DETAJET/ Tiranë, vajza zihet me të dashurin, i djeg 4 makina babait të tij

2 Prill 2016, 09:30Politika TEMA
DETAJET/ Tiranë, vajza zihet me të dashurin, i djeg 4 makina babait

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Një vajzë ka djegur 4 makina të babait të të dashurit të saj pas konfliktit që pati me këtë të fundit.

Më datë 01.04.2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”, ka rënë zjarr ku janë  përfshirë katër mjete.

Automjetet  tip “Audi”, “Volkswagen”,  “Rulotë” dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë. 

Si pasojë e zjarrit automjeti tip “Audi” dhe mjeti “Rulotë”, janë shkatërruar plotësisht. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me ekspertët e MZSH-së .

Nga veprimet e para proçeduriale, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe ka rezultuar se është spërkatur me benzinë fillimisht njëri nga mjetet.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar. 

Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases:

– Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm. 

Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: “Shkaterrim pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.”, njofton policia.

14 komente në “DETAJET/ Tiranë, vajza zihet me të dashurin, i djeg 4 makina babait të tij”

  1. pushkini me rrock says:

    eh zjarri I dashnis
    qe kapi zemrat e rinis
    I dogji qoshet e shpis
    si avulli I rakis
    dhe cuca behet me flet
    ne zjarr hidhet dhe vet
    pavjoni 17
    makinat ben kurban
    me zjarr ne havadan

  2. beni says:

    Ore keto fotot mos i moret gje te drejten kesaj per ti publikuar? Nese eshte me shtetesi amerikane ju piu e zeza

    1. Illyrians says:

      beni

      jemi ne Albanistan ketu, nuk njihet e drejta e jetes private, mund ta cenosh sa te duash, nuk te kerkon njeri llogari..

      1. niku says:

        Djeg tjetra 4 makina dhe ty te vjen keq qe i publikojne foto? Po kjo qenka bere si bishe se i ka ikur burimi i financave mor lal ahahhahaahahhaha pse mer cuna i merrni seriozisht keto vrroma skizofrene? nje nate edhe o burra zhdukuni se psikopatia ka marre dhene

    2. qazimi says:

      Ne kemi te drejten te shohim surratin e peshtire te njerezve qe djegin, presin, vrasin!
      Me e pakta, t’i njohim qe te ruhemi prej tyre!

  3. Illyrians says:

    Hajde p.. hajde..

  4. pjetermusrakuqu says:

    Ksaj i thone ;don’t fuck with me! ?

  5. pjetermustakuqi says:

    ksaj i thone ;don’t fuck with me ! ?

  6. Synetlliu Sumeperpjete says:

    Qenka me karakter te spikatur goca e hajthme
    Tja kishe ferguar edhe testikujt pakza atij qe te ka ndezur pasionin e piromanise. Vota pro per kete seksushe te fresket.

  7. Xhozi says:

    E pagove me c’mim te shtrenjte dashurine e Desares. Nja 50 milion leke per nji pallim.

  8. Une says:

    Kjo duket si skizofrene se ka nje shikim te frikshme. Sot djeg makinat neser vrasin femijet e vet. Keta jane njerez me probleme nuk jane kaq te thjeshta kto gjendje.

  9. Saliu kopil i Shiqeres says:

    Ne Albanistan edhe femrat jane burra me p*dh.. ne nje dore sopaten ne tjetren kallashin, rrace krenare e epokes se akullnajave.. o shqiptar, krijese me gezof, te duhet rruge akoma per tek Homo Sapiens

  10. MEMEDHETARI says:

    I dashuri i saj paska shpetuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje