2 prill 1991/ Edmond Trako: Si dha frymën e fundit në dorën time, Bujar Bishanaku

2 Prill 2016, 12:25Politika TEMA

Dëshmitarë në ngjarjen e vrasjes së katër të rinjve shkodranë, një prej drejtuesve të PD-së së vitit 1991, jep detaje të panjohura më parë, shoqëruar me fotografi ekskluzive.

Paraditen e 2 prillit të vitit 1991, në selinë e Partisë Demokratike në rrugën e Kavajës erdhi një lajm i keq.  Në protestë në Shkodër ishte vrarë Arben Broci, themelues i Partisë Demokratike një prej studentëve më aktiv në lëvizjen e dhjetorit 90. Bashkë me të u vranë edhe tre të rinjë të tjerë, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu.

Mëngjesin e asaj dite, në zyrën e PD-së në Tiranë  ishte Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë të PD-së. Berisha  vendosi të dërgojë në Shkodër një grup nga kryesia e PD-së për të ndjekur nga afër situatën. Aty për aty ai zgjodhi të dërgojë Edmond Trakon e Blerim Çelën. Rrugës ata do të bashkoheshin edhe me Azem Hajdarin për të shkuar në Shkodër. Sheshi qëndror i qytetit ishte kthyer në një betëjë lufte. Palët  nga kushedi se ku, protestuesit po qëlloheshin me armë në një protestë ku të gjithë ata që protestonin ishin pa armë. Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur do të ishte bilanci tragjik i asaj dite. Një prej protagonistëve të asaj kohe e rrëfen kështu ditën e 2 prillit. Edmond Trako, një prej themeluesve të PD-së rrëfen se si  dha frymën e fundit në prehrin e tij, Bujar Bishanaku, një prej katër të vrarëve në protestën e 2 prillit në Shkodër.

Një gjerdan me fishekë, një kapele e grisur polici dhe disa plumba të mbledhur në fushë betejen para komitetit të partisë në Shkodër ishte dëshmia që sillte nga qyteti antikomunist, dërgata demokrate e Sali Berishës.

Ja si e rrëfen Edmond Trako atë ditë, si mjek që u gjend pranë njërit prej viktimave në çastet e fundit të jetës së tij.

Zoti Trako, ju keni qënë një ndër të deleguarit e Partisë Demokratike në Shkodër, ditën kur në 2 prill u vra Arben Broci bashkë me tre djem të tjerë. Si e mbani mënd atë ditë?

2 prilli i vitit 1991 është një nga ngjarjet më të bujshme qoftë të periudhës në të cilën u zhvillua si ngjarje, qoftë edhe në kujtesat që i janë bërë asaj dite ndër vite. Kjo për faktin se mjaft persona që u përfshinë qoftë atë ditë, para ose pas 2 prillit, vazhdojnë të jenë ende aktivë në politikën shqiptare. Arben Broci dhe tre të tjerë dhanë jetën atë ditë për aspiratat e një Shqipërie demokratike por ato mbeten vetëm aspirata. Kjo bën që 2 prilli të kujtohet si ngjarje e dhimbshme sot e kësaj dite.

Si u gjendët atje dhe çfar mbani mënd nga ajo ngjarje?

Ishte mëngjesi e asaj date dhe ishim në selinë e PD, ku sot është poliklinika  “Zonja e Këshillit të Mirë”. Ishte ora 9:30 në mëngjes., ishim 7 apo 8 vetë në seli. Një telefonatë nga Shkodra njoftojnë kryetarin e  partisë, Sali Berisha, që në shkodër ishte një situatë shumë e ndërlikuar, ishte sulmuar komiteti i partisë dhe ishte vrarë Arben Broci. Ai ishte një ndër themeluesit e PD-së, student i dhjetorit, anëtar i krysisë së PD shkodër, një ndër 30 studentët që shkuan të Ramiz Alia. Ishte një ndër figurat kryesore të PD jo vetëm në Shkodër por edhe në qëndër. Në atë moment u kërkua që dikush të shkonte si përfaqësi në Shkodër për të ndjekur nga afër ngjarjen në Shkodër.  Dikush u hodh dhe i tha Berishës: Ju si kryetar duhet të shkoni. Berisha refuzoi dhe mu drejtua mua: Shko ti Edmond. Une i thashë po shkojmë, por bashkë. Me tha nuk mund të vi se unë duhem këtu. Atëherë unë i thashë meqënëse duheni këtu në rregull po shkoj dhe bashkë me mua erdhi edhe Blerim Çela. Jemi nisur për në Shkodër dhe rrugës na është bashkuar edhe Azem Hajdari mu te shkallët e selisë së PD, sapo ishim nisur.

Kur kemi arritur në Shkodër qysh në hyrje pamë që vërtet situata ishte jashtë mase e tensionuar. Ishin përhapur gjirthfar lloj lajmesh. Se ishte vrarë Xhelil Gjoni, se ishte sulmuar Komiteti Qëndror etj etj dhe ne na thanë pse kishim ardhur në shkodër. Në hyrje të Shkodrës kishte përqëndim forcash policore dhe ushtarake. Sa më shumë i afroheshim zonës ku ishte komiteti i partisë dhe selia e PD, përqëndroheshin më shumë forcat policore e ushtarake. Kur mbërritëm në seli gjetëm Ali Spahinë dhe Pjetër Abrnorin duke dhënë një intervistë për disa media të huaja. Atje ishte edhe Shenasi Rama. Prej andej jemi larguar drejt Radio Shkodrës. Para komitetit të partisë ishte një situatë lufte. Më kujtohen si tani disa makina policie dhe një autblind që kishte marrë zjarr.

Nga ai autoblind arrita të marrë një gjerdan me disa fishekë që i kishin mbetur, si relike dhe një plumb të atij gjerdani e kam akoma dhe po jua jap ta shihni.

Kam mbledhur edhe disa plumba te Komiteti i Partisë pasi kishte me shumicë në tokë. Mora edhe një kapele polici të shqyer të cilën e gjeta në Tokë.

Ndërkohë ishin katër të vrarë dhe disa të plagosur?

Po, një prej personave që u vranë atë ditë Bujar Bishanaku. E mbaj mënd të plagosur rëndë dhe e shopqërova në spital meqënëse isha mjek. Ka vdekur në dorën time. Mbaj mend që një pjesë e të plagosurve sepse ishin dhjetra të tillë, kishin plagë të thella. Unë u lejova të hyja në spital meqënë se isha mjek. Situata në spital ishte shumë e rëndë.

Ndërkohë autblindët dhe forcat policore e ushtarake ishin në shesh..?

Pasi dola nga spitali, moment tjetër që kam fiksuar te Radio Shkodra , mos gaboj është filmuar, shikoj të hipur në verandën e Radio Shkodrës Azem Hajdarin. Po fliste dhe po mundohej të qetësonte turmën. Ai bënte thirrje për qetësi, i bëntë thirrje njerëzve që të largoheshin që të mos derdhej më gjak. Situata ishte e pakontrollueshme. Megjithse kishte forca të shumta policore dhe ushtarake. Kishte disa makina tip “Ifa” të ushtrisë që mbanin mbi kabinë nga një mitroloz. Të lëvizje rrugëve të Shkodrës me mitroloz mbi makina ishte kaq e vështirë. Shoferi që kishim na lutej vazhdimisht të iknim sepse situata ishte kaq e rrezikshme. Nuk di se sa herë kemi shpëtuar rastësisht pasi plumbat vazhdonin e vinin majtas e djathtas. Mbaj mënd që u organizua një mbledhje me autoritete lokale, përfaqësues nga forcat politike, përfaqsues të fesë etj. ishin mbledhur për tu angazhuar për të qetësuar situatën.

Mbaj mënd që në atë mbledhje ishte edhe Gjek Çela dhe shefi i tij i policisë. Më vonë ata u morën të pandehur si përgjegjës për ngjarjet në Shkodër. Ajo mbledhje zgjati rreth 2 apo 3 orë. Në darkë vonë jemi kthyer të tre bashkë, unë, Azemi e Blerim Çela në selinë e PD. Atje gjetëm drejtues të partisë dhe disa të huaj Mbaja në dorë gjerdanin me fishekë dhe mu sulën sidomos të huajt, ishin pjesë e Institutit demokratik Amerikan, mi morën të gjtihë fushekët që mbante gjerdani dhe unë arrita të mbaja vetëm një prej tyre. Më morën edhe kapelën e policit.. i donin për relike.

Mbaja në dorë edhe fotografitë e viktimave të cilat u botuan në numrin e RD-së.  Fotografinë e Arben Brocit ma ka dhënë nëna e tij, fotografinë që e disponoj akoma.

Në përfundim, mendoj se është një nga ngjarjet më të rënda të asaj periudhe.  Ata u qëlluan sipas gojdhënave nga snaiper plumba qorr etj por ne si pamë se nga vinin plumbat dhe nuk morëm vesh kurrë nga erdhën ato plumba që vranë ata katër djem të Shkodrës.

Të nesermen është nisur një dërgatë nga selia e PD për të marrë pjesë në varrimin e viktimave. Mbaj mënd që nuk me morën dhe më ka mbetur merak sepse doja të shkoja të ngushëlloja nënat e atyre katër djemve. Unë e kujtoj gjithmonë 2 prillin sepse e përjetova nga afër. E Kujtoj sespe u ndanë nga jeta ata të rinj dhe unë mendoj se duhet të kujtohet si ngjarje për rëndësinë që pati qoftë ato ditë qoftë për arsyen tjetër madhore se mbeti e pazbardhur.

14 komente në “2 prill 1991/ Edmond Trako: Si dha frymën e fundit në dorën time, Bujar Bishanaku”

  1. na bashkoj kenga popullore says:

    Nga kjo ddit e zez duhet te filloj DREJTESIA

    1. mmmmmm says:

      KUNDERREVOLUCIONI, i organizuar nga sherbimet e fshehta (me ne krye CIA-n dhe UDB-ne) ku moren pjese njerez halabake,njerez idiote nga trute dhe njerez te deshperuar qe fluturonin me pras ne bythe ?

  2. 2 prilli 1991=7 prilli 1939 says:

    NUK KA ASNJE KOMENT PER KETE KOMPLLOT TE MADH NDERKOMBETAR TE PERGJAKSHEM

    ISHTE KOHA KUR RAMIZ ALIA KISHTE DORZUAR ARMET DHE KISHTE NGRITUR FLAMURIN E BARDHE DHE KISHTE PRANUA 100 PERQIND CFARE I THANE “MIQTE NDERKOMBETARE”

    ESHTE E VERTETE QE SHUME TE RINJ SHQIPTARE DHE SIDOMOS SHKODRANE ISHUN BERE TE PADURUESHM NGA
    BURROKRACIA E ATEHERSHME POR KUSH E NDEZI SHKREPSEN NE ATE FUCI BARUTI

    KUSH I VRAU NGA MBRAPA !

    PSE BILL RAJERSON DHE ELEZ BIBERAJ KANE DEKLARUAR “SE PO TE MOS BENIM 2 PRILLIN” NUK DO RREZOHEJ KOMUNIZMI QE KISHTE VDEKUR QE NE 17 DHJETOR 1981…

    PSE U BE KY KOMPLLOT ME NJE KUFOME QE QUHEJ GJASME KOMUNIZEM ?

    PSE KOMANDA E 2 PRILLIT 1991 ISHTE NE BEOGRAD DHE TITOGRAD?

    NQS SE SOT AKOMA KA SHQIPTARE QE MENDOJNE SE 2 PRILLI 1991 (PUSHTIM NGA SERBOAMERIKANET) NUK ESHTE I BARABARTA ME 7 PRILLIN 1939 PUSHTIM NGA ITALOGJERMANET……ATEHERE ME FALNI POR JO VETEM KETO MALSORE..POR DHE ATA KOLONELE AMBASADORE E KANE PATUR TE DOMOSDOSHEM ENVER HOXHEN….KA FILLUAR SHENTERIMI I TIJ NE ATE FERME TE KAFSHEVE BERISHIANE

  3. Xhozi says:

    Nuk e shikoni se ky tregimtari mashtron. U mblodhem ne seline e PD-se ne Tirane, thote, pasi ne Shkoder ishin vrare kater vete. Dhe ky u nis nga Tirana dhe kur mberriti ne Shkoder pas dy oresh, duhej te vinte ky qe te shoqeronte te plagosurin rende qe kishte tre ore i plagosur, dhe kishte pritur sa te vinte ky tregimtari dhe te vdiste ne krahet e tij.

    1. shkodra says:

      Pervec Arben Brocit qe ishte I shkolluar dhe pretendent per kryetar partie atere 3 te tjeret kane qene vagabonda mesa mbaj mend. (Isha vetem adoleshent ne ate kohe)

      Aty personi qe donin te hiqnin qafe ishte A. Broci. Te tjeret jane vrare pa arsye.

      Se kush donte te hiqte qafe nje pretendent per kryetar partie ateher, nuk eshte e veshtire ta mendosh. Krimineli berisha I ka dhene provat se cfare eshte ne gjendje te beje.

    2. Arturi says:

      Keni te drejte.
      Ne ate kohe, rruga behej per se paku 3 ore, duke i rene nga Tarovica. Le te mos permendim postoblloqet rruges per ne Shkoder … ?

  4. mimusta says:

    Po dhuna mbrapa shpine eshte evidente edhe sot kur humbet zgjedhjet PD-ja,ndodhe hataja,nuk clirohet nga dhuna,armet,she Protestat e San pa kauze .U vran 4 vet ne Shkoder;viktimave nuk ju LA tu
    behej autopsia;Ali Spahia fshehu plumbin e gjetur ne trupat e te vrarve.Plumbi do fajsonte kriminelin e vertet dhe do te shfajsonte te pa fajshmit.
    Keta Jan ata qe te vrasin vrasin MBAs supine dhe te qajne diten me diell.

  5. Shqiperise i jane shume raste te tilla ,si 2 prilli i 91-shit ,por ato mbrohen nga Kryekilleri dhe banda e tij ,por fatkeqesisht edhe nga nji pjese tjeter idiotesh …….

    nuk do mend se kush i ka bere keto lloj krimesh……ai qe i vret shqiptaret 4 e nga 4 , dhe plagos dhjetera te tjere !…..

  6. Romeo says:

    Meqenese te ka ngelur pishman qe nuk more pjese ne varim pse nuk vajte per te ngushelluar keto 25 vjet apo ta do politika qe te vazhdosh te jesh ambasador, njehere me Pd, njehere me Ps , rikthim me Pd dhe ate qe te te mbaje ne pune Ditmir Bushati ke kaluar me LSI.

  7. Pallatet Agimi says:

    Vetem ne Shqiperi ben vaki qe vrasja e njerezve vleresohet sa vrasja e kafsheve. Sepse e drejta e jetes eshte e kanunizuar, ajo nuk eshte kapital i atij qe e ka, por e bajraktarit, e te parit te katundit. Kush eshte vrasesi i 2 prillit? E c’rendesi ka? Kush eshte vrasesi i 21 janarit? Sali Berisha apo jo? E kujt i plasi bytha se kush eshte vrasesi pra?
    A e shikoni se koha “po kerkon” 4 te tjere te vrare? Pse e mban sot ai qerosi koburen pas bythe? Po mire. Koburja qe u “demaskua” a ishte arma qe gjoja do kerkohej pas vrasjes? C’u be? E kujt i plasi bytha se do te vriten edhe 444 te tjere “kafshe”. Boll qe jeta vazhdon, ham nganje cope buke e marim fryme. Popull i mjere!

  8. ODISEJA says:

    mjer zemrat e nenave qe u dogjen ;mjer keta te rinj qe ju fik jeta nga dora tradhetare e brendeshme dhe e huaj !

    NE DUHET ET MESOJME NGA E KALUARA E HIDHUR DHE DUHET TA DUAM JETEN DHE NJERI TJETRIN SE ASKUSH NUK NA DO PO QE SE NE NUK RESPEKTOJME JETEN QE NA E DHA NENA ME SHUME SAKRIFICA DHE MUNDIME !

  9. shkodrani ne mergim says:

    Cili eshte deshmitar,ky qe thot qe per dy ore shkuam ne shkoder ?Ate kohe rruga nga tirana ne shkoder ka ba 3 ore e pak.
    Ky zoterise i paska rene ndermend ne ate situate te merrte edhe nje xherdan me fisheke si dhe tek komiteti i partise te mbledhe disa fisheke si dhe nje kapele polici.Hajde qyfyr hajde.Imagjinoje se sa ka qene i angazhuar ky njeri realisht dhe bile thot qe i ka mbete pishman qe nuk e kane marre ne varrim.Pse ne varrim simbas teje shkohet me ftese?
    E kam thene edhe me perpara kush eshte shkodran e din se si jane vrare besniku,nazmiju dhe bujari,bile njeri prej tyre(nuk po jap emer)ka qene duke shkuar per te luajtur kumar me paret qe kishte marr borxh etj etj.
    Kurse per Arbenin eshte krejt tjeter histori.Ajo eshte dore e Pjetrit per qellime te caktuara.Ai ka qene duke shkuar ne tirane(duke hypur ne makine) kur e kane thirur dhe i kane thene se te kerkon pjetri tek selia.Kur ka shkuar tek selia,Pjetri i ka thene duhesh te dalesh perpara turmes dhe qetesoi se ty te njohin ne shkoder etj etj Ne te vertete me teper u njihte ali spahia(qe ishte tek zyra bashke me pjetrin) qe ishte doktor se sa Beni qe ishte student .
    Por ne te vertete ai nuk ishte i njohur ne shkoder qe tia ndigjonin fjalen.Por i shkreti e hengri,sepse ishte dora e pjetrit qe donte ta eliminonte jo per pushtet se sa per hakmarrje personale apo nje betim i tij i dikurshmen qe i ati i benit kishte qene deshmitar ne gjyq kunder tij etj etj
    Te gjithe ne shkoder e dine kush ka qene pjeter abnori apo ali spahia.I pari ka jetur ne burg si mbret(pyesni bashkevuajesit e tij qe kane qene ne burg me te)dhe i dyti komunist e spiu.Arbeni eshte qelluar krejt afer kurse te tjeter jane vrare ne distanca te ndryeshme per te humbur gjurme dhe nga kjo gje do te perfitonte PD qe ne i besuam verberisht.Bile edhe Lija(nena e Benit )ka pase thene me mbrapa(ne nje rreth te ngushte)se do te bej cmos ta largoj Tanin(artan brocin)drejt amerikes sa me shpejt se ai qe me vrau benin do te vrase edhe Tanin.Si nena dhe i vellai e din shume mire se kush ja ka vrare djalin apo vellane.E dine shume mire se si u zhduken provat si dhe shume gjera te tjera ,por heshten dhe vazhdojne te heshtin .Por rreziku i tij qe e vrane dhe i tre te tjereve (qe mund te kisha qene dhe une ose cdo kush nga shkodra qe ate dite mori pjese)dhe perfituan politikisht PD me zagaret e tyre te cilet e mbajten dhe po vazhdojne ta mbajne peng shkodren.Nuk ishte dhe vazhdon te mos jete PD ,ajo qe ne enderruam,qe shpresonim.PD rreth vehtes grumbulloj llomin e njerezve,hajdutat,spiunet etj si dhe njerez qe kishin perfituar prej atij sistemi komunist dhe pastaj ndryshuan pllaken dhe u bene demokrat,si puna e ketij me siper qe jep interviste,apo e njerezve qe drejtuan shkodren ne cdo instance dhe vazhdojne ta drejtojne dhe e mbajne peng me se bashku me nexhmijen e dyte apo panteren e zeze(e kam fjalen per jozefinen topallin).Prandaj sa te jene keto njerez ne PD me ne krye Salen dhe pa u vendose drejtesi dhe perpara ligjit nuk do te bejme hajr.Jam demokrat,e dua demokracine por pa keto njerez qe e perfaqesojne.

  10. BRITISH says:

    PARTI – ENVER – RAMIZ – SALI – NANO – META – RAMA jemi gati kurdohere ti vrasim deshmoret e demokracise cdo here

    POPULL DELE INJORANT votoni SALI- META-RAMA cdo here qe burojne nga e njejta PARTI -PUNES

  11. Amanda says:

    Mondi, autori I shkrimit eshte nje spijun mashtrues ordinar qe vjen nga Megalomania (jem pak nga fshati gruas). Orndiner mashtrus,
    Hajdut I rendomte, vetem ka nje te mire, frikacak dhjeraman,
    dhe lepires b. Ndaj kujdoqe la poshte. I zhgenjyet qe pasi puno si mami ne katunare, u be diplomat ne 1997, I postuar nga kemshinjte qe bene 97-ten, per te kontribuar ne Diplomacine e Shqiperise. Njerezisht I neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje