Ja lista e deritanishme e politikanëve që kanë fshehur miliardat në Panama

3 Prill 2016, 23:00Politika TEMA

Lista e publikuar në skandalin e fshehjes se parave përfshin kryeministrin e Islandës  dhe Pakistanit, presidentin e Ukrainës dhe mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.

Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive.

Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka. Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale. “Lojtarët e fortë” është quajtur lista me drejtuesit e disa prej shteteve më të fuqishëm në botë që pastronin para në Panama.

Maurisio Makri 

Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës

Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbret i  Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

President i Sudanit (1986-1989)

President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)

Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)

Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg 

Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin

Sergey Roldugin 

Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf 

Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad 

Ian Cameron 

Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak 

Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mounir Majidi

Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Naëaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor 

Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon  Agiekum Kufuor, (2001- 2009) 

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib 

I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz 

Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor Kirchner

Juan Armando Hinojosa

Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón

Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma 

Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré 

E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

3 komente në “Ja lista e deritanishme e politikanëve që kanë fshehur miliardat në Panama”

  1. bonbon says:

    Mero a ka politikane shqiptare ne liste?
    http://panamapapers.sueddeutsche.de/en/

  2. DAJCENI says:

    Ky eshte lajmi me i madh ,qe prisnin shqiptaret . Bravo , ,ju lumte .keni zbuluar politikanet e botes (e kujt shqiptari i plasi ),qe kane fshehur parat dhe asnje shqiptar. Bravo politikanet shqiptare ,nuk merren me ksi punesh.Flm per informime qe nuk na hyjne ne pune ,e na mbulojne hallet.

  3. ton says:

    loja e fundit si perher e piste e amerikaneve perpara se te zhduken si shtet njeher e pergjitmon. kurse ju lapardhak me nder gazetar do paguni zullumin qe i keni ber popujve me shpifje e tridhime nga me te ndytat si vet ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje