Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe socialist i mbrëmjes, mësova dje se qenka nip në Vuno të Himarës. “Si nip nga Vunoi, tha dje Ai, jam në të drejtën time që kësaj toke t’i krijohet mundësia të rilulëzojë dhe në pleqërinë që afrohet dhe mua dhe Koços dhe të tjerëve që janë mirëpritur të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na kujtohet hapësira aty sheshi i vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”.
Unë në jetën time një herë kam kaluar nëpër Himarë, pranverën e vitit 1962 dhe njëherë kam qëndruar në Dhërmi, trembëdhjetë ditë të gushtit 1972. Himara më vjen paksa turbull kurse Dhërmiu më vjen paksa më qartë, në pamje të bregdetit, molin e vogël zgjatur mbi shkëmb, ishullin-shkëmb diku 8-10 metra larg bregut dhe, paksa më tutje, një vilë ku ato ditë pushonte daja i Edit…
Unë jam dibran dhe nip me rrënjë paksa të thella nga një fshat që i merr rrezet e diellit i pari dhe i lëshon po i pari. Fshati ka një shpellë ku strehoheshin e gatuheshin trimëritë dibrane në beteja pa mbarim kundër turqve osmanlinj e serbëve sllavë. Matanë majës së malit ka një mrekulli të gjelbër pyjesh pa fund e lotësh zanash mbledhur në liqene njeri më i bukur se tjetri. I kam shëtitur ato vende dhe bukurinë dhe begatinë e kam të shkrirë në shpirt e më rrjedh pambarim në qarkullimin e madh dhe të vogël të gjakut.
Për tek liqenet nga mezi i viteve gjashtëdhjetë u hap një rrugë e ngushtë me kalldrëm natyror që i qarkonte kaltërsitë dhe lulet mbi ujë në një gjarpërim pa mbarim.
U gëzuan malësorët dhe i thurën këngë rrugës gjarpëruese, e në çdo mes gushti festonin duke mbledhë e derdhë ngjyrat e veshjeve dhe vargjet e meloditë e vjetra pagane e të kohës.
U gëzuan njerëzit si në atë meselenë e bariut që bëri byrazer gjarprin dhe e futi në gji ta ngrohë.
Helmi do të vinte ngadalë-ngadalë në fillim, e turravrap më vonë. Sëpatës i vunë një bisht të gjatë nga një lis i madh i rrëzuar nga furtuna. Sëpata nuk e hëngri dot pyllin mijëra vjet ndërrim trupash e rrënjëzim filizash. E hëngrën zinxhirët me zhurmën gërvishtëse e rënien bubulluese, makinat e rënda në gjarpër-kolonë pa mbarim ditë e natë…
U zhvesh lakuriq pylli e u terën në diell liqenet. U thanë burimet e u dogj bari…
Ai vend i bukur ku zanat ushqenin gjolet me lotët e “Bukuroshes së Liqenit të Koçekut” ka mbet vetëm në fotografitë e largëta në kohë.
Lexuesit ma marrin lapsin e shkruajnë me germa të mëdha emrin e vendit, emrat e liqeneve, emrat e pyjeve me pronarë legjitimë…
Unë nuk po i përmend që mos më lagin tastierën e kompjuterit pikat e lotit të mallit dhe të brengës.
Unë, tash në pleqëri prej 15 vjetësh, dua të shkoj atje. Dua të ulem e të mbush grushtet me ujë tek ai curril i vogël që ta thyen shishen e birrës në dorë nga të ftohtit, kroi me lug druri tel liqeni që mbjell, rrit e lulëzon zambakë të bukur uji…
Dua, por nuk më bën as syri, as hunda, as veshi, as mimika e fytyrës, e as këmbët.
Sikur Edi Rama t’i binte atyre rrugëve n’daç të përpjetave të Çidhnës, n’daç atyre të Mirditës, n’daç atyre të Stelushit dhe “nip i Shqipërisë” të zgjonte bukurinë e atij vendi, do të ngrohesha dimrit pa djegë një dru e do freskohesha duke hap dritaren e mbledhë në mushkri ozonin e pishave të kthyer në oksigjen.
Edi Rama është nip në Vuno dhe bashkë me Koçon, tash kur po “u afrohet pleqëria” i ka shkuar mendja të kërkojë “të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na kujtohet hapësira aty sheshi vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”.
Këngë e bukur me iso labe kjo për një kryeministër që ka marrë “më këmbë” Lumin e Vlorës për të zbritur teposhtës së malit drejt “tokave të dajallarëve”…
Mirë thonë në Dibër, “Nipi i mirë shtin pushkë për dajën”…
Ika me mend dislokuar në bukurinë e bukurive të maleve shqiptare, me “Të bukurën e liqenit të Koçekut” në mendje që u detyrua të fliste kur i dashuri i saj i vuri në fyt thikën. Foli dhe u zhduk për të mbetur në legjendë…
Ika për të marrë teposhtës së Çidhnës, për të udhëtuar “Rrugës së Rinisë”, për t’u ngjitur në Sukë të Arrasit, për të hedhë sytë vendlindjes e vend betejave të Gjergjit të Gjon Dibranit e për të marrë frymë në fshatin tim të lindjes, për të ndërtuar me mend, në majë të kodrës në truallin e të parëve të mi, një kullë me qerpiçë me një ballkon që sheh gjolin e Skavicës, vepër “në ndërtim” të Edi Ramës.
Desha në kthim të udhëtoja Rrugës së Arbrit, rrugë e premtuar solemnisht nga tre “kokat pa kokë” të Nanos, Berishës dhe Ramës…
Të tre janë betuar në “gurë e në dru” se do ta ndërtojnë Rrugën e Arbrit!!!
Fol e luaj, i thonë kësaj në Dibër.
Loja e Edi Ramës në udhëtimet e veta si “nip i Vunoit” bie erë. Dibra ka disa “bij” e “nipër” në Kuvend. Pa gojë. Pa laps. Pa trup. Pa kokë. Pa këmbë… I ka marrë Drini… Shpresoj t’i nxjerrë në ndonjë cekë…
O Abdurahman! Po mire mor burre i dheut, banoret e Vunoit ti prene pyjet dhe te thane ijin e liqenevet te bukur? Po nuk mund te rrini pa vjelle vrer dhe per gjera kaq intime te njeriut si ajo e dashurise per vendlindjen?
Si mund te jesh “nip” Katolik ne Vuno ?? Si mos te respektosh Kulturen Orthodhokse te atij vendi ???? Sa bastard duhet te jesh qe te prishesh Kisha Orthodhokse dhe te ndertosh Katolike.
Sado foto te beshe si Enveri, je i pa deshiruar ne zonen e Bregdetit, qe as Turku nuk ju nderoj Fene e tyre te Shenjte.
Si mund te jesh “nip” Katolik ne Vuno ?? Si mos te respektosh Kulturen Orthodhokse te atij vendi ???? Sa bastard duhet te jesh qe te prishesh Kisha Orthodhokse dhe te ndertosh Katolike.
Sado foto te beshe si Enveri, je i pa deshiruar ne zonen e Bregdetit, qe as Turku nuk ju nderoj Fene e tyre te Shenjte. Ali Pash Kopili u mundua ti konvertonte ne Islam dhe Ed Ebu Rami ne Katolik.
sa per NIPIN e Bouno-it eshte vone te kthej koken ne origjinen e tij orthodhoxe pasi e ka menderosur disa here si ateist,myslimon[birazer me Erdoganin] e ”katolik”, madje me katolik se Papa….!!!! Pra,dua te them se orthodhoxet nuk i duan ”prodotet” as ne pleqeri,kshq eshte mire te rrije pas Hanemes m’Tirone…………
Ndersa ketij ”autochtonus” Abdurrahem i kujtoj te kthehet ne token e te pareve te tij ne Afghanistan,se si shume araboshqipfoles po na luajne ”autochtonous” keto kohet e fundit………..
He kishte ndonje kishe per te prishur edhe aty,
apo kishte ndonje shtepi kulture nderuar mbi kishen edhe varret e kishes qe do ta benin kazino ca goro nga fshati.
Turp per Vunoin per per 2 metro asfalt i ben temena keti jeniceri turko-cifut.
Edhe mua me kujtohet vila e Spiro Kolekes ne Dhermi. Ne tarrace ishte e gdhendur edhe nje skulpture e tij me veshtrim nga deti poshte.
Ishte jo shume larg Kampit te Punetoreve te asaj kohe.
Sa gjynaf ky ashiku i Dibres, e paskan lene te gjitha pervec budallallikut.
Tani nuk e kuptova kush ishte çobani dhe kush ishte gjarperi! Nje shkrim vetem per te vjellur vrere, por ta dishe o Abdurraman Ashiku se nuk jane te gjithe si ti shqiptaret. E ke futur veten ne kurthin e intriges dhe dashakeqesit. S’guxon njeriu te flase nje fjale , te shpreh nje nostalgji, te jete njeri midis njerzeve se fap, do çpifin nje kunderfolje ashtu si ke bere ti ne kete shkrim; Ku eshte katandisur shpirti i ketyre njerzeve! Dhe mbiemri me duket pak i çuditshem:Ashiku. Nuk mbaj mend , por me kujtohen nja dy vargje te nje kenge: ashik xhani mos ma tremb, se e kam çoban me dhen… ishte fjala e nje gruaje qe kishte nje dashnor (ashiku) dhe i lutej atij qe te mos ja trembte burin se e kish çoban me dhen.
Sikur nuk e dije qe Edi ishte nip ne Vuno more Abdurahim, por biografine e tij e “nxive” ne Flete-Rrufe-ne tende??!!
Po Edi nuk e ka fshehur kurre kete gje more Abdurahim? Besoj se lajmet ne media nuk te kan munguar? Si te paska “shpetuar” kjo gje more Abdurahim?
Mos valle duhet ta ket per turp Edi qe eshte nip ne Vuno? Perse? Qe eshte nje fshat dhe nje krahine qe nuk u nenshtrua asnjehere nga te huajt? Qe vjen nga nje familje me kulture? Qe kishte nje dajo qe mbaroi studimet e larta ne itali per inxhinieri? Qe punoi ne Shqiperi dhe u denua nga regjimi i kohes perse kerkonte me shume te drejta per punetoret? Qe doli ne mal dhe luftoi pushtuesin nazi-fashist? Qe punoi mbas clirimit per rindertimin e vendit? Qe solli rrugen ne fshatin tend, driten elektrike, shkollen e pare shqipe, qendren shendetesore, ……..? Qe edhe Ju u shkolluat dhe i sherbyhet regjimit?
Ishte regjim diktatorial? Po! Askush se mohon dhe sigurisht as Edi! Por, kur kishte qene Shqiperia me e pavarur dhe me e zhvilluar se ne periudhen kur dajua i Edit punonte ne Byrone Politike?
Qe Edi nuk eshte Perendi, kete nuk e mohojme, qe ka bere gabime, po ashtu, por kjo jo sepse eshte “nipi i dajos”, por sepse eshte njeri si te gjithe ne!
Tani qe lexoj kto vargje te shkruara nga dora jote, kuptoj pse u ndal uji dhe ne Vuno apo ne fshatrat e tjere perreth. I kam akoma te fresketa kur familje nga veriu vinin, punonin pushtonin zaptonin. Here iknin dhe here rrinin, dhe akoma rrijne, dhe akoma vijne. Dhe mire bejne, nuk dua te krijoj percarje krahinore dhe kshu gjerash. Por nje gje duhet thene qarte, qe veriun e prishe verioret. Politika ka bere te veten, por me ndihmen tone. Jemi fajtore ne krim te gjithe bashke si popull. Dhe ti!
Me ket emer e mbiemer tamom shqiptar je….
Mos Ju kerrus edi rames sta ka ai fajin…. shif nga osmallinjt e tjere si sahli berishoviqi se ai I vuri flaken shqiperise o zoti ashik
O Mero, pastro kontigjentin e lexuesve dhe mos lejo me injorantet qe te komentojne. Si ky dybeku per shembull qe eshte aq i trashe sa qe as per te lexuar nuk ditka. thuaji mor burre se autori i shkrimit nuk ka gje as kunder Vunoit, as kunder vunjoteve. thjesht ka dashur t’i kujtoje Edi Rames se Shqiperia nuk eshte vetem Vunoi, se pe rpleqerine nuk mendojne vetem vunjotsit. Eshte e vertete qe pyjet e Dibres nuk i prene vunjotsit, por eshte po aq e vertete qe Edi Rama eshte kryeminister i te gjithe shqiptareve dhe si i tille ka pergjegjesi per çdo pellembe te kesaj toke dhe jo te flase me histori dhe fjali dylberesh qe shume-shume mund te eksitojne ndjenjat e dylbereve si puna e turkofagosit dhe e grekeve te tjere, por nuk i ngrene pike si shef i Qeverise.
o beqir,jepi nje te grasatuar marmides se po te vjen ora me qit sumen ne xhami e te do hoxha te paster…………..ouuuussssttt,palioarapi!
O koqe anari.
Hem shan rrugen e e ben fajtore per shkatrimin e vendit tend , hem do rrug tjeter dhe shan qe nuk po ta ejn!!
Nje pietje kesha:
A erdhen nga Vunoi e ti pren pemet ne fshatin tend?
Sa keq jane katandisur komentet online te Tema-s… Lexues qe lexojne vetem titujt dhe gjykojne sipas rradakes… Ky shkrim eshte i mrekullueshem dhe eshte nje forme publicistike e harruar nga media shqiptare. Jam i sigurte, se komentet me siper, sikur ta kishin lexuar shkrimin deri ne fund, do te ndjeheshin te turperuar per ate qe kane shkruar. Tema, une mendoj se komentet fyese te kesaj natyre nuk duhen publikuar, sidomos kur nuk kane lidhje me shkrimin. Ata vjellin vetem vrer dhe helmojne me shume shoqerine e semure shqiptare
Bujar me lane pa mend komentet e idioteve qe shajne kete shkrim qe eshte e gjitha poezi ne dhimbje.
Kjo eshte kenge e brengave dhe e gezimeve.
Nuk kuptoj si mundet te kete idiote te tille te peshtire qe arrijne te kritikojne kete shkrim me gjithe mend te mrekullueshem,
Asnje poezi nuk do e kishte perkshkruar me bukur vendin e tij.
Dhe une nisa te imagjinoj Bukuroshen e Lugines se Kocekut, kroin me uje te ftohte. Malet dhe liqenet perreth.
Ku ka gje me te shenjte se vendi jot?
Kete vend qe Ramiu me Saliun po e shkaterrojne cdo dite me koncesione..
Atdheu I shqiptareve nuk eshte vetem ne Vuno, po e gjithe Shqiperia.
Shum BUJAR tregohesh me shkruesin tendencioz.Njelloj sikur te ishe vet.
Abdurahim, ne qofsh me te vertete shqiptar mos vill ketu vrer percares.
Edi nip nga Vunoi, ti nip nga Korabi une nga Lezha etj.
C’rendesi ka nga jemi niper?
Shqiperia sot me shume se kurre ka nevoje per bashkim e jo per percares!
Historikisht fshatrat e bregut Kane origjine nga veriu(sa per dijenine e Abdurrahman Ashikut), megjithate eshte ashtu si thote Klimax…
Mos u merzit o Abdurrahman. Shqiperia do behet nga jugu ne veri. Po e fillojme nga jugu se jugu jane te zgjuar, jane te punes dhe te penes. Dibranet jane te mire per pushke, por sot eshte koha e ndertimit dhe jo e pushkes. Do behet edhe Dibra jote do mbjellim pemet se pari dhe do shohim e do bejme . Po u rriten pemet do bejme edhe rruge.
Ore Jack idioti ti nuk i njihke fare dibranet.Dibranet kane ndertuar Shqiperine ashtu sic ti nuk mundesh tua mohosh trimerine se ju shkerdhjene juve para e mbrapa ore i marre.Para se te merresh me komente gazetash lexo me shume dhe lexo sidomos per Dibren dhe dibranet ore bir i Koqes Kokedhjerit.
Ndertues kane qene gollobordasit qe ne fakt ishin ne krahinen e dibres por asnjehere nuk e quanin veten dibrane
Gojendyre dhe injorant. Mjere kush rri me ty.
More Dash, po ku e ke mesuar se leberit (se ketu hyjne edhe himariotet) jane te ardhur nga veriu.
Mos ke lexuar shkrimet e “historianit” minoritar grek Panajot Barka qe thote se ata shqiptare te veriut u vendosen ne troje te banuar nga greket?
Nuk ka snje studim deri me sot ne historine e studimeve shqiptare brenda jashte Shqiperise qe ta pretendoje kete qe thua .
Kjo qe thoni ju eshte nje legjende urbane tipike (muhabet kafenesh) e krijuar nga veshtiresite qe gjejne njerezit per te shpjeguar ngjashmerine e mbiemrave te LAberise me veriun (Gjoleka, Koleka, Gjipali, etj).
Shpjegimi kesaj eshte tjeterkund . Keto forma kane qene te njejta ne kohen e perhapjes se krishterimit ne Shqiperi. Me ndarjen e Kishes se Lindjes nga ajo e Perendimit ne shekullin 11, veriu i Shqiperise mbeti katolik dhe jugu i mbeti Patriarkanes se Konstantinopolit e cila ishte me pak tolerante ndaj formave vendase te emrave biblike. Keshtu Gjoni ne jug do te behej Jani, Pali do te behej Pavllo, Kola do te behej Nikolla, Leka do te behej Aleko etj. Megjithate format e lashta ruhen akoma si mbiemra njerezish (qe nuk kujdesej t’i ndrontekisha) dhe ne rrethe te tjera ne jug te Shqiperise (edhe sot ke ne Korce e ne Kolonje mbiemra Gjoka, Leka, Gjini, Pali, etj).
Abdurahim Ashiku eshte nje nder gazetaret e rralle dhe profesionist qe me shkrimin e tij i ben nder gazetes Tema dhe cdo gazete tjeter qe do te kete luksin te botoje shkrime te tilla te mirefillta publicistike qe sot pak mund ti levrojne .Tema qe ngre ku gazetar nuk ka te beje fare me percarje apo me mohim te punes se bere nga qeveria e Edi Rames.Por ai kerkon qe kjo qeveri e votuar sic i pelqen Rames nga mbi NJE milione eshte qeveri e shumices se Shqiptareve ndermjet te cileve dhe e Dibres.Rama dhe Deputetet socialiste te Dibres fituan ne Diber sepse premtuan nje gje te vetme ndertimin dhe perfundimin e prentimit te te gjithe fushatave te Rruges si Arberit dhe me keto genjeshtra fituan sepse populli demokrat dhe me zemer te madhe i Dibres besoi se Rama do te sillte ndryshime dhe zhvillime edhe per Dibren.Por sic duket nuk eshte Rama ai qe udheheq por 2K ose 2 Koqet e dhjera te cilet urrehen edhe nga vete deputetet e majte te jugut.Se Koqe Kokedhjeri lufton vetem per buzneset e tija dhe jo per jug apo per Shqiperi.Supozojme veriori i nderuar Abdurahim Ashiku iu kundervu me kete shkrim, por keni jugorin e talentuar dhe te guximshem Bledi Mane qe ben te njejten gje. Pra me ftohte ne gjykim,keni te beni me nje gazetar te mirefillte qe i ka shoket e rralle.Te lumte pena zoti Ashiku.Per shkrime te tilla kemi nevoje vetem keshtu shkojne perpara zhvillimet demokratike.
BUKUR ! DAJAT SHTINË PËR NIP. SHTINË ME QUSKËR ME KOKRRA DËLLENJE TË KUQE…
[email protected] krysho ludovik
U shkriva se qeshuri me pseudonimin tend
Me kujtoi filmin francez.
Por si neper tym kujtoj edhe fjalet
E berishes ne kuvend
Qe tha se edi eshte me origjine nga shpiragu.
Cfare shkrimi idiot! Pershesh me dhalle!
Jo vetëm Deputetët e Dibrës i ka marrë Drini, por gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët i ka marrë ” lumi” me këta politikanë dhe shtetarë (nga të gjithë krahët) ,të cilët veç për Shqipërinë nuk duan t’ja dinë.
Edi Rama eshte nip Vunoi, por te them te drejten nuk e ka frekuentuar ate si niperit e tjere te Vunoit. Me behet qejfi qe i hodhi syte njehere nga bregu se cdo vere kur vemi ne Vuno te gjithe mblidhen dhe diskutojne se cdo behet me problemet e fshatit. Gjate ketyre 25 viteve te demokracise per fshatin nuk eshte bere asgje. Nuk ka uje, e as drita, dy gjerat kryesore dhe minimale qe duhet te kete nje komunitet . Fshati eshte lene ne dore te zotit. Shpresoj qe kjo nisem e Edit dhe e qeverise se tij te jete fillimi i ndryshimit te ketij fshati me njerez te zgjuar dhe punetore.
Sa per kete idiotin qe ka shkruar nuk e di se si ia publikoni shkrimin. Kush vjen ne Vuno kthehet perseri, dhe e vjen mire qe Rama do plaket atje se do bejme nje dore spathi sebashku.
AWESOME!.nuk ju njoh dhe as lexuar asnjehere, por shkrimi juaj eshte fisnik. NUK DUA REPLIKE NGA ANALFABETET KOMENTUES.
Ne shqiperi do jete gjithmon llumi qe nuk do ta leje kete vend te qyteterohet .Edi Rama eshte nje kryeminister i qyteteruar dhe i shkolluar dhe ai udhehiqet me bindjen qe ky vend do civilizohet dhe llumi do hollohet me kalimin e kohes.