FOTOT e rralla të protestës së 2 prillit në Shkodër dhe misteret e 4 vrasjeve që s’u zbardhën kurrë

2 Prill 2019, 11:00Politika TEMA
FOTOT e rralla të protestës së 2 prillit në Shkodër dhe

Këto pamje të rralla nga data 2 prill i 1991, tregojnë protestën masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.

Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më.

Pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave të forcave policore drejt turmës që protestonte.

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës.

Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë.

Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.

Misteret e 4 vrasjeve që s’u zbardhën kurrë

Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.

Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.

Autoritetet morën masa të forta, duke iu druajtur përshkallëzimit të situatës. Ministër i Brendshëm në atë kohë, ishte kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Në një dokument të firmosur prej tij, Ruçi urdhëronte forcat e policisë, sesi duhej të menaxhonin protestën në Shkodër. “Për të vepruar me forcën e shkopit, nuk ka askush arsye të pyesë përgjegjësinë. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues të mos shkojnë të armatosura”- shkruhet në urdhrin e brendshëm të 2 prillit 1991 të firmosur nga Ruçi.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u acarua menjëherë, dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.

Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Numri i të plagosurve mendohet se ishte 58. Për ngjarjet e asaj dite u gjykua dhe dënua me 22 vite burg Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, me 16 vite burg Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, me 16 vite burg Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, me 12 vite Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër, dhe 11 vite burg Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës.

Shumica prej tyre, u liruan nga burgu pas amnistisë së vitit 1997. Familjarët e viktimave, kanë qenë gjithmonë të pakënaqur me këtë vendim, duke theksuar se autorët e vërtetë e masakrës u lanë të lirë. PD u premtoi disa herë rihapjen e dosjes gjatë 8 viteve të dyta të qeverisjes  së saj (2005-2013), por ky premtim nuk u mbajt.

Masakra e 2 prillit, përdoret në mënyrë spontane nga demokratët për ta sulmuar në ndonjë rast kryeparlamentarin Ruçi. Por vetëm kaq. Ky i fundit ka deklaruar disa herë se lidhur me ketë ngjarje ka dhënë llogari para drejtësisë që në vitet 1990 kur pushtetin e kishte PD, dhe ka rezultuar i pafajshëm.

Po si e raportoi ish-ministri i Brendshëm atë ngjarje në Kuvendin e Shqipërisë? Të nesërmen, më datën 3 prill 1991, Ruçi raportonte se “më 1 prill 1991, vetëm një ditë pas zgjedhjeve dukej se shumë banorë të Shkodrës dhe të Lezhës të dëshpëruar nga rezultati humbës i PD, panë si zgjidhje largimin nga vendi”.

“Në orën 15:00 me trenin e Shkodrës, erdhën turma të mëdha njerëzish, të cilat u nisën për në Shëngjin nga rrugë e drejtime të ndryshme. Në orën 17:00 në Shëngjin u grumbulluan rreth 4 mijë veta, rreth 700 prej të cilëve, duke vënë fëmijët përpara, u drejtuan nga baza ushtarake, për të rrëmbyer anijet luftarake”. Situata ishte tepër e ndezur. Pasi kthehen nga forcat e rendit, të dërguara edhe nga Fushë Kruja, në Lezhë ka përplasje”- shprehej ai.

Duke iu referuar dhunës në protestë dhe 4 të vrarëve, Ruçi ngre një alibi. Ai thotë se një kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte qenë në një mbledhje me autoritete të larta të shtetit. “Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sapo më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, por nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes. Duke raportuar në mbledhjen e presidencës, më informojnë nga ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet”.

Në mesin e autoriteteve të kohës, ka patur gjithmonë një hipotezë se vrasjet mund të jenë kryer nga shërbimet e huaja sekrete. Pavarësisht mungesës së fakteve bindëse, ish-ministri Ruçi e renditi në raportimin e tij edhe këtë hipotezë. “Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër:kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj, etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi.

Këtyre pyetjeve, ai u shton edhe disa të tjera: “Ç’lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga anash, sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? Ç’mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të cilave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup, sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është?”– shprehet Ruçi përmes këtyre pyetjeve që nuk morën kurrë përgjigje.

Këtyre pyetjeve u shtohen edhe pretendimet se në protestën e asaj dite, një ndër parullat kryesore ishte

ajo me një theks separatist “Shkodra Republikë”. Ndërkohë pretendohet, se disa njerëz shkuan tek “Radio Shkodra” për të përhapur lajmin se “Shkodra doli Republikë më vete”.

Ndërkohë ish- shefi i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjeve, Gjek Çelaj, i dënuar me 11 vite burg për atë ngjarje, ka pretenduar vite më vonë se drejtuesit e PD ishin të interesuar të mos shmangnin gjakderdhjen më 2 prill 1991. Sipas tij, që në orën 7.00 të mëngjesit të asaj dite, kryetari i DPB Çapajev Taçi, i kishte dërguar degës së PD-së në Shkodër një shkresë, përmes së cilës i kërkonte që të ndërhynte për të qetësuar e shpërndarë anëtarët dhe simpatizantët e saj, përndryshe do të zbatohej ligji me vendosmëri.

Pasi nuk mor përgjigje Çelaj dhe Taçi, shkuan atë mëngjes në selinë e PD. Aty takuan Ali Spahinë, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së, i cili u tha:“Ne s’kemi ç’u bëjmë, ata s’janë tanët dhe nuk na dëgjojnë. Edhe dje nuk na dëgjuan, prandaj s’merremi me atë punë. Nga ne mos prisni ndihmë, i dini vetë punët tuaja”. 28 vjet më pas, nga kjo ngjarje mbeten ende shumë pikëpyetje që duhen zbardhur.

(TemA)

 

74 komente në “FOTOT e rralla të protestës së 2 prillit në Shkodër dhe misteret e 4 vrasjeve që s’u zbardhën kurrë”

  1. stil says:

    Komiteti Qendror i Partise se Punes ne Shkoder paska qene?!

    1. mirko says:

      shikoni sa ngjashmeri kane me arabet,,,,keta turqit e shkodres…

      1. ALpini says:

        Minister i Puneve te Brendeshme ka qene shoku Gramoz Ruçi.

      2. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

        @mirko je tue pa fotot e 25 viteve ma perpara e mandei duhet te falenderojme
        ditaturen komuniste moçalore qe Shkodra e gjithe shqipnia ishte ne ate gjendje

        1. stil says:

          Na more! Se Shkodra 13 mera mbi nivelin e detit eshte, kur Fieri i ka 100 ndersa Lushnja 17 metra lartesi mbi det. Mjaftojne keto dy shembuj per te te shpjeguar se akoma me moçalor, fusharak dhe i zbatharak je ti dora vete.

        2. XheJ eN Bi says:

          Stil……
          Doli moçalori të komentojë pas kaq kohësh ,mesa duket se ka qënë në një kurs analfabetizmi.Kur shkruante kohë më parë deshe deshifrant të kuptoje se ç’ deshte të thoshte.Kursin duhet ta ket lënë përgjysëm se prap bën shumë gabime ortografike dhe shprehore

      3. dudu says:

        Turq turq Shkodra sa te duash, por edhe porta e kultures perendimore ne Shqipni, qendra e europiaizimit te ktij vendi
        Ajka e Shqipnise dhe qender historike e katolicizmit

        1. Didi says:

          Pordhe me rigon. Shkodra ka qene me e perkedhelura e te gjitha koherave. Asnjehere ato qe permende ti me lart o Dudu.

          1. pam says:

            Shkodra ka qene me e perndjekura dhe me e goditura e te gjitha koherave. Dhe kjo vinte si djep I talentit, intelektit dhe forces se karakterit per t’iu kundervene regjimit jo vetem me religjonin po edhe me bindjet perparimtare qe kishte. Historia e Shkodres dhe njerezve te mrekullueshem te saj eshte shume me e vjeter se ajo e komunizmit qe nuk ja arriti kurre tja ulte koken me gjithe goditjet e njepasnjeshme. Shkodra I dha Shqiperise talente ne te gjithe fushat duke bere historine. Keto talente vinin nga nje culture dhe edukate familjare e brumosur dhe sofistikuar ne perendim pergjate shekujve. Jo me kot shkodranet kane nje shprehje : Kur je I zoti mos te shkofte dam moti!

        2. Tiro says:

          asnje ” turk’ nuk ka ne shkoder, vetem nese ju muterit quani shqiptar mysliman si te tille.

        3. I Riu komunisti says:

          Shkodra do ndryshoje dhe do perparoje vetem ne nje rast : kur bashkine e saj ta drejtoje PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE dhe pasardhesi i Qemal Stafes, Vasil Shantos dhe Vojo Kushit!
          Sa me shume te vonoje ardhja ne pushtet ne Shkoder e KOMUNISTEVE, aq me shume do vazhdoje te vuaje dhe shkaterrohet Shkodra!!! Me “demokratikista” e “socialista” nuk ka asnje shprese.
          Sa me shpejt ta kuptojne shkodranet kete, aq me mire per ta …

          1. tironci says:

            Shqiptare nga ata te tre qe ke permednur ti eshte vetem Qemal Stafa, dy te tjeret i ke sllave. Njesoj si kur u themelua PKSH-ja nga Dushani me Miladinin, dy antishqiptare.

            1. I Riu komunisti says:

              Per HALABAKE si puna jote edhe Migjeni eshte “sllav”!? Keshtu thone SPIUNET E SERBIT! Po ti o tironcic c’a je, turk?
              Pthuuuu zhuls rrugesh ?

      4. Nipi-uk says:

        Sali Millosheviqi mund te tregoj me shume se kush eshte bashkpuntori i vrasjeve pas shpijne te protestuseve.
        Ai ka dore 100% bashke me agjenturat serbe

    2. Shaqo says:

      Idiotet jane shtuar shume ne keto vite.
      Sidomos ne Shkoder, e cila eshte 100%ne dore te idioteve dhe reaksionit te dikurshem. Prandaj po ecen para, perpiqet te dale para Tropojes, por s’po mundet dot.

    3. Alba says:

      S’e di ca ndyshimi ka 2 Prilli me 21 Janarin, kur i njejti komunist vrau 4 njerez te pafajshem.

  2. guxilla says:

    si majmuna duken

  3. Moisi Golemi says:

    “Ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmes qe protestonte”.

    Hajde e merre vesh, apo perktheje ne shqip kete fraze.

    1. Koli says:

      Pashe fotot dhe sa trishtim e keqardhje te kaplon shpirtin.Ca nuk i ka bere ketij vendi krimineli Sali Berisha dhe agjentura e Udb.Akoma rri atje dhe tll akoma njerezit me ipadin e tij me qytetarin dixhital.Nje shpjegim e ka dhe kjo se nder ata qe e instruktonin pervec Udb-se ishte dhe CIA amerikane.Prandaj nuk denohet se ka patur bekimin e tyre dhe sot gezon nje lloj paprekshmerie se ndryshe fillon e flet dhe rrezikojne dhe “miqte”pertej Atlantikut “reputacionin”.

      1. temp says:

        Per ju te gjithe qe keni nostalgji per rregjimin komunist. Kur do ta kuptoni qe ai rregjim varferoi nga te gjitha anet Shqiperine. Ne 1990 Shqiperia ishte e falimentuar. Pa ekonomi, pasi gjithshka ishte amortizuar dhe e falimentuar. Pa shtet, pasi strukturat ishin jo vetem tejet te politizuara, por aspak funksjonale, sepse nuk kishte kush te thonte nje fjale kunder, sepse perfundonte ne burg. Po shendetsi, pa siguri, pa arsim. Sot e kesaj dite vuajme nga ai falimentim i tmerrshem i nje kombi. Problemi eshte qe ne keto 30 vjet mundohemi sado pak te arrinim perendimin, por fatkeqesisht pjesen me te madhe te energjise e kemi cuar duke ju afruar rruges se perendimit, sepse komunizmi jo vetem qe na coi 50 vjet mbrapa, po na coi dhe 50 vjet anash. Tani mezi po korrigjojme ate anash, sepse per te ecur perpara na duhen dhe nja 20 vjet. Shkoni ne Venezuele sepse atyu do gjeni idhullin tuaj.

        1. e di si eshte puna says:

          Sa klase shkolle ke ti mor INJORANT!? Ne fakt me zhulsa si puna jote eshte e kote te harxhosh frymen. Psikopate si ky Temp-i qe guxojne dhe thone se pushteti komunist e coi Shqiperine 50 vjet mbrapa, pa shtet, pa arsim, pa shendetesi, pa ekonomi, pa ushtri etje etj jane ose BUDALLENJ te lindur, ose MASKARENJ te paguar, ose SPIUNE te urdheruar!

    2. Na mbyten analfabetet says:

      Hahahaha….artikullshkruesin e kemi nga Shkodra, o Moisi Golemi.

  4. Plaku says:

    Ai qe e ka shkruar komentin e ka patur mendjen per qiqera ,sepse shume gjera ne koment jane shume larg realitetit perveç fotove qe nuk diskutohen
    Dhe sa per demokracine e “fituar” jane shembuj nga do qe rifreskon kujtesen ,qe nga vrasjet e te katerve e pagosjet ,gjak marrja ,permbytjet ,vjedhjet dhe grabitjet me arme prostitucioni i femrave shqiptare dhe i politikes ,piramidat dhe 1997 ,uzinat dhe fabrikat e shkaterruara ,shkaterrimi i bujqesise ,zjarret dhe marrja e pronave ,droga vrasjet ne bulevard dhe plot e plot te tjera te cilat as i kishim pare as ne enderr e as i kishim besuar kur i thoshte Enveri

  5. E po kjo pune! says:

    drame e vertet dhe respekt per ata djema por serisht llogjika ta do qe pushteti nuk do bente marrezi te vriste me urdher nga lart dhe nese jo atehere i bie te jete provokuar dhe organizuar nga UDB sepse dhe rrjedhojat e 25 vjet me pas deshmon se gjerat ecen ters per shqiptaret ne demokraci dhe akoma vazhdojme te mbahemi peng.

    1. Filip says:

      Ne vrasjet e 2 prillit 1991 jane perfshire Sali Berisha Ali Spahija dhe Pjeter Arbnori.Te tre agjente te Udb-se.

  6. Zigur Qarri says:

    Dhe urdheruesi i kesaj masakre,kush ishte?-Ministri i mbrendeshem Gramoz Ruçi,qe nuk i hyri gjemb ne kembe.
    Kur harron,perseritet historia.
    Kater te vrare me 2 Prill 1991,kater te vrare me 21 Janar 2011!!!
    Dhe situata e sotme politike…po aq konfliktuale si dikur!
    Dhe media e sotme…po aq militante si dikur,i anon kandari vetem ne nje ane,andej nga jan varur koqet e
    Berishes,Metes,Ruçit apo Rames!Barazpeshoni koqet o koqe,qe te jeni te barazvlefshem!

    1. Moisi Golemi says:

      O Zigur Qorri. Organizatoret ishin PD-istat, Arbnori, Hajdari, etj. Dhe ata vrane edhe djemte e rinj pabesisht. Saliu premtoi autopsine e tyre sapo te vinte ne pushtet ne 2005. Por nuk i doli koha ta beje ne 8 vjet. Sepse “e harroi”.

      A e more vesh o Qorr? Mos llap kot here tjeter.

      1. Zigur Qarri says:

        O trapi,mos ke qene rastesisht polic ?
        Trapi,perse flet Gramoz Ruçi me nota te buta per Berishen?-biles e ka uruar edhe per ditlindje!
        Trapi,Gramoz Ruçi ka marre vize per ne Amerike?

        1. Moisi Golemi says:

          Te dhjefsha trute qe me ke, qurrash! Halldup i PD-se. Pushta si puna juaj na e mbajten atdheun 25 vjet peng. U be surrati jot te japesh mend. Ti e soji jot duhen degdisur ne ndonje fshat te humbur dhe duheni futur ne hapje kanalesh me pune te detyruar, pa te drejte largimi qe andej.

        2. Jep says:

          Zigur turku, po jep leksione demokracie ne shqiperi. Si duket e maroi misionin ne turqi dhe erdhi prap kendej

  7. 2Prill says:

    2 Prillin e organizuan Azem Hajdari, Arbnori, doktori Ali qe ka pallu Jozefinen dhe e futi ne politike e te tjere plehra. Te tre keta kane vdekur. Tani te flasin ata qe dine te verteten dhe qe jane gjalle.

  8. 2Prill says:

    2 Prillin e organizuan Azem Hajdari, Arbnori, doktori Ali qe ka pallu Jozefinen dhe e futi ne politike e te tjere plehra. Te tre keta kane vdekur. Tani te flasin ata qe dine te verteten dhe qe jane gjalle.

  9. naku says:

    Protestuesit nuk u vrane nfa plumbat e policis. Ekspertiza ka vertetuar se vrasjet nuk hane bere me armet e policise ndaj mos disufirmoni publikun si atehere edhe sot. Keqardhje per jetet e humbura. Sot ven derdhin lote krokodili ata qe irganizyan,zbatuan e ariten qellimin e tyre,pushtetin.

  10. Aus says:

    Cfare ndryshimi kane 4 vrasjet para komitetit te partise ne Shkoder me 4 vrasjet para kryeministrise ne Tirane,mendimi im eshte se ideatoret jane te njejte!!

    1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

      Aus po nuk e din se cili asht ndryshimi ???
      ne shkoder me 2 prill u sulmue komiteti qendoro i partise komuniste moçalore
      ajo parti qe instaloi diktaturen moçalore komuniste
      ne kokqytet me dt 21 janar u sulmue institucioni demokratik, kryeministria ajo kryeministri
      qe te liberoj vizat qe ne futi ne nato e ajo kryeministri qe luftoj diktaturen e
      shkaterroj ditaturen komuniste moçalore. e kuptove tashti ndryshimin??? te fala atje poshte nga moçalet

      1. stil says:

        Mire nga gjeografia, po as nga historia dhe administrimi nuk ia paske haberin! Po çne Shkodra me Komitet Qendror more! KQ i PPSH ishte ne Tirane.

      2. opa opa says:

        O mocalor e ke mbaruar shkollen fillore ? ? ? ?
        Halabake injorante si puna jote jane shkaku kryesor i probleme te ketij vendi ?

      3. Jep says:

        Redneck *, sa loq. Qe qenke po dhe me zile.
        Prandaj svoton njeri per pd dhe berishen, se I shkojn mrapa idjoter si ty dhe zigur turku, nje serb dhe nje turk

      4. XheJ eN Bi says:

        Stil……
        Doli moçalori të komentojë pas kaq kohësh ,mesa duket se ka qënë në një kurs analfabetizmi.Kur shkruante kohë më parë deshe deshifrant të kuptoje se ç’ deshte të thoshte.Kursin duhet ta ket lënë përgjysëm se prap bën shumë gabime ortografike dhe shprehore

  11. spartaku says:

    Njerez te terbuar e te drogur.Proteste e degraduar,qe, arriti deri ne vrasje.Tashme dihet se kush i beri vrasjet,Sali Berisha me bandat e tija terroriste.

    1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

      @ spartaku ti fale asaj proteste ke te drejte me shkrue ne internet.
      mos te ishte ajo proteste ti sot kishe me ken tue dal neper rruge
      e tue brohorit parti Enver jena gadi kurdoher

      1. Korabi says:

        Ali Spahia, Pjeter Arbnori, Azem Hajdari, te ndihmuar nga Beogradi dhe me miratimin e Berishes. Mire apo keq, zgjedhjet e marsit ’91 ishin te lira, dhe s’kishte vend per proteste, per me teper te dhunshme. Keta qe te permenda me siper, gatuan corben e helmuar dhe ua serviren shkodraneve, qe u bene mishnper top. Arben Broci me kujton Qemal Stafen, te dy te rinj idealiste qe u tradhetuan nga çakejte e mbeshtetur nga Beogradi.
        P.S. Nuk jam moçalor ne origjine, keshtuqe ai argumenti idiot, nuk qendron.

      2. ta hyp xhixhi says:

        O MOCALOR,ti qeke kokrra e BUDALLES ?

  12. MOKO says:

    JA PATE HAJRIN EDHE DHIMOKRACISE SE SALIUT,TE NANOS DHE PO JU LENGEZON KJO E EDVINIT.NUK E KUPTONI SE JEMI KOMBI ME I PJERDHUR,ME FRIKACAKU,ME ZVARANIKU,ME I NENSHTRUARI? Ç’FAR U PERFITUA NGA KY SISTEM? VARFERI,POSHTERSI,GRABITJE,VRASJE,PROSTITUCION SHKATERIM DHE RENIM,EKONOMIK,IDEOLOGJIK,KULTUROR DHE SHPIRTEROR.KJO ISHTE DEMOKRACIA JONE KUR UDHEQIQET NGA MASHTRUSIT,DEMAGOGET DHE KRIMINELET.LE TA GEZOJME.

  13. miredashesi says:

    Nuk i dihet, por dhe dihet shume mire. Sikur te ishte e vertete ashtu si tregojne fotot, do te ishte mire, por hajde besoje Lulezim Bashen se do thote jane fotoshop!

  14. spartaku says:

    Do ishte mire qe vritej ne ate proteste e nje njeri tjeter,tersi Sali Berisha.Sote shqiperia do ishte si zonje,por SALI KRIMINELI sabotoi demokracine,dhe solli shume te zeza popullit dhe kombit shqipetare.Fatkeqesi e madhe qe drejtimin e vendit e mori nje malok koke trashe,i cili per trashesine e tij,eshte rekrutuar nga agjentura e huaj,ne kundershtim me interesat e vendit.Nga ky njeri i prapte,vuan shqiperia.

  15. ledi says:

    2 Prilli kishte rregjizor te huaj ,qe sot I kemi miq dhe zbatuesit shqiptar qe disa vdiqen dhe disa jane gjalle .

  16. Rozafa says:

    E shikoj qe komenti im ju ka humb , pranej po e js dhe nji here:
    Keqardhje per popullin e Shkodres qe beri kurban 4 bij te dashur te saj per Sali Berishen, per te sjelle diten e zeze per Shkodren vete dhe per Shqiperine.
    A kane nxjerre mesim shkodranet?

    1. SHKODRAN says:

      JO ! Jane prap ato injorantet qe votojne PD, i kan ba kurban 4 djem e neser bahen edhe vete kurban me ia sha kush Sali Komunistin, reagojne si me i pa sha nanen( sa te ult) … Cfare paradoksiet e??? Demek kane luftu kundra komunizmit dhe adhurojne nje komunist …Per me qa asht kjo pune se me qesh , qesh Sala tesh 25 vjet me to ?

    2. Filip says:

      Ne vrasjet e 2 prillit 1991 jane perfshire Sali Berisha Ali Spahija dhe Pjeter Arbnori.Te tre agjente te Udb-se.

    3. Hajmeli says:

      Shkodranet jane gjysa mendjelehte e gjysa te rrespektum.Ka 30 vjet qe spiuni udb i terheq per hunde.Ne Shkoder ka qene celula e Udb per veriun dhe asht hala megjithese tash asht spostu ne Tirane.Po prap ne Shkoder agjentura pro sllave asht e perhapun.

  17. stil says:

    O redaksia e Temes, po ndreqeni o bir artikullin se s’ishte ne Shkoder Komiteti Qendror I Partise se Punes. E keni ne Tirane

  18. razo says:

    Skizofrenat jane hedhur ne sulm.. E para pas vrasjeve Ramiz Alia ka shkuar per vizita tek shtepite e tyre per ngushllime dhe shteti hapi hetimet. U be dhe nje gjyq i hapur ku doli se asnje nuk kishte vdekur nga plumbat e policise. Per tre u vertetua qe u vrane nga plumbat qorr dhe vetem Arben Broci eshte vrare nga afer me arme te vogel jo nga policia apo ushtria. E vrane plehrat e PD-s vet. Ndersa familjaret e tyre as qe hapen gojen per te kerkuar hetime por e shiten gjakun e tij per poste gjykatsisht e poste shteterore. TURP!

    Nuk ka krahasim fare me 21 Janarin ku bastardi i vucidolit i vrau njerezit kot dhe te nesermen nuk la as prokurorin te bej hetime.

  19. heretiku says:

    Ngjall keqardhje vrasja e 4 personave dhe plagosja e shume te tjereve, por duhet me thene se organizimi i kesaj proteste ka brenda si injorancen, ashtu edhe pisllikun e organizatoreve. E para, per te bere protesten duhet marre leje, dhe protesta ne fjale ishte pa leje, pra e paligjshshme. E dyta, u moren sa me force, aq edhe me mashtrim nxenesit e shkollave. Dhe ky eshte pisllik, nxenesit e shkollave nuk mund te nxirren ne protesta te natyres politike, aq me teper kur ekziston rreziku qe manifestimi mund te degjeneroje ne dhune dhe mund te kete pasoja tragjike, siç edhe ndodhi.
    Ironia e fatit eshte se manifestimi u be per shkak te zgjedhjeve te pak diteve me pare; tani mbas 25 vjeteve rezulton se ato zgjedhje jane me te mirat te realizuara ne kushtet e pluralizmit, ne planin e trasparences, te rezultatit etj. Tani lind pyetja, kur si rezultat i atyre zgjedhjeve u organizua protesta ne fjale, çfare duhej bere per zgjedhjet llumhane te viteve te mevoneshme ? Duhej hedhur bomba atomike ?
    Tjeter fakt ironik i fatit, Azem Hajdari, nje nga organizatoret e manifestimit rezultoi ne vitet e mepastajme si nje kontrabandist, nje trafikant, nje rrugaç ordiner. Nje tjeter organizator, Pjeter Arbnori, kryetar i parlamentit pluralist, ne 1997-ten ishte nje nga majmunet e parlamentit qe votoi per president S. Berishen ne kushtet e shterrethimit, kur vendit i kishte dale flaka, kur te gjithe shtetaret perendimore serioze sugjeronin qe Berisha te dorehiqej per te miren e vendit. Ku e kishte gjetur Arbnori, ky “ithtar” i demokracise, te votohej presidenti ne keto kushte ? Edhe Pinoçeti nuk e ka bere nje gje te tille. E pra, kete e beri Arbnori dhe ata me nder “deputetet” e parlamentit te 1996-tes.
    Keto dhe shume fakte te tjera te bejne te mendosh se protesta me perfundim tragjik, ishte krejt e kote dhe sa me shume te evitohen protesta te ketij lloji, aq me mire eshte ne te mire te vendit dhe komunitetit.

    1. Santa Quaranta says:

      NJe nate para ngjarjes Azem Hajdari ka fjetur ne Kiras tek shtepia e Ibrahim Bilalit alias Baçi. Baçi eshte nje nga dy vellezerit qe u vrane se fundmi ne Shkoder. Atehere Azemi ka udhetuar me nje veture Ford me ngjyre bizele dhe sa here qe vinte ne Shkoder ne Kiras shkonte… atje ku grumbulloheshin budallejte!!

  20. Lani says:

    Ali Spahija ka qene ne krye te celules se UDB-se ne Shkoder.Mjafton kjo per te kuptuar kush i vrau Arben Brocin me shoke.

    1. Santa Quaranta says:

      Po! Te ndjerin Broci, qe ka qene nje djale shume i mire dhe i edukuar nuk e donte njeri te gjalle dhe per kete jane kujdesur edhe ne sallen e operacionit! Dua te shtoj nje fakt qe eshte permendur ne seance gjyqesore ne Kinema Republika ne Shkoder nga kolegu i Ali Spahise, Ramiz e ka pasur emrin, mbiemri nuk me kujtohet, mbase me vijne ne ndihme lexuesit. Ramizi ka qene nje kirurg i njohur ne Shkoder, ka vdekur para pak vjetesh, ka qene nje kokerrumbullaket, tullac… Ne deshmine e tij Ramizi tha se Arbeni kishte plage dhe kishte humbur shume gjak….une per ta vitalizuar i çava derrasen e kraherorit dhe me dore i bera masazh pompues zemres!! Nuk jam mjek po nuk e imagjinoj qe nje te plagosuri me arme zjarri qe vjen gjysem i vdekur ne salle ti behen keto veprime makabre pervecse kur ke qellimin qe ai te mos dale i gjalle nga salla…

      1. Toronto 123 says:

        Ramiz HAFIZI e ka pase emrin kirurgu.
        Ka qene burre i mire dhe sinqerisht po habitem per cfare paska ba .
        Ka gezu respektin e shkodraneve dhe jo si Ali Spahija qe eshte dergu me punu ne Dukagjin,si denim
        per sjelllje jo korrekte me pacientet femra .
        Kete e din tane Shkodra.

      2. Toronto 123 says:

        Ramiz HAFIZI e ka pase emrin ai doktori.

  21. misteri says:

    Kush e gjen ne foto ku eshte Hajdari Azem ?

  22. Pallamani says:

    Shkodra “demokratike” osht qyteti ku nuk rrohet si njeri.
    Shkodront veç per tu duk jan.
    Pordhaca.
    Gjergj Fishta i quante pulastrena.dmth qe fryhen si gjeldeta…
    Kot thon djepi kulturs.
    Djepi i leshit t p…..
    Djepi i kurvave dhe shkerdhnimit.
    Po t ishte Shkodra avanguard qytetnimi ja ku e ka shoncin.n demokraci jem.
    Duhej t ishte bo qytet europjan me ate pozicjon gjeografik e resurse natyrore qe ka.
    Por Shkodra osht si Tirona 1990..ashtu duket.
    Zallamahi mizeri njerzish rrugve rremuj krime …
    Edhe neper bot shkodralecat pordh dhe endrra shesin.
    Po gjete nji shkodron futi nji shtup lecke n byth qe t mos pordhnoj.
    Shif Xhozefin Calamanin ti.
    Fshati shkoder digjet prej krimit kurse hurrja Xhelefin kref qenin anes liqenit !!!
    Shkodra nji dobi ka.
    T shplan bolet.sepse t gjitha shkodronet e kan merak kaorin.pallohen shum.

  23. shoku says:

    Cfare i ndodh sot Shkodres, pikenisjen e ka ne ngjarjet e 2 Prillit. Turp per shkodranet e vertete qe e kane lene vendin e tyre qe ne fillim ne duar te njerezve odinere.

  24. Ilia Toli says:

    Aeben Broci u vra me pistoletë pas qafës, dhe gabimisht, në vend të Shinasi Ramës që donte ta hiqte qafe Sali Berisha se tanimë i kishte çarë tajaren ca si shumë. Menjëherë pas kësaj i thanë Shinasiut ik ku të duash. E dërguan me një delegacion në USA me qëllimin që të largohej.

  25. SHKODRANI says:

    PYTNI,MARSHALLIN,A.IMAMIN,DJALIN E ALISE,SE MOS I KA THANE GJE I JATI,PYTNI ARTAN BROCIN,KUSH KA ARDHE NE SHTEPINE E TIJ,ME DT.1 PRRILL,NE DARKE,KUSH I KRYESONTE,CFARE U VENDOS PER TE NESERMEN,CFARE QENDRIMI MBAJTI ARBENI,NE CORE IKU AZEM HAJDARI,KUSH SHKOI DHE E KERKOI ARBENIN NE OREN 7 TE MENGJESIT,PSE ARBENI NUK ISHTE NE SHTEPI,KUSH E MORI NGA PUNA,NE FERMENTIM,ME KE ISHTE NE MES TE TURMES,A U VRA MBAS SHPINE,CFARE THA NE MOMENTIN E VRASJES,PO LIJA,CFARE I THA KOMSHIES,MBASI IKEN ATA QE E KERKUN,PO SALIUN KUSH E URDHEROI TE VINTE NE VARRIM,NE SHKODER,KUSH I BERI,KU U BENE DHE KUSH I PRURI MOLOTOVET DHE ARMATIMIN TE BANJOT E GJIMNAZIT,PSE NUK LEJUAN HETUSINE TE KQYRTE VENDIN E NGJARJES,CFARE KISHTE KASETA QE FILMOI NGA GODINA E KOMITETIT,E SHUME E SHUME PYTJE TE TJERA,PERGJIGJET E TE CILAVE SHKODRA I DIN SHUME MIRE,KURSE SHTETI DERI ME SOT NUK KA DHENE PERGJIGJE.DREJTESI,VETEM DREJTESI PER ATA QE U VRANE DHE ATA QE I VRANE,DREJTESI PER TE GJITHE,TE GJALLE E TE VDEKUR

  26. Shaqo says:

    Idiotet jane shtuar shume ne keto vite.
    Sidomos ne Shkoder, e cila eshte 100%ne dore te idioteve dhe reaksionit te dikurshem. Prandaj po ecen para, perpiqet te dale para Tropojes, por s’po mundet dot.

  27. gjela biba says:

    pjeter spiuni pederasti dhe klyshi i vatikanit te pedofilave qe qelben boten i ka vra kta djem ne lule te rinise, kryqat historikisht kane kene tradhtar dhe te pa bese bashkpuntor te nazifashistave nipa te serbis qe sot po i shesin dhe robt e shpise kshtu i mson george frendo dhe angelo masafra te dy puro ”shqiptar” po prap jane ma shqiptar se kta derrat e perdhunum, ne luften per pushtimin e shkodres nga serbomalazezet ata ju bashkuan dajave kundra shkodraneve po ashtu dhe ne kosove, kta antishqiptar jane jashtqitja e kombit dhe koha e ka tregu se kta mostra e urrejn cdo shqiptar vetem se nuk asht kryq i q…. ne b….. hijena qe ne cdo raste vetem vner dhe urrejtje qesin nga goja e tyne e piset.

    1. Tanguli says:

      Po ju turqit s’keni qene kolaboracioniste te gjithkujt? Ik moj KURVE!!!

  28. Toni.D. says:

    Zgjohuni o Qytetare te Shkodres… pasi ne 90 shqiptaret drejt Ambasadave… ne 91 rrezimi i busti ne mes te Tiranes mira njerez…. ne Durres mira njerez asnje i vrare me arme zjarri nga Ministria e Brendshme e G.Rucit pasi behej thirrje ndermjet TV ruani gjakftohtesine kudo qe te shkoni ne rruge, bulevarde, jo gjake derdhje etj etj etj
    Me cudit fakti qe ne Durres fillimi Marsit (date 3,4,5,6,7 )per pak dite Jane larguar me shume se 100.000 Shqiptare dhe kush deshironte te largohej ikte pa problem… Pra ne Durres u larguan ne fillim te Marsit fluksi me i madh ne Shqiperi drejt Italise… kurse ne Shkoder Jane vrare ne 2 Prille ne proteste… tingellon pak e cuditshme keta vrasje ne Shkoder dhe jo ne Tirane apo Durres.

  29. ceni boston says:

    Te njejten gje beri edhe Hitleri ne kohen e tij, dogji Rajshtagun dhe fajin ja hodhi parties opozitare. Keshtu u pastrua opozita. Cka per mister kur ne ate kohe u fol se 4 djemte e Shkodres nuk u vrane nga snajperat e policies por nga njerez te vene nga Sali Berisha dhe Pjeter Arbnori per te akuzuar PS ashtu si edhe ndodhi! Vrasesi nuk ka per te dale kurre dhe denimet e atyre zv ministrave apo shef policie ne Shkoder ishin sa per te mbuluar gjurmet mbasi asnje efektiv policie nuk kishte urdher te qellonte per te vrare protestues.

  30. FATMIRI says:

    I VRAU PD ME SKE ARET E SALI SERBIT ALI SPAHIS E PJETER ARBENORI DHE KETA SHKODRANET EDHE SOT KETA I KAN PER MIQ SHTEPIE ,HAJT ROBTE NE PIDH POPULL LESHI DHE NE BYTH TJA U VEN PRAP TE BENI MIK

  31. USA says:

    ME KETA SHKODRANET KA TALLUR KARIN SALA SA KA DASH ,TA GEZONI TITULLIN ;PISHTAR DEMOKRACIE;

  32. Njutoni says:

    Po Sala me ata t vram e mori pushtetin.
    Vrau 4 ,ja futi sikur i vrau shteti.tak fitoj zgjedhlhjet
    Po prap me t njejten taktik vrau Azem Karin dhe desh me mor pushtetin.
    Prap nji psikologji.
    Me majt pushtetin vrau prap 4 m 21 janar..
    Osht e njejta taktik qe perdoret nga Sala.

  33. Ardjan says:

    Vrasjet ishin të qëllimshme sepse sistemi pat rënë me kohë por ja që duheshi viktima ….sa për kulturën e shkodranve se di pse më duken si antishtet dhe ky virtyt mund ta themi se eka djepin aty në shkoder!.” Shtetit bëja nënë kurse mue mos më prek”thëni lapidare shkodrane!.

  34. SULLTAN PEKMEZI says:

    Shume komentues,shkruajne dhe komentojne:Degjoni o njerez delengjinje o pinjoll te demokracise,kjo demokraci eshte nje sistem me i ndyre ne shqiperi,
    nje sistem hajdutesh,kriminelash,zagare genjeshtar,mashtrues,nje sistem qe nuk i besohet asnjerit,vetem i besohet nje komentuesi largpames delenxhi dhe karaxhi i shemtuar sa nuk e di e quajne nje fare kallanxhi -“ZIGUR SALI QARRI” KY eshte i madherishem,sa qe as Sulltan Pkmezi qe ja ndezi,parashikues me i ndyre qe ka nxjerr toka e Skenderbeut parashikues per te marr pushtet djali i Xhelal Drenices nga Drenica e Kosoves. Zigur Qarri nje lapanjos dhe delenxhi i poshter sa ai e di dhe lufton ne demokraci per te ngrene nje mut te zi qe ja ka dhuruar Sulltan Murati ne Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje