Teoritë konspirative dhe frika nga Erion Veliaj

4 Prill 2016, 11:29Politika TEMA

Erion Veliaj është kthyer prej kohësh në politikanin më të sulmuar në PS, edhe para se të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës.

Arsyet janë të shumta, por mediat pranë PD-së kanë zbuluar atë më kryesoren.

Sipas tyre, Rama e ka projektuar Veliajn si pasardhësin e tij në krye të PS-së.

Edhe sot e kanë evidentuar këtë fakt, me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Sipas tyre, fakti që Erion Veliaj ka mbajtur fjalimin e parë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, tregon se ai është zgjedhur nga Rama si pasardhësi i tij.

Në fakt është argument banal, pasi për nga rëndësia, zakonisht është aq që flet i fundit, pasi këtë argument e përdorin edhe pse Veliaj foli i pari në Kongresin e PS-së.

Për më tepër, ceremonia e sotme ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe jo Rama, që nuk ka marrë fare pjesë.

Veliaj është një politikan me peshë në PS dhe në një të ardhme edhe mund të synojë të zërë postin e Ramës, por kjo nuk përcaktohet nga fakti se ku flet dhe kur flet.

23 komente në “Teoritë konspirative dhe frika nga Erion Veliaj”

  1. olta says:

    Per teori konspirative kta te PD jane te papare, te mekin :’D
    Cnuk u shpik menja .. fundja nuk kane cte bejne, kte pune kane patur gjithmone vetem mashtrime dhe trillime si kur ishin ne pushtet si tani ne opozite… sdi a ka me njeri qe besoj pallavrat e ktyre ?!

    1. dymi says:

      Keta shkojne me praktiken e kohes se MaoCeDunit, kur per te percaktuar hierarkine partiake e shtetrore analizohej se sa centimentra larg Kryetarit ishte ulur ky apo ai personalitet.

      1. Albi_I says:

        Pse, a nuk funksionon akoma keshtu? Kujton ti se ke te drejte te zgjedhesh ndokend pervec miqve personal te Rames dhe Sales sot?

        1. ALpini says:

          PD-ja
          mshin bythen me Erion Veline
          e jo te mendoje kaq gjate.
          ……………………………………………………….
          para 7 vitesh keta qe sot po “festonin”
          hyrjen ne NATO,kishin dalur e
          protestonin kunder futjes se
          Shqiperise ne NATO.

    2. loli says:

      lali eri me ushtrine e kalamajve, duke mbushur me komente pozitive per veten gazeten tema. mjaton te hapsh fb dhe e sheh mire sa e duan lali erin

      1. Kiu says:

        Me ushtrine e pedeve deshe te thoje

  2. Teuta says:

    Me ramen nja 10 vjet e me veliajn nja 10 vjet pas Rames, PD do kete opozite shume te gjate

    1. loli says:

      po tallesh ti?? njerezit janee zgjenjyer si asnjeherr nga ndonje politikan, si nga edi ashtu dhe nga lali eri, thuaj shyqyr qe PD eshte e marre fund se do kishin rene xha te dy deri tani

  3. Mira says:

    Sa ka punuar Veliaj keto muaj per Tiranen, duket se PD sdo vije ndonjehere ne krye te Bashkise se Tiranes. Prandaj ata te PD kane fillu si hiename shajt, e sulmojne se punon.

  4. flori says:

    Si eshte ajo shprehja “Kur nuk ke dicka te sakte per te thene me mire mos flit fare” .. por kta te PD nuk e dine kte madje bejne te kunderten … Vetem flasin e flasin e flasin pa pushim pa menduar nje here cpo u nxjerr goja.. Kujtojne te shkretet se ende mund te mashtrojne popullin ,ama te vetmit njerez qe mund ti besojne jane vetem ata pak te rinj te PD qe u kane bere lavazh truri…
    PD ne pike te hallit.

  5. Anki says:

    Erion Veliaj duhet te sterelizoi perpara demokratet pastaj qente e rruges, se qente po nuk i bezdise nuk te ngasin ndersa Demokratit vetem te llapin dine.

  6. salehi ka fillue me fantazue ,
    si me Qen FILLOZOF ,
    qent mi shptue ,
    vaksinave te bashkis mi bo bllof
    uaah-hahahahhahahahahahahah
    filllozofi from vicidooli

  7. Albi_I says:

    Veliaj eshte nje askush ne PS qe nuk e do njeri dhe kete e di ai, ju dhe kundershtaret e tij. Ai nuk po behet kryetar se po e meriton po sepse po i dhurohet dhe njerezit kete po urrejne – faktin qe po i imponohen lideret e nuk po zgjidhen nga ata.

  8. Vini says:

    Deklarata e PD eshte argument banal?!
    JO cflisni keshtu?? PD nuk thote kurre budalliqe te tilla.. ata flasin vetem me fakte te miremenduara dhe cdo gje qe thone eshte e vertet.. si mund te jete argument banal?? Madje kane shume te drejte se fundja nje njeri qe punon shume per qytetin e tij meriton cdo vote e cdo post dhe ata te PD i “dine” mire kto gjera se fundja u munduan aq shume te shkretet per Shqiperine tone sa nuk lane gje pa vjedhur e shkaterruar, po gjithmone ne te mire te shqiptareve, te mos keqkuptohemi…

  9. elona says:

    PD me duket e ka alergji punen,.. dmth kte e dinim tashme se i patem aq shume kohe ne pushtet dhe nuk bene kurrfare gjeje per Shqiperine vetem sa e zhyten me shume ne borxhe e prapambetje, por qe te ishin kaq shume kunder puneve dhe sherbimeve per qytetaret kte se dinim.. Nuk guxon Veliaj te beje nje te mire per Tiranen tone me 1000000 probleme se direkt dalin ose ne protesta ose me teori te tilla konspirative…
    Reliasht gjynah ne c’nivel kane perfunduar..

  10. elidona says:

    Nuk ka rendesi fare se c’bindje politika ka dikush..per sa kohe kryetari i bashkise ( kushdo qofte ai ) perpiqet te rregulloje problemet e qytetit tim dhe ti ktheje atij fytyren e munguar , per mua eshte ne rregull. Fundja kete do cdo qytetar per vendin e tij.
    Pastaj sigurisht nga ana tjeter qendrojne personat qe e vetmja pune qe dine te bejne eshte te shpikin teori konspirative..Cdo kush me 2 pare mend e ben vete dallimin..

    1. Gerti says:

      Po punon Erioni? Une di qe po ben 10 foto per nje llampe qe vendos.

  11. Syrja Qarri says:

    O Mero ! A nuk te duket se e ke mbaruar rolin e sherbetorit te bindur dhe pa kushte ndaj PS ?
    A nuk te duket se ka ardhur koha t’i kthehesh gazetarise ?

  12. anticensurë 25642654 says:

    normalisht kanë të drejtë!!
    në shqipëri nuk ka karrierë në bazë të meritokracisë,por thjeshtë të lënjes trashëgimi!!
    mos vallë nuk e vërtetojnë veprimet e PDsë??zgjedhja e dhunëshme e bashës dhe dhuna ndaj olldashit??(të paktën bënë sikur bënë zgjedhje)
    mos vallë ndryshimi i statutit nga “zagarët e ramës”nuk vërtetoi se nuk ka meritokraci dhe mungesë debati në PS??
    që rama nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni nuk e ul vlerën e “teorisë kospirative”për veliajn!!mos vallë nuk ishin “teori konspirative” ngjalat e lalëzit??mos vallë pak ka gënjyer rama,pakë kamohuar dhe më pas janë faktuar “teoritë konspirative” për ramën??
    mero e ka kthyer temën nga “zbirruese”në “mbuluese”!!
    mero je bërë shuarsi i të shtënës për ramën(silenciatori)!!

  13. aqif tahipi says:

    Ne te vertete ne sistemin qe jetojme nuk ka reklame te keqe ose te mire por vetem reklame. Shqupsat duke dashur te shajne erionin me cdo kusht ,pa dashur po i bejne publicitet falas.

  14. Vajmedet says:

    Disa komentues na e shesin lali erin si shembullin e punes. Po meqe qenka kaq punetor ky lali Eri si shpjegohet qe nuk ka asnje dite te vetme pune pervecse asaj qe i dha Rama.

  15. shijaku says:

    mero po e gjuan erionin shume, sdo ishte ide e keqe qe te jet kryetar, po mua do me pelqente me shume anisa spiropali, eshte me e plotesuar

  16. elton says:

    Pra tema na garanton ne qe Erjon Velia qe nga 0.01 % te votave m eG 99 u be kryetar Bashkie nuk do behet kryetar i PS??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje