Pse gënjeu prokurori i Durrësit për vizën amerikane?

2 Prill 2016, 09:26Politika TEMA

A gënjeu kreu i Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, në aferën e anullimit të vizës amerikane? Kjo histori që po merr trajtën e xhalos nxjerr përditë fakte të reja.

Fillimisht një një njoftim të sajin për Top Channel, ambasada amerikane lëshoi mesazhin se lista e zezë e ndalimit të vizave nuk do të aplikohet vetëm për gjykatësit por edhe për prokurorët.

Më pas doli lajmi se kjo frazë me nënkuptim i drejtohej pikërisht Gjanës i cili duhet të ishte pjesë  e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për në Shetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk mundi të udhëtojë përtej oqeanit.

Menjëherë sapo emri i tij u bë publik përsëri Top Channel e pyeti në telefon prokurorin Gjana nëse kishte aplikuar për vizë. Por Gjana deklaroi se, “ndodhej në Shqipëri dhe se nuk kishte aplikuar për vizë”.

Ndoshta ky pohim i gënjeshtërt i shefit të prokurorisë së Durrësit e shtyu selinë e rrugës së Elbasanit të reagojë përsëri. Nëse në fillim ajo kishte mbajtur për mediat qëndrimin se: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk diskuton asnjëherë raste individuale vizash”,kjo deklaratë avancoi edhe më tej.

Një burim diplomatik i tha gazetës “Shqiptarja.com” se shkaku i rrefuzimit të vizës ishte fakti i “mosdhënies së garancisë” se Gjana ka një vendqëndrim solid në Shqipëri, pra se ai nuk arriti të tregojë që nuk kishte ndërmend ta braktiste vendin.

Vetëm kur e pa se me sa duket “burimet diplomatike” nuk kishin ndërmend ti ndaheshin, Adriatik Llalla, shefi i Gjanës, vendosi ti dorëzohet të vërtetës në një intervistë për “zëri i Amerikës” ku ai e përgënjeshtroi vartësin e tij.

Kryeprokurori i Durrësit ishte pjesë e delegacionit tim për në SHBA. Por viza e tij nuk u dha në kohën e duhur për shkak të dokumentacionit. Më pas ajo u anulua fare dhe përgjigja ishte nga ambasada se “nuk besonin se ai do të kthehej më në Shqipëri”, tha Llalla.

Por tani kur e vërteta ka dalë në shesh një gjë nuk kuptohet mirë: pse gënjeu prokurori i Durrësit kur tha se nuk kish këkuar vizë? Thjeshtë se i vinte zor nga njgjyrimi që një rrefuzim i tillë ka marrë që pas deklaratave të ambasadorit Lu, apo në gjithë këtë histori ka ende diçka që nuk është zbardhur ende./Lapsi

11 komente në “Pse gënjeu prokurori i Durrësit për vizën amerikane?”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ambasades Amerikane nuk eshte gjykata keshtu qe ata smund te thone dhe ska per ta thene ndonjihere qe gjana KY prokuror apo KY gjykates eshte I korruptuar prandaj nuk ja japim vizen
    Keshtu qe mender prokuroria duhet te veproj

    1. artani says:

      Po sikur i zgjidhem problemet tona qe nuk jane pak dhe te drejtohemi tek nje prokuror qe ben punen e tij besoj.
      Po sa shume po diskutohet per nje thjeshte akte proceduriale te ambasades amerikane e dha se dha etj etj.
      Prokurori Gjana duhet te ndjehet me fat se po ja kalon edhe Deputetit Gramoz Rucit kur ju refuzua Viza.
      Di ndonjeri te me tregoj pse ju refuzua viza Gramoz rucit, nje here dhe radhen tjeter dhe me shume ka shkuar per vizite ne amerika sa i ka dashur prapanica. Keshtu do ndodhi edhe me Prokurorin Gjana, dhe te tjere kuptohet.
      Ambasada amerikane ka deputet ne parlamentin shqiptar qe jane me pasaport amerikane dhe rrekorde kriminale, psi nuk ju hiqet nenshtetesia di ndonjeri te me tregoj , apo hajde flasim brockulla ketu.
      Respekte Tema, dhe flm qe na shtyni te komentojme per kte fundjave.

  2. LushNjari says:

    Akma leviz me makine me targa fallco ky turi derr?

    1. arbeni says:

      o lushnjari po ma gjej nje zyrtar apo punonjes shteti ne albania qe nuk leviz me targa qe nuk i perkasin mjetit apo vetem hajde te flasim.

  3. sopiqoti says:

    Te tille kuadro te drejtesise qe “..g e n j e j n e..” duhet qe nje ore e e pare te largohen nga funksionet qe mbulojne.Mos prisni miratimin e reformes POR kush e ka kopetencen te veproje menjehere.

  4. nustafa says:

    Me siguri gjanes i ka cu ndonje leter anonime ai qe i conte letra anonime arjan ndoit dhe pekes. e keni prokuror ne durres. ka pamjen e personazheve negative te telenovelave turke, i zi, shpirt zi, me mjeker te zeze. vetem zi!
    Hajt se plehra jeni te gjithe.

    1. agimi says:

      Zoti nustafa,
      Po e pate per prokuror Peken, te garantoj qe je i gabuar. Nese e ke fjalen per Dritan Peken me fal nese jam gabim je i gabuar pasi ai eshte njeri i mrekullueshem. Gezon respekt nga te gjithe. Me fal edhe nje here nese e ke flalen per ndonje tjeter qe nuk e njohim.
      Ndersa per prokuror Gjanen, kame degjuar fjalet me te mira per te nga disa shoke dhe kolege kuksiane.
      Kuptohet te punosh kryeprokuror nuk eshte e vertet sepse njerezit denohen gjykohen etj etj dhe jo te gjithe do jen te kenaqur.
      Respekte per te gjithe.
      Te merremi me dicka tjeter se sikur po i kalojme limitet vetem me kte ceshtje.

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    teknikisht prokurori ka te drejte kur thote qe ai nuk ka aplikuar per vize, pasi duke qene pjese e delegacionit emri i tij shkon ne ambasade per vize nga institucioni, pra nga prokuroria dhe jo nga ai personalisht. duke qene se ishte vizite pune ath viza kerkohet nga institucioni dhe ambasades i cohet lista me emrat perkates anetare te delegacionit bashkangjitur se ciles cohen edhe pashaportat perkatese. edhe emrin ne grupin e prokuroreve qe do shoqeronin Llallen ai nuk e ka futur vete por e kane caktuar. Pra kur prokurori thote qe ai vete nuk ka bere kerkese per vize ne ambasade teknikisht po thote te verteten.

    1. arbeni says:

      absolutely mr Sit..back and not just relaks but a little bit more. go for drink as is a very very good weekend, sunny day. cheers man.

  6. Durrsaku... says:

    Po c’ja futni kot o njerez,u plasi bytha atyre qe te vene ne Amerik,ata i kane cantat plote,dhe ikin ku tu teket,vazhdoni juve me llafe kot.Une di raste qe u eshte refuzuar viza vite me pare personave qe ishin me detyra ne pol te shtetit.Dhe sot njerin prej tyre e kemi ketu ne Durres,Drejtor i Policise Kufitare…..Doni me as e rruajti njeri tak fak e graduan,dhe pse u perfol ne per gjyqet e aije Durdes,per korrupsion.

  7. perkthyesi says:

    Ja shembulli me i mire se ke mbajme me para dhe perfitime te tjera qe te sjelle posti! A durohet kjo? Njerez, vrisni mendjen, dhe jini vigjilente nga keta mostra qe politika na i ka veshur me pushtet! Sigurisht nje paradoks krejtesisht i papranueshem dhe i patolerueshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje