Kompania “Wizz Air” mund të marrë me koncension aeroportin e Kukësit

2 Prill 2016, 09:00Politika TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së tij, la të kuptohet se edhe Aeroporti i Kukësit mund të jepet me koncension ku hungarezet e “Wizz Air”mund të jenë koncensionari i ri për aeroportet në Shqipëri.

Hapja e Aeroportit të Kukësit është konsideruar si një domosdoshmëri, e cila do të pasohet me ardhjen e kompanive të fluturimeve “Low Cost” (me çmime të ulëta) pasi ato që operojnë në Aeroportin e Rinasit janë kompani ‘Premium” dhe operojnë me çmimet më të larta të biletave në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa ardhja në Shqipëri e kompanive “Low Cost” sigurisht që do të ushtrojë një presion për ulje të çmimit të biletave për kompanitë “Premium” që operojnë në Rinas.

Ndërkohë, Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interesin e kompanive evropiane “Low Cost.

8 komente në “Kompania “Wizz Air” mund të marrë me koncension aeroportin e Kukësit”

  1. Altini says:

    Po pse nuk bisedoni me RAYANAIR?…

    1. Illyrians says:

      Sepse nuk u intereson pordhitikaneve tane,, nuk “fitojne” (vjedhin) gje. Keta pusht-etaret tane i bejne llogarite mire perpara se te japin konçesione apo te lejojne firmat e huaja te investojne ne Shqiperi, nese nuk u del llogaria edhe atyre, anullohet gjithçka..

  2. andi says:

    Shume mire! Wizz Air ka çmimet me te uleta ne Evropen Lindore.

    1. moni says:

      Wizz Air!!!!!!!!!!!!!!!!! Kompani hungareze pupupupupupup seriozisht e keni? Nuk kishte Ryanair e Easyjet? Si gjithmone pune shqiptaresh “go east” se aty vjedhim me shume

  3. Bajlozi says:

    Po mire, cfare interesi ka shteti ta japi me koncession nje aeroport qe eshte tashme i ndertuar?

    Se zakonishte jepet me koncession dicka qe te investoj firma koncessionare dhe ne fund te kontrates pasi ka marr fitimet e veta firma koncessionare, ti kthehet si pasuri e patundshme investimi fillestar i firmes koncessionare… Po ne kte rast eshte i ndertuar aeroporti qe ne 2004tren…

  4. Vili says:

    Asnje nuk ka per te ardhur, ai aeroport nuk ploteson asnje kusht, as gjatesine e pistes, kushdo mund te mate ne google maps dhe te shohe qe pista nuk eshte me e gjate se 1950 m, krahasuar me 2800 te Kucoves, 2750 te Gjadrit dhe 2750 m te Rinasit. Vetem disa tipe avionesh me helika mund te ulen aty…as airbus 319 nuk ulet dot (http://aircyber.weebly.com/aircraft-runway-requirements.html). Pa llogaritur qe nuk ka as parkim per avionet.

    1. Flamur says:

      Ke te drejte, aeroporti i Kukesit eshte i nje niveli shume te ulet per te konkuruar me ate te Rinasit. Me kete marreveshje ja futen popullit duke mbajture gjalle dhe per shume vite te tjera koncesionarin hajdut te Rinasit. Lexoni sa bukur jane shkruajtur termat…po u shtua nje aeroport tjeter ata automatikisht marrin dhe 5 vite te tjera shtyerje kontrate. Dhe pa bere investime fare, ka kohe qe i kane ndalur investimet ne aeroport ….po ti shikosh cdo gje ka nisur te degradohet dhe kur te vije momenti te na e dorezojne do na duhen miliona euro te tjera per ta renovuar e per ta sjelle ne gjendje normale. Kjo eshte vjedhje sheterore, Kukesi edhe nese funksionon me avione te vegjel i vlen me shume Kosoves se Shqiperise per shkak te largesise nga qytetet e tjera sidomos nga jugu.

    2. Lloji says:

      Aeroporti i Kukesit faktikisht nuk ka asgje, pervecse nje tapeti te zi asfalti dhe kaq. Nuk ka as vend te mjaftueshem per pasagjer dhe jo me parking per avionat qe thua ti. Atje bie mesatarisht 2m bore gjat dimerit mendojeni vete ne kushtet tona..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje