PD përkujton 2 Prillin, Basha: Të çlirojmë vendin nga oligarkia

2 Prill 2016, 12:39Politika TEMA

Lulzim Basha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës, përkujtuan në Shkodër 25-vjetorin e 2 Prillit.

Kreu i PD-së, ai i republikanëv dhe të tjerë drejtues opozitarë vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Arben Brocit dhe tre të rinjve të tjerë që u vranë gjatë protestave antikomuniste.

Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga forcat e regjimit komunist gjatë protestave të prillit të 1991-it që shpërthyen në Shkodër.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Lulzim Basha foli për trashëgiminë që lanë pas “Dëshmorët e demokracisë”.

“Na lanë pas sprovën e kurajos dhe guximit të tyre për të bërë një kthesë të madhe, sprovën për t’i dalë pëprara së keqes që i ka zënë rrugën vendit dhe ka bllokuar aspiratën për liri dhe mirëqënie”, u shpreh Basha.

Mes regjimit komunist dhe qeverisjes aktuale, Basha heq një paralele.

“Njësoj si regjimi komunist edhe këta duan pushtet me çdo kusht dhe çdo çmim, ashtu si 25 vite më parë. Vjedhin votën, shkelmojnë ligjin. Modeli i tyre është e shkuara, krimi që vrau Shkodrën, modeli i tyre është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi i qytetarëve. Këtë mendje kanë patur paraardhësit e tyre politikë, të njëjtën mendje kanë edhe sot se pushteti është mbi ligjin, jo ligji, se pushteti është dhuna dhe dajaku. Janë jashtë sistemit demokratik që Shkodra dhe Shqipëria përqafoi 25 vite më parë”, u shpreh Basha.

Për kreun e opozitës ka vetëm një rrugëzgjidhje.

“Do të protesojmë kundër aleancës së qeverisë me krimin, që ka marrë nën këmbë shtetin si ortakë të Edi Ramës. Jemi të vendosur ashtu si 25 vite më parë që të mos nëpërkëmbet Shqipëria, do të protestojmë për të çliruar Shqipërinë nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta. Dëshmorët janë frymëzimi ynë dhe ne do të fitojmë”, tha ai./TCH

5 komente në “PD përkujton 2 Prillin, Basha: Të çlirojmë vendin nga oligarkia”

  1. vezhguesi says:

    Po sje o lulke si alternative per te shepetuar Shqiperine se e shihje ti si do coheshin njerzit. Ti he per he ofron sistemin e Rames po me nje cik me shume frymemarje per njerzit. Sdo kete Shqiperia e shqipatret naj ste vine prapa. Duket sheshit cfare duan shqiptaret e ti sja ofron.

  2. Azio says:

    Vrasjen e ketyre te rinjeve me 2 prill,e gjeni ne thesin e krimeve qe keni bere keto 25vjet te ashtuquajtur demokraci.
    Dhe kreret e ketyre vrasjeve I keni ne krye te PD.
    Prandaj thirja e te vrareve eshte:Ngrihuni dhe zhdukini nga faqja e historise keta kriminele,te pabeset,hajdutet,qe vazhdojne te perdorin gjakun tone,per interesat e tyre te poshtra.Mos u trembni.Ora e fundit per ta ka ardhe.
    Guxim, guxim dhe llumin e krimeve te ja hedhim ne fytyre,ketyre monstrave te kryekriminelit Sali serb Berisha.

  3. TJ says:

    Lulka,”cilimiu” ofron shtet pa taksa?! Ku do t’i gjeje te paguaje pensionistet, puninjsit,te semuret! Endra ne diell o femije e adoptuar e Berishes! Rama mund te mos jete i mire por Basha eshte hajdut dhe vrases!

  4. Bayoneta says:

    A ka me oligarki se shkelzen berisha,argita berisha dhe klani serb vrases te shqiptareve keto 25 vite.
    Ky lulushi eshte vrases qe vrau njerezit me 21 janar dhe sherbyes i klanit serb, sot don voten e shqiptareve qe vodhi dhe vrau.votojeni dhe pastaj ankoheni pse jemi keshtu.Ore Basha kodosh serb gjete vend dhe bere se te ishe diku tjeter te vrisnin me keq se kaddafin .

  5. al paci says:

    Basha me mendjen qe ke dhe me ato qe ke bere nuk te voton njeri. Harroje se do behesh kryeminister. Keta i vrau regjimi se ashtu ishte komunizmi ishte i eger dhe te vriste, po ju o basha ca keni bere, nuk po te theme vjedhjet apo aksidentin ne gerdece, po per vrasjet ne bulevarde keni pergjegjesine berisha i pari dhe ti i dyti ky eshte krimi me i mathe qe ka bete politika ne keto 25 vjete demokraci. Dhe mose thoni jo ashtu eshte ligje ushtaret te gjuajne, ata fukarenjet u vran jashte rrethimit( qe per mua dhe brenda rrethimit te ishin nuk duhet te vriteshin ne asnje menyre) dhe nuke ka bythe oficeret apo ushtaret te gjuajne drejte pa i then njeshi qe rshte sali berisha. Sali berisha per mua nje krim ka bere dhe kjo eshte vrasja ne bulevarde. Une qe po e theme kame votuargjithmon pd pervece heren e fundit ne 2013. Sa me pare te ikesh ti basha aqe me mire do jete per pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje