe kemi qelluar ne
shqiptaret, more aman!