Një drejtues i një faqe shtypi të PD, Syri.net, Çim Peka, ka postuar me ironi një status ku thotë se sot në Shkodër kishte shume Iphone dhe selfie, por pak shkodranë.
Ndërsa ky me poshte eshte nje koment i marre nga Citynews, nje faqe e PD drejtuar nga Elvi Fundo, ish- keshilltari per media i Ridvan Bode.
Megjithëse sot ishte 25 vjetori i masakrës së Shkodrës ku 4 persona u vranë nga regjimi diktatorial, në kryeqendrën e antikomunizmit, atje ku demokracia filloi të hedhë hapat e saj, Partia Demokratike dështoi, jo nga mënyra e organizimit por nga pjesëmarrja e qytetarëve shkodran në këtë aktivitet.
Mesa duket mungesa e Berishës, i cili ndodhej në Zvicër dhe e Jozefina Topallit, e cila ndodhej në Francë, kanë bërë që pjesëmarrja të jetë mjaft e ulët në këtë aktivitet, të cilin PD apo vetë Lulzim Basha donte ta kthente në një tubim masiv qytetar.
Në fakt, pjesëmarrja në këtë aktivitet nuk ishte mbresëlënëse, as për vetë Bashën dhe stafin e tij. Megjithëse u përdorën të gjitha masat organizative, duke sjellë autobusë dhe furgona nga Malësia e Madhe, Vau i Deas, Lezha dhe rrethinat, u angazhuan dhjetra të rinj nga qyteti, pa harruar deputetët dhe stafin i Bashës, përsëri numri i tyre ishte shumë i vogël përball asaj pjesëmarrje që duhet të ishte sot në Shkodër.
Një përgjegjësi e qartë për drejtuesit lokal të PD, një përgjegjësi e qartë për kryetaren e re të bashkisë Voltana Ademi dhe për kreun e PD në Shkodër Ramiz Çobaj, të cilët sot nuk mundën ti jepnin PD-së shansin për të filluar një betejë elektorale pikërisht aty ku ka filluar shembja e komunizmit në Shqipëri.
Njerëzit nuk e shohin si shpresë të ardhmen me Lulzim Bashën? Apo PD në Shkodër ka probleme thelbësore të cilat reflektohen edhe në aktivitete të tilla?
Shkodra i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Lulzim Bashës, se partia që ai drejton nuk mund të ringrihet e copëtuar, nuk mund të ringrihet duke vendosur në elitën e saj servila dhe sekserë.
Shkodra sot foli nëpërmjet 2 prillit, ditës kur është derdhur gjak për idealet e demokracisë. A mund të përfaqësohen ato ideale nga servilat, të paaftët, të korruptuarit e djeshëm e të sotshëm? A mund të besojë qytetaria shkodrane, ndoshta dhe e gjithë Shqipëria tek njerëz pa ideale, të cilët zor se i votojnë gratë e tyre e jo më qytetarët shqiptarë.
Shkodra foli ashtu sic di vetëm ajo të flasë. Sot Lulzim Bashës filluan ti bien sirenat e alarmit për fushatën e ardhshme elektorale. Sot Shkodra i tha: Nuk vazhdohet më kështu. Cdo përgjegjësi dhe zgjidhje duket të jetë në dorën e vetë Bashës, që ndoshta po përpiqet të ngrejë profilin e tij politik por nuk ka një staf të besueshëm dhe ekip që të nxisë qytetarët që ta ndjekin nga pas./citynews
Shkodra e kultures, Shkodra e tre heronjeve, Shkodra e sa e sa martireve gjate luftes,apo edhe te demokracise ,nuk mund te besoi qe nderon 4 te vraret e 2 prillit nje person qe ka vrare ne mes te dites me duare ne xhepa 4 qytetare te pafajshem. Nuk mund te vendosi kurore me lule tek djemte e Shkodres,pasi Duarte e Lulzim Bashes kullojne ende gjak,. E Arben Broci me shoke nuk duan t’u sperkatet varri me gjak nga gjaku i vellezerve te tyre qe demostruan per te drejtat e tyre,ashtu si 4 djemte e Shodres me 22 Prill …..
Gjakun e derdhi Berisha dhe gangsteret e tij. Populli e ka kuptuar mafiozitetin e Berishes dhe bandave te tij. Edhe sikur Berisha te ishte atje i njejti numer njerezish do te dilte ne shesh. Lulzim Basja po del cdo dite si nje hajdut, vrases, genjeshtar i pashoq. Nuk mund ti shkoje nga pas populli, qofte edhe ata me PD-ne, nje te pafytyri si Basha. Me nje gjuhe si gjarper vetem helmon gjithcka dhe vetem helm nxjerr nga goja. NJe person qe e la Tiranen te shkaterrohet, nje person qe vodhi 200 milion euro, nje person qe vrau ne 21 Janar, nje person qe e braktisi Tiranen duke punuar per SHQUP-in, nje person qe genjen diten me diell kur thote qe Strazimiri nuk kishte revole por ishte nje fotoshop eshte i pabesueshem. Ky person e ka lene familjen e tij ne Hollande dhe ka ardhur ne Shqiperi te vjedhe cte mundet.
Po ato qe vrau me 21 janar,i perkujtoj PD-ja?
Normal.
“Revolucionin Demokratik” e bene qytetaret dhe e privatizuan me variantin “Tok e Xanun” maloket.
Qimi nji nga kta. Habitem pse habitet Qimi…
Nese keni dyshime shihni rezultatet e zgjedhjeve te 1991. PD u votua vetem ne qytete. Pas 20 vjetesh PD votohet vetem ne fshatra. (dhe Kamzë)
Ouuu? Ka FB edhe Cimi?! ?
Nuk i bihet fyellit ne nje vrime 25 vjet.Njerezit nderohen duke luftuae per te tashmen .
Bravo Qimi Nënës!
Qim Peka, hahahaha, ça surrati. Kur behen edhe keta njerez te rendesishem, ketyre nuk u shqitet era e gjizes per breza me radhe..
Qimi o cuna jo Cimi, ne knej kah nahija jone i thiojnv Qim apo Qime bythe ketij lapanjozi e shokeve te tij