Ardit Gjebrea flet për ‘milionat’ që mori për të intervistuar Marjan Rrokun: Duhet dënimi me vdekje!

2 Prill 2016, 11:31Politika TEMA

Ardit Gjebrea rrëfehet në një intervistë për “Panorama Plus”, shpjegon keqkuptimet dhe jep detaje të ngjarjeve të fundit, të cilat e vunë në qendër të vëmendjes dhe kritikave.

Adhurimi është lartësues se të përafron më Zotin, ndërsa përbuzja është fyese, poshtëruese, e padurueshme… Si artist Ardit Gjebrea mund të ketë provuar ndjesinë e parë, por nën petkun e lypësit kuptoi se ç’do të thotë të jesh i dyti. Mjaftojnë 24 orë për të qenë ai tjetri dhe për të dalë më pas nga roli e për t’u kthyer te vetja, pasi ke reflektuar për jetën që është sa një kërcitje gishtat.

Por 24 orë me një personazh televiziv si Arditi nuk do të mjaftonin për të na rrëfyer anën tjetër të medaljes, atë që nuk e shohim dot në ekran, për të zgjedhur nëse është jeta që do të dëshironim apo do të refuzonim. Si një minifilm me parametrat e prodhimit të mirëfilltë kinematografik, Gjebrea solli këtë sezon televiziv histori njerëzore në “24 orë”, të cilat krijuan reaksion në publik e patën edhe shumë zëra kundër.

Për kontestuesit, Gjebrea thotë se të gjitha episodet e “24 orë me…” janë parë dhe studiuar me kujdes nga profesionistë të fushave përkatëse, para se të transmetoheshin në ekran. Është episodi më i komentuar i këtij sezoni, edhe pse për nga pesha televizive, të gjitha rubrikat që ai sjell brenda një të diele kanë formatin e programit të mirëfilltë në primetime. Por çfarë e provokoi kaq fort audiencën dhe përjetimet që ka akumuluar nga izolimi i jetës brenda burgut e deri te liria e pavlerë si lypës në rrugët e Tiranës, Ardit Gjebrea vendos t’i rrëfejë për gazetën “Panorama” në këtë intervistë të parë në media, pas katër vjetësh. Vendosi të mos i shihte personazhet e tij nga lart, por të hynte në jetën dhe botën e tyre deri në skajet e mizerjes, siç ishte historia 24 orë me Marjan Rrokun, me skuadrën “Shqiponjat”, apo me një lypës.

Prej katër vitesh nuk ka dhënë asnjë intervistë, pasi gjithçka mundet ta thotë hapur në programin e tij “E diela shqiptare”. Por vëmendja që mori kësaj here me “24 orë me…” mund të shërbente si moment reflektimi për t’u rrëfyer për veten dhe jetën e tij. Një personazh kaq popullor në televizion, që di t’i bëjë të gjitha që nga kantautori e deri te gazetari, natyrisht që të intrigon për të mësuar më shumë rreth botës së tij… Teksa e pyet për komentet e shumta pas intervistës, mes të cilave edhe që mori miliona për të, ai përgjigjet: “Janë dy kategori të përfshira në pyetjen tuaj. E para ndahet në: Ata të cilët nuk e kuptuan formatin “24 orë me…” dhe u kundërvunë, ndërsa të tjerët ashtu e menduan dhe u shprehën kundër. Sa për kategorinë e dytë që flasin për milionat, i them Zotit: “Fali, se nuk dinë se ç’thonë!”

Sa për mendimet që e shoqëruan teksa doli nga biruca, Arditi nuk ka mëdyshje. “Unë jo vetëm e dënoj vrasjen, por jam shprehur gjithmonë dhe e kam ulëritur dy herë fort në programin “E diela shqiptare” se dënimi me vdekje ka qenë një gabim që u hoq, por askush nga helmhedhësit nuk e përmendi këtë. Sigurisht që kushdo që më ka ndjekur dhe ka kuptuar misionin dhe formatin e “24 orë me…” kupton, madje mirëkupton edhe natyrat njerëzore në shumëllojshmërinë e tyre”­ thote ai.

11 komente në “Ardit Gjebrea flet për ‘milionat’ që mori për të intervistuar Marjan Rrokun: Duhet dënimi me vdekje!”

  1. moni says:

    ardit xhinxhile gjebrea meriton tí ndodhi e njejta tragjedi qe ta kuptoj cfare eshte kur vrasesi i vajzes adoleshente dhe bashkeshortes del nje dite te bukur ne tv dhe perpiqet te shitet si shenjtor dhe si viktime. fraza qe me ka goditur me shume nga ky show banal ishte kur mostra rroku shprehet se do kishte bere 10fish mekat po te kishte vrare veten. ahhahahahaha po kesaj pyetje si do i pergjigjesh mor ardit pleshti? ato miliona i ke marre po mos i hengsh kurre. shpresoj te vij dhe ty dita kur te ulerasesh “me fal o zot se nuk e di cfare beja”

    1. Pilo Lala says:

      Harixhi Gjebrea e the vete qe e ke bere per para.
      Por jo per miljona, por per vendin e punes, per rrogen, se miljonat i ben Sandri.
      Por Sandri i nxorri syte kriminelit , ne vend qe ta ndihmonte.
      Ti je nje servil, qe kur zgjodhe te martoheshe me vajzen e Anetarit te Byroose politike me i urryeri ne ate kohe.
      Askush nuk ka folur keq per Adil Carcanin, Manush Myftiun, por per Fodullin Besnik Bekteshi kushdo e ka urryer.
      Ti po ndjek gjurmet e Vjehrrit, po urrehesh nga te gjithe.
      Je njeri qe je shitur per rrogen.

  2. Majmuni says:

    O Ardit..!!! Thirri menjes mos u merr me sqarime per katnarine!!

    1. niku says:

      Shko mer hale mbyt veten me gjithe arditin. Katunaria qe shan ti eshte ajo qe mban me pare emisionin e bingo leshit. Po mos e kthej me katunaria stacionin dhe mos blej llotarite, te dali arditi me gjithe injorantet e klanit dhe te lypi ne rruge ose te kendoje kenge te shpelame ku te lashe e ku ma le. Njerez te ligj, as per te vdekurit nuk keni respekt!

  3. paci fatin e pornarditeve televizive says:

    Ne shqiperi ka qene perdorur nje shprehje:

    “Pac fatin e kurves”

    Ne ate kohe kurvat (qeflijet) ishin te rralla dhe te maskuara..por qellonte qe binte te ndonje
    budalla “me peshe” dhe i ngelte ne dore si e virgjer..

    Dhe per kete Gjebrene duhet thene “paci fatin e Gjebrese” se ne kohen e te madhit Enver Hoxha ky vemje ishte
    bere dhender blloku..ku dhe pas 1991 ben akoma jete blloku…shikoni sa rroge mer Arditi dhe nuk do ta besoni…

    Emisioni i tij “shihemi ne gjyq” bashke ate cobaneshen Obeze eshte sinonimi i asaj qe si tallen milionerat si Gjebrea me fukarenjte qe i nxjerrin syte njeri tjetrin nen mastebimin e Gjebrese..

    Edhe nese ka patur ndonje nje cike respekti akoma per Arditin ,pas intervistes se paguar te DEVILIT RROKU edha ato e kane quajtur Kardit..paci fatin e ketyre kurvave mashkullore televizive

  4. Binjaku says:

    Respekte Ardit , i ke shoket e rralle !

  5. kolaq says:

    Mire mo mire, ti si artist provove ndjesine duke qene ne petkun e kriminelit. Po kjo sidoqofte nuk zbeh asgje nga fakti se ti je kokrra e kolaqit egoist. Ndersa kenaqe egon tende artistike, po per te viktimat e gjalla; babane, motren e viktimave a mendove? A mendove se cfare plage ju ke hapur duke i dhene hapesire mediatike kriminelit mashtrues?

  6. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Ardit Gjebrea esht nje kantautor i mire por nje moderator i peshtire dhe i neveritshem.
    Bon shpesh si grue e keqe dhe llafazane saqe mendoj se ky do te ishte perfaqsuesi ma i denje i LGBT-is

  7. mustaf says:

    Shpresojm qe Ardit Plehi te marr ate qe ka lyp nga drejtesia shqiptare ne qoft se ka se populli me kyt rast ja ka dhan ate qe ka meritua ,kam pas rrespekt per kyt njeri te pasur ne pare por i mjer ne shpirt.

  8. Darius says:

    Arditi eshte i dale mode por i vlefshem ne nje vend fshatar si shqiperia!!!
    Me nje rroge 10.000€ ne muaj mund te jetosh jo si Pashai Janines Po Jul Cezari ne Albanistan.

    Dhendri Besnikut eshte i vlefshem per ……..Cyrykstanin.

  9. altin15 says:

    Shpresoj te ma publikojne komentin keta te Temes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje