fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Atje te sheshi i fshatit ne Vuno kur dielli te zgjase koken mbi çatite e rrenuara dhe bluja e detit perballe tu sjelle pak buzeqeshje nostalgjie pleqve ortodokse, une do t’ia beh si pirat fshehur gati per grabitjen e rradhes. Do te shkund si i çmendur litarin e kembanes se kishes dhe zhurma e saj kanonike te turbulloje relaksin tuaj rural. Do e shkund fort kembanaren aq sa trokitjet e bastuneve, trokitjet e dominove, trokitjet e zareve te tavllës, trokitjet e dybekeve te plakave, trokitjet e deckeve te DJ, trokitjet e pompimit te hashashit, trokitjet e shazllongeve te shtrenjte, trokitjet e bisedes tende me Koçon e kerrusur te zveniten e te perpeliten.
Do u kerkoj falje banoreve te vjeter e te rinj, do u kerkoj falje pronareve te vjeter e grabitesve te rinj, do i kerkoj falje dallges se detit dhe kreshes se malit te zhveshur e do ulem i paftuar mes teje dhe Koços. Do ulem aty e nuk do tu le te qete te llafosni si dijetaret e rende ne katedrat primitive te mesjetes e do bertas me teper seç çirret Besa e Koços para mikrofonit.
Ke 18 vjet qe e njeh e nuk te ka çuar gjekundi me keshillat dhe latimin e mitomanise se tij. Ke 18 vjet qe e njeh Koçon dhe ia di me detaje e ne cdo qelize sipermarrjet e tij te deshtuara. Iu qas rinise komuniste kur studentet e dhjetorit shkermoqen bolshevizmin. Iu qas Hajdin Sejdise kur shkermoqi kursimet e vobekta te shqiptarëve. U pasurua ne tranzicionin pa rregulla e pa identitet te post ’90. Filloi botimin e gazetes Shekulli duke shkaterruan median shqiptare e duke gjobitur politiken mekatare.
Bleu gazeten legjendare “Sporti Shqiptar” dhe e shkerdheu.
Ngriti radion kombetare “+2” dhe e dhjeu.
Celi revisten “Spekter” dhe e ngordhi.
Celi gazeten “Biznesi” dhe e pordhi.
Hapi televizionin “A1” dhe deshtoi.
Filloi me botime librash dhe avulloi.
Me klubin sportiv “Apollonia” masakroi talentet dhe sportin, me “Abissnet” perlau parane publike e tani pret me ankth vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ndertoi pa fund pallate te shemtuara ne Tirane, Fier, bregdet duke poshteruar rregulla urbanistike dhe arkitekturore dhe rruget qe sistemoi i tkurri si xhade katundesh. Nderkohe me ty flirtoi me Berishen, Meten, Bashen e qysh sa e fute ne Partine Socialiste ka 3 vjet qe eshte kthyer në më antipatikun e se majtes. Qarqet e Vlores dhe Gjirokastres i keqperdor me shemtuar se horoskopi i manipuluar i “Shekullit” dhe pavaresisht goditjes qe mori ne kongresin e marsit ende ndjen ose shperdoron prudencen tende…
Mos humb kohe e nxirre ne pension. Mos e ko me shpresa te vakta. Lere te dalldise mes megallomanise dhe egocentrizmit te tij. Lere te genjeje hallexhinjte e fundit e mos i premto qe do pleqeroni te dy. Perse do te bisedoni ne sheshin e fshatit Vuno kur te plakeni apo do tu besh retrospektivë dallavereve te tij qe linden në monizem dhe ende ti ia mban me oksigjenin e nje enigme sa misterioze e sa qesharake. Enigme e nje miqesie qe ka goxha kosto morale, politike dhe financiare!
Shpenzo leke te ketij populli per te bere rruge pleqerie me Koco maskarain.O Zot ku jetojme??!!!Do bej rruge qe te pleqeroj me Kocon.Si ka mumdesi te shfaqet publikisht nje mbeshtetje kaq e madhe e Kryeministrit te nje vendi per nje person .Ca eshte kjo lloj debulese!!!Une jam nga Zagoria e Gjirokastres dhe kam 25 vjet te me behet rruga jo per te shkuar per qejf ne qytet gjirokaster por qe te me vijne djemte dhe vajzat nga kurbeti.Por nuk vijne dot se ska rruge per tre zona te majta.O vaj me det
Thjesht I perkryer..I sakte…fytyra me e shemtuar moralisht politikisht ekonomikisht e PS..c lidhe ke ti or Palle te pleqerosh me Kocon..pse leshon deklarata te tilla..I jep Koco hajdutit nga vetja jote.. (apo e mbron se je si koco)?
Te lumte I Bled Mane
Besa Kokedhimes, ti pseudogazetar plehre i ha mender Mutin. As nuk e njoh fare vajzen e zotit Kokedhima, por e kam pare si cdo shqiptar neper festivale dhe koncerte, qe kane dhene tv te ndryshme.
Ta fillova repliken more pseudogazeri blendi me b te vogel, se je shume ziliqar, je shume shkerdhat e thene ne shqip, merr neper goje cte te vi, nuk harron te njollosesh cdo gje.
Kush je ti more pseudo, qe Mero te hap faqet e gazetes, kjo jo se ti shquesh per gazetari, se aty ti je nje nul dhe barazohesh me shpifesit qe dolen mbas vitit 90, por Mero, qe akoma si ka ikur inati me Kocon, te boton ty, se je i dyti per nga shpifja, ndaj familjes Kokedhima, i pari eshte saleh berisha dhe i dyti je ti blendi.
Permend Besen, nje kengetare qe fale zerit te saj, por dhe punes se saj, arriti suksesin qe pret cdo njeri, qe enderron te behet dikushi ne jete dhe ja ka arritur, se nuk u morr me shpifjet dhe hallet e kafexhinjve, por u mor me punen e saj.
Ndersa ti bledi, me cfare merresh, shpifje dhe vetem shpifje.
Ne vitin 90, une nuk e di se ku ishe ti, por une di se cfare bera une dhe ose e bera, nuk dola pave ditur se cfare kerkoj, ne protestat, qe filluan ne vitin 90, por dola per demokraci, qe ne fakt, ishte kapitalizem.
Kerkova edhe une kapitalizmin, por e dija se ne kapitalizem duhet te isha i forte menderisht, fizikisht, por edhe kokeulur.
Disa ja dolen, disa jo, ky eshte kapitalizmi more pseudo bledi.
Koco kur i hyri kapitalizmit, ishte shume me i pergatitur se ty edhe se une, se ai kishte mbaruar nje shkolle qe i pergjigjej me se miri kapitalizmit, matematiken, gje qe as ti, as une dhe as shume te tjere, sot te deshtuar, nuk e kishin aftesine per ta realizuar.
Kush eshte i zgjuar, i dobishem sipas teje, ai me 7 klase shkolle, qe mbasi vidhte, vriste, shiste droge dhe fitoi para, te pista dhe sot ka pasuri?, per ate ti ske cfare te thuash, se e para, ai te fut tritolin ne bythe dhe te con hava dhe e dyta, ai ka aftesine te bleje ty, thjesht me nje dreke, plot mish dhe raki.
Kurse Koco Kokedhima, ska nge te merret me ty, se ai ka punuar edhe atehere, kur fitonte njesoj me ate qe rrinte si bythlepires, mbas sekretarit te partise dhe punon edhe sot, ku fiton dhe puneson shqiptare, qe te puna qe kane, shohin te ardhmen e tyre.
Zoti Baze, nxorre para disa ditesh nje lajm bombe sipas teje, VAJZA E KOCOS, UDHETON ME HELIKOPTER PRIVAT, PER QEJFIN E SAJ. Me pas morra vesh, se udhetimi me helikopter, ishte nje projekt, per kengen qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion, nga Eneda Tarifa.
A nuk eshte ky lajm i botuar para disa ditesh, nje shpifje dashakeqese, ndaj zotit Koco Kokedhima? Dhe kjo shpifje behet kriminale, kur per tja arritur qellimit, kriminalizohen femijet.
METODA E KRIMINALIZIMIT ME ANE TE FEMIJEVE, ESHTE METODA ME E PERDORUR, NGA RREGJIMI DIKTATORIAL I ENVER HOXHES, metode qe ka patur sukse, per denigrimin e shume familjeve qe me se shumti, kane dhene per Shqiperine, ka qene metode, per te kriminalizuar familjet e medha, qe kane nxjerre burra te pushkes dhe penes, ne historine e Shqiperise.
Zoti Baze, mund te gjesh shume deshtake, qe se duan Koco Kokedhimen, per te krijuar idene se edhe une e sulmoj, por sjam i vetmi, shikoni sa “shume” se duan Kocon, por kjo vetem sa te shton urrejtjen tende, qe sheh se si po mundohesh, por deshton. Deshton se Koco Kokedhima, luftohet me pune, me konkurence, je i zoti, lufto. Smund te luftosh Koco Kokedhimen, me idjotet e castit, si ky pseudogazetari mane, qe ben hartime me gogolin Koco.
Sjam i sigurte se do ta botosh kete koment, ti e di, ti je shefi ketu.
“Horri i Bulevardit” duket shume i merzitur qe po i shahet dhe diskreditohet Horri Kokedhima..
Ato qe ka shkruar Bledi jane vetem fakte qe do kene vlere kur te futen ne burg mashtruesit
dhe hajdutet e modelit “Kokedhima”, prandaj ruaje zemerimin per me vone, or ti i Bulevardit..
@-alias bledushke, Kocon, as se njoh dhe as me njeh, por teorite e kapjes se armikut me metodat komuniste, kjo eshte ajo qe ti ben, ske nevoje te fshihesh, se vetem nga replika, merret vesh kush je.
Diktatura merrej me femijet, kur shifte se skishte cfare te bente, biles larot e diktatures, se larot e asaj kohe u fshehen mbas pergjithesimit, te gjithe jemi fajtor, por jo, cdo laro ka nje emer dhe ti je nje ish laro qe zanatin e shpifjes e ke trashegim.
Sa per Kocon, po pate mendere, aty e ke.
Edvini eshte i kapur me leke nga koco se ndryshe nuk ka sesi te shpjegohet sesi nje njeri nen nivelin e mediokrit dhe kaq ordiner dhe i peshtire sac eshte koco te kete kaq iinfluence tek kryeministri piktor dhe jo i punes edvin rama
Bled nuk te lexoj dot kur shfaqesh vulgar e vagabond sikurse je ne te vertete por nuk kam si ta ha hakun per kete shkrim. E ke qelluar dhe mos e cyt ma, do thoshte Koçoja nga Librazhdi alias Taulant Palla .
Ti me emrin duhet ta dish se Kocua yt se i shqiptarve nuk eshte asnjeher nuk i ka hyre kapitalizmit dhe seshte koha per ta shpjeguar tani por Shqiptaret sjan budollenj . E shoqja e Metes dhe Koqja tent e kan ngren corben e prishur dhe skthehet me.
Panvaresisht se nuk e shkruan pseudonimin tim, ose ta kane hequr, te them qe Koco Kokedhimen, as se njoh dhe as me njeh, se kam as kusheri e farefis dhe emrin e tij e kam degjuar mbas vitit 2005, kohe kur qeveria berisha dhe vete salehu personalisht, filloi goditjet ndaj personit te Koco Kokedhimes dhe mund te them, se zoti Kokedhima, ka bere nje lufte mbijetese dhe bravo i qofte, qe arriti te qendroje, ndaj sulmeve te salehut, qe une e njoh fare mire, se cfare eshte ne gjendje te beje.
Per kapitalizmin ske cfare te me tregosh e provoj cdo dite ne kurriz dhe cdo dite, bindem se Enver Hoxha paska qene nje udheheqes i madh.
Koco eshte bos
Mire ia ke bere atij palloshit te gjate. Nuk iu nda shpirti nga Koço. Koço ketu dhe Koço atje. Normal si dy antisocialiste qe jane i puq gjaku. Ja ne doren e kujt ka perfunduar Partia Socialiste…
Une ne fakt disa shkrime çpejt ketij Bledi Manes ja kam pelqyer, por qe kur e pashe ne nje foto ne Gjermani, nuk e di çfare shoqate, e kuptova qe ato qe thoshte e shkruante nuk ishin te verteta pavaresisht se ky eshte plotesisht banal dhe i ndyre qe edhe kur lexon shkrimet e tij te duket sikur bie era mut perrreth dhe kerkon te largohesh shpejt. Koço Kokedhima, veç te tjerave, beri nje propozim ne Shqiperi qe te mbillet kanabisi industrial dhe e moren goj me goje. Greqia aprovoi ligjin e mbjelljes se kanabisit industrial dhe krijimin e fermave te medha me nje fitim shume te madh financiar sidomos ne export. Ateher une thashe se Koço qenka me te verete qe bisnesmen i spikatur i kohes matematike dhe jo thashetheme te njerzeve te rendomte qe hiqen sikur kush e di s ç’jane po ne fak asgje.
More po c’pune ke me vajzen e Kocos o derezi e punezi? Po shih more punen tende e be gazetari ku te pakten morali te dij te ndaje te miren nga e keqja, te bardhen nga e zeza. Po pse mor i paudhe do te duhet te stresosh fare pa shkak ate vajze, qe ne saje te talentit te saj eshte bere nje vlere e vecante e muzikes shqiptare? Keshtu jo, turp ne se e ke sensin e saj. Pirdhu ne se nuk e ke. Fuck!
Thjesht nje shkrim kryeveper. Sinqeritet puro. Nje presje nuk i hiqet dot. Dhe eshte sa e hidhur per Kocon aq e dashur per Ramen. Eshte nje investim per shoqerine shqiptare ky shkrim, dhe ky guxim i postimit te saj edhe online. Tani shkoj te flej i qete per te nisur javen neser me optimizmin se ne Shqiperi ka ende shprese…
Gazeten Sporti Shqiptar (prone e Ministrise se Kultures, pra e shtetit) Kocos nuk ia shiti, por ia dha bashke me gjithe fitimin e gazetes (fitim I shtetit shqiptar) Edi Rama kur ishte Minister Kulture (se e kishte pronen e tij..ja kishte lene I ati)