Zbardhen mesazhet: I dashuri e rrahu Desarën para se t'i digjte makinat

3 Prill 2016, 10:19Politika TEMA
Zbardhen mesazhet: I dashuri e rrahu Desarën para se t'i digjte

“Panorama” ka siguruar një pjesë të SMS­-ve private në “Facebook” mes vajzës së arrestuar sot në Tiranë për djegien e katër automjeteve nën pronësi të babait të ish­të dashurit të saj.

SMS-­të e publikuara nga “Panorama”, të cilat kanë mbërritur në redaksi nga një familjar i vajzës, tregojnë një version ndryshe për ngjarjen.

Deri më tani, është thënë se vajza, Desara Mancollari i dogji automjetet e V. Papajanit në shenjë hakmarrjeje pasi ai kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

Mirëpo, nga SMS­-të që ka siguruar “Panorama” del një histori tjetër. Sipas SMS-­ve duket qartë se Filip Qose Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të.

Në këtë mënyrë, del se ishte vajza ajo që i dha fund lidhjes me djalin dhe ajo ai. Në SMS­-të e mbërritura në “Panorama Online” shihet qartë se si i riu tenton që ta joshë Desara Mancollarin për t’iu rikthyer lidhjes së mëparshme.

Mirëpo vajza i kujton dhunën e një dite më parë. I riu më pas justifikohet se ishte spontante për shkak të nervave.

Kjo tregon se vajza është dhunuar dhe për këtë arsye nuk ka pranuar më që të rikthehet në lidhje me Filip Qose Papajanin.

Një familjar i vajzës, i cili nuk preferon të identifikohet, thotë se vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij. Personi në fjalë tregon se ka qenë Desara që i ka dhënë fund lidhjes në kohën kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi për shkak të dyshtetësisë.

Por me kthimin e tij, sipas të afërmit, nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.

“Çdo gjë që pala tjetër ka deklaruar janë gënjeshtra. Desara ka dashur ta linte prej muajsh djalin por e kishte të pamundur prej presioneve dhe ndërhyrjeve nga familja e tij. Desara gjeti mundësi ta nxirrte nga jeta e saj djalin kur ai shkoi të kryente ushtrinë në Greqi.

Ai u kthye më shpejt sesa mendohej dhe shkaktoi disa herë probleme duke përdorur dhunë. Më pas babai i djalit, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën. Në gjendje të rënduar psikologjike, Desara ka zgjedhur këtë mënyrë duke mos patur besim te ligji”, rrëfen i afërmi i Desarës.

14 komente në “Zbardhen mesazhet: I dashuri e rrahu Desarën para se t’i digjte makinat”

  1. Arturi says:

    Keshtu eshte kur ngaterrohesh me gerrqirin e m…tit – shokun e TFGS1! ?
    Gjithsesi shpullat i paskan pelqyer ?

  2. gjeramadhi says:

    mjere kombi yne me keta analfabet

  3. fjjgfthf says:

    Paska gjetur tenxherja kapakun ..

  4. landi says:

    Tfgs1 foli bashkekombasit nuk rrihen femrat thuaj ahahah

    1. arbereshi says:

      Jo jo, me mire ti flasi katunarifilozof Claus qe te kuptoje e shkreta se me ke ka te beje.

  5. Faja says:

    Mire ja ke bo shkerdhates, pse nuk rrafi motren e vet ai.? Por gjene mire qe eshte tregu pak i “mençëm” trapi se po te kishte vazhdu me qa e me rraf do ishte djeg dhe ai. Ça mut burrash jene keto, dun dhe nuse , pika qe si bie.!?

    1. arbereshi says:

      Ajo Tirone me 160 000 banore ishte nje mrekulli, tani me katunarine eshte bo ven internimi

  6. vlora.al says:

    O Tema po late nam ,pse ore me cdo kurve qe i djeg makin te dashurit do mereni <po s keni turp keni tre dite qe mereni me kete bucen

  7. Illyrians says:

    Nuk e kuptoj ku e gjejne Mediat te drejten per te bere publike mesazhe private dhe fotot e njerezve. Ne çdo vend te botes denohesh me burg. Albanistan hesapi, vari kkkkk..

  8. Fatjoni says:

    Lipes qeka me i dhen nja dy ore mesim abetare se mire qe sdika em fol, sdika as me shkrujt fjalet me nje rrokje.

  9. mirel says:

    Kam thene une, shqiptaret kane me te forta grate se burrat.
    Te vepronin dhe burrat keshtu nuk do na ishte marre nje meter det.
    Ja ka bere aq mire, sa dhe ligji e mbron tani se ka qene e dhunuar dhe djegia e makinave eshte pasoje e gjendjes te renduar psiqike.

  10. toni says:

    Ky koqe kandari, kjo tjetra buce periferie. E kujt po i plas sa here jane rrahur keta me njeri-tjetrin? Koken hongshin. Me ate rast shpeton dhe dynjaja nga dy cope zvarranike. Do me vinte keq po te kishte marre m’qafe ndonje goce te mire po keto vrromat, le te shuhen se na e shpifen. Eh mer jahu ku eshte ajo Tirona e ’80? Kishe qejf me dale ne rruge se kishte vec qytetari!

  11. PO,PO says:

    KY QENKA SHTAZE E VERTETE, I LINDUR DHE RRITUR NE PYLL , APO NE GUVAT E SHPELLAVE TE MALESISE TROPOJANE , QE NUK KANE
    JETUAR MES NJEREZVE ! ! ! ! . NDAJ DHE VAJZA TREGOHET KAQ E VENDOSUR . NJE KAFSHE SI KY , NUK DO TE DOJA TA KISHA AS NE LAGJE . PRODUKT I KULLUAR I “DEMOKRACISE” BERISHIANE !

  12. Gjon Leka says:

    Hajde titull hajde ! Sipas tij, djali e rrahu vajzën, pastaj ia dogji makinat asaj. Në artikull thuhet e kundërta. Pika gazetar ziut ! I cili turpëron veten dhe gazetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje