Në hulumtimin me gjasë më të madh në historinë e gazetarisë është zbuluar se njerëz besnikë të presidentit rus Vladimir Putin viteve të kaluara kanë shpërndarë nëpër botë mbi dy miliardë dollarë. Indikacionet e para për këtë skandal i kishte marrë para një viti gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung» – nga një person anonim. Për të përballuar volumin e të dhënave – 2,6 terabajtë, 11,5 milionë dokumente, 214 mijë firma «offshore» – gazeta nga Müncheni bashkëpunoi me Konzorciumin për Gazetari Intestigative (ICIJ) me seli në Washington. Në hulumtim morën pjesë rreth 400 gazetarë prej 80 vendeve. Përveç «Süddeutsche Zeitung» rezultatet e hulumtimit në ditët në vijim do t’i botojnë edhe gazeta si «Guardian», «Le Monde», «Tages Anzeiger», BBC.
Ndër figurat kyçe në këtë skandal, sipas «Süddeutsche Zeitung», është Sergej Roldugin. Ai është çelist i njohur dhe ka qenë kumbarë me rastin e pagëzimit të vajzës së Putinit, Maria, më 1985. Informacionet e mediumeve prijëse botërore, të publikuara të dielën në orën 20:00 sipas kohës së Europës së Mesme, bazohen në dokumente të zyrës së avokatisë Mossack Fonesca, e cila ka një përvojë të gjatë në themelimin e firmave «offshore» në Panama. «Offshore» janë firma që kanë vetëm adresë dhe seli në oaza të tatimeve, por zakonisht nuk dihet kush janë pronarët e vërtetë të të tyre. Këto firma nga rrjeti i mikut të Putinit Roldugin, sipas dokumenteve, kanë mbajtur aksione të ndërmarrjeve të rëndësishme ruse. Pasuria e këtyre firmave ashiqare është shtuar përmes bizneseve milionëshe, por me atë rast është fshehur qëllimi i tyre i vërtetë. Këtu një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Bank Rosija me seli në Shën Peterburg të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë kjo bankë konsiderohet «bankë e Putinit»; pas aneksimit të Krimesë kundër kësaj banke u miratuan sanksione. Aksionar i Bank Rosija është edhe çelisti dhe miku i Putinit Sergej Roldugin, i cili është pronar apo bashkëpronar i së paku tri firmave të dyshimta. Kremlini nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve kur është konfrontuar me të dhënat që burojnë nga dokumentet. Duke e ditur se konzorciumi i gazetarëve së shpejti do të botojë informata që mund të dëmtojnë Rusinë, një zëdhënës i Kremlinit para pak ditësh në mënyrë preventive paralajmëroi opinionin se vendi i tij do të ballafaqohej me një «atak informativ».
Në dokumente përmenden edhe shefa të tjerë shtetesh, diktatorë, kriminelë – dhe Lionel Messi. Kësisoj, futbollisti argjentinas, i cili në fund të majit do të dalë para gjyqit në Spanjë për t’u ballafaquar me akuzën e evazionit fiskal, përmendet në dokumente si i autorizuar i një firme «offshore», e cila vazhdon të jetë e panjohur për prokurorinë.
Sistemin e firmave «offshore» e përdorën edhe kriminelë të «zakonshëm». Një ndërmarrës amerikan, i dënuar me tetë vjet burg për shkak të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, punoi ngushtë me një rrjet të prostitucionit të fëmijëve në Shën Peterburg dhe ndërmjetësoi fëmijë 13-vjeçarë për turistë të seksit. Gjatë kohës sa qëndroni në burg ai menaxhoi një firmë «offshore» në Virgin Islands (ishuj britanikë), por adresa e firmës ishte në Zvicër. Natyrisht në Zvicër nuk mungon as emri i muzikantit Sergej Roldugin: ai është pronar i një xhirollogarie në degën e Zvicrës të bankës së firmës ruse Gazprom. Xhirollogaria është hapur në prill 2014, pas ashpërsimit të krizës në Ukrainë dhe sanksioneve të para perëndimore kundër Rusisë. Në dokumente shihet se Roldugin ka deklaruar vetëm në vitin 2013 ka fituar 10 milionë franga. Së pari duket e pabesueshme se si një muzikant mund të fitojë aq shumë para, së dyti: ekspertët e luftës kundër krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave në Zvicër janë të mendimit se sipas ligjeve zvicerane hapja e xhirollogarisë së Roldugin është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ai është një njeri i afërt i Vladimir Putinit. Për të kuptuar këtë zyrtarët shtetërorë dhe bankarë zviceranë nuk është dashur të lodhen fare, sepse që Putin dhe Roldugin janë miq të ngushtë shkruan edhe në profilin e Rolduginit në enciklopedinë virtuale Wikipedia.
Dialogplus
Sa here qe Putin i xhiron legenat e Perendimit, propaganda legenave e ben super-miliarder ?
Ne i kemi ketu ne mes te diellit dhe nuk na le njefare Nishani me nje Prokuror pa emer,jo me ata qe jane bilioniere qe scajne koken per asnje ne bote.Keto jane per gazetat,asgje nuk zgjidhin,bota ka miliona vjet qe i di ,por te gjithe vjedhin,kot lodhen sa per te shtyre.
NJE DAVA E FELLIQUR KOMUNISTE!
Kur lexon keto lajme senzacionale per miliarda dhe biliona ne valute perendimore, jo rubla te zhvleftesuara bolshevike, te shkon mendja:
PO LEKAT E ENVER HOXHES DHE TE FAMILJES SE TIJ QE I GRABITEN SHQYPNISE PER 50 VJET ME RADHE KUSH DO T’I HETOJE?
sepse:
Po dalin te dhena qe nga Panamaja nipi i dashur i Enverit dhe Nexhmijes dhe BOSI i kokaqines se Xibrakes, Ermal Hoxha me drogaxhinjte e tij kane terrhequr shuma te konsiderueshme.
Interesant, asnje kompani nga SHBA, ASNJE INDIVID NGA SHBA, NUK ESHTE E PERFSHIRE NE SKANDALIN E DOKUMENTAVE FINANCIARE TE PANAMASE.
Te jete e vertete QE SHBA TE JETE E PASTER dhe shtetet e tjera te jene te ndotura nga korrupsioni?
Apo SHBA vazhdon te ngreje tymnaja e te fuse ne sherr gjithe boten duke perdorur frazen latine: `dividere et impera`?
.