Përshtypje nga një bisedë mbi erosin, në Opinion-in e TV Klanit-
Ndodhi para ca ditësh… Drejtuesi i emisionit, i cili në rubrikën e tij paguan njerëz të mblidhen ta dëgjojnë dhe jo t’i dëgjojë, që pasi pyet dhe ndërkohë që tjetri përgjigjet ai mendon vetëm për pyetjen e radhës dhe për numrin e filmimit, që i kërkon regjisë të hedhë mbi ekran, mblodhi ca zotërinj e zonja dhe u ofroi temën e shumë tabuve që pengonin emancipimin e shqiptarëve në shekuj.
Tema e erosit ishte e zgjedhur mirë, por përgatitja ishte e lodhur dhe, me dy-tri përjashtime, përzgjedhja e pjesëmarrësve ishte për të qarë hallin. Mbi të gjitha nuk pat marrë mundimin të thërriste një aktor të lëçiste a recitonte ato vargje të anonimëve, apo të poetëve të vdekur që patën shkruar për dashurinë, por edhe ato mori përsipër t’i recitonte vetë, duke mos u tutur hiç që nuk e qëlloi asnjëherë theksin logjik dhe që në çdo dy fjalë, bënte mesatarisht tri gabime!
Mbi të gjitha për shkak të shijes së tij ordinere dhe për mungesën e përgatitjes së pjesëmarrësve, në më të shumtën e kohës, aty nuk u pa gjëkundi përqasja delikate ndaj kësaj teme. U nëpërdhëmbën vargje të shëmtuar të përsëritur disa herë gjatë bisedës si “sisët i kullonin djersë” apo u suall portreti i një gruaje të trembur që kish pozuar dhe shfaqur gjoksin e hapur ngaqë, me gjasa, i patën vënë para syve tytën e kobures…
Sinqerisht, nuk mund të kuptoj dhe të mrekullohem përpara “sisëve që kullojnë djersë” dhe përpara mungesës së feminilitetit në një tablo ku feminile janë vetëm dy thithkat e gjinjëve.
Nuk pashë t’u lihet vend dy vajzave të reja të ftuara aty, që u përmbytën nga tablo të përzgjedhura keq dhe nga vargje banalë të K.Th. Spirit, Pano Taçit dhe të asaj poetes që ka marrë monopolin e emancipimit të shqiptarëve, për të cilën do të flas, në mbyllje të këtyre shënimeve.
Ndihej një thatësirë figurshmërie, që erotika më shumë se çdo temë tjetër ka nevojë për të. Shikuesit sot kanë më shumë nevojë për figurshmërinë se sa për puthjen, lakuriqësinë, mishrat e kapërthyer dhe skenat pornografike, që janë fundi i pusit të fshehtësive. Nuk janë kërkesa namuzqarësh dhe konservatorësh parapëlqimet e gjysmëlakuriqësive që janë në shumicën predominuese të rasteve më të bukura se vetë lakuriqësitë. Përtej lakuriqësisë ka shkretëtirë, asgjë të re nuk pret të shfaqet më, kurse milionat e syve të drejtuar mbi ato gjysmë të fshehta, ushqejnë fantazitë që janë edhe ato miliona të ndryshme, të mjafta, të pasura edhe më të pasura.
Shumë vite më parë artisti Aleksandër Lalo, vinte nga malësitë e Kukësit ku punoi disa vjet dhe më tregonte tekste këngësh që pat mbledhur nëpër ato vise. Më ka mbetur në mend një tablo popullore që krijonin ca vargje të mahnitshëm të një kënge. Përpiqem t’i kujtoj:
“Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o babë un derën/ Ma ka zanun trimin gjumi/ m’i ka zanë flokët përfundi …. Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o nanë un derën/ ma ka zanun trimin gjumi,/ ma ka zanë krahin përfundi/ Tak tak tak po troket dera/ Çile nuse derën/ S’mun ta çil, o motër derën/ ma ka zanun trimin gjumi/ ma ka zanë kambën përfundi… “
Isha dakord me Lalon që kishim përpara një finesë të jashtëzakonshme të përshkrimit të një tabloje shtrati, pas natës së parë të stuhisë martesore, që gjenia popullore ka ditur ta endë dhe të na e lerë trashëgim. E të na e paraqesë kundër asaj tabloje banale “me prehërin e nënesë,/ ku sisët kullojnë djersë!”
Vargjeve të Poradecit mund t’u shtoheshin një sërë krijimesh të Nexhat Hakiut, të Kadaresë të viteve të tij rinore, kur ai “ishte këmbanë, që tingëllonte në çdo vështrim vajze,” apo të Petrit Rukës që, ndonëse pa ndjekur rregullisht gjithë krijimtarinë e trojeve tona, mund të them se Ruka i ka të shumta poezitë erotike, ndofta më të bukurat shkruar ndonjëherë nga një penë shqiptare, dhe që aq vëmendshëm ishin paraqitur në një bisedë shumë më të fisme se kjo, drejtuar nga Aulona Minga në “Kafenë e së Djelës” në TV Publik. Vetëm dy strofa për ilustrim…
…………………………………………………………
O moj çmendje e bekuar, thikë e ëmbël, pa harrim,
Nëpër borën dy pëllëmbë…në një natë të Jugut tim,
Qysh i mbushe trupat tanë plot e plot me ura zjarri
Dhe na shtrive lakuriq mbi çarçafët prej acari.
…………………………………………………………
Shkriu bora me rënkime gjersa doli toka poshtë ,
Përmbi kryq të trupit tënd unë, Krishti, pa një gozhdë,
Krisht i moshës njëzet vjeç, me një Bibël kuturu,
Ngjisja malet e Sinait, – ata ishin gjinjtë e tu…..
Gjinjtë e tu!… Ca gjinj që nuk kullojnë asnjë pikë djersë!… E pranoj kundërvënien me arsyetimin që shijet janë krejt subjektive dhe personale, ashtu si edhe përzgjedhjet, por kam mendimin se krijimtarisë së pasur të këtij poeti të rrallë, e sidomos, qasjes së tij ndaj kësaj teme preferenciale të poezisë, kritika dhe vëmendja insitucionale të humbura në xhunglën e tranzicionit, nuk po i kushtojnë vëmendje. Por ama nuk është se neve nuk na janë dhënë modele të reja, nuk është se nuk janë shënuar kampionë të novacionit dhe të guximit poetik, edhepse vendi për guxim poetik tashmë nuk ekziston, po qe se nuk ngatërrohet guximi me paturpësinë.
Nuk mund të mendohej që të mos ishte e ftuar në këtë bisedë të TV Klanit, zonja Rita Petro, e cila na solli një faqe nga libri i saj “Vrima” duke na thënë gojëplot, se nga ky, libri më i shquar i vitit, ajo ishte faqja më e shquar e saj.
Të më ndjejë zonja poete nëse nuk e kam memorizuar si duhet recitimin e saj.
“Eja i dashur,/ Po të pres sy hapur/ Po të pres gojë hapur/ Po të pres krahë hapur/Po të pres këmbë hapur/ Futu në tunelin/ Ec në tërë gjatësinë e tij/ ku dalje në fund nuk ka/ shijoje zhurmën e ujërave/ dhe stërkalat e bardha…”
Kam patur rast të dëgjoj edhe të lexoj nga libri i saj edhe vargje të tjerë më skandalozë – jo për shqiptimet tabu, por për varfërinë artistike, – që më ka krijuar bindjen se ai vëllim do të ishte më përshtatshmërisht të quhej manual për masturbatorët dhe praktikantët e onanizmit, se sa një vëllim poetik.
Dhe ky vëllim cilësohet si libri vitit!
Dhe ky vlerësim i shpallet asaj dhe publikut, estetëve dhe poetëve, në prani të Ministres së Kulturës dhe të vetë Kryeministrit!
Ne tani jemi të lirë. Diktatura, dhe njëri nga nënkomponentët e saj, çensura, nuk ekzistojnë më. E askush nuk po na i flak turinjve dhe nuk na i kundërshton krijimet tona banale. Zonja Petro si të gjithë ne e gëzon këtë liri dhe mund ta botojë librin e saj dhe mund ta shesë lirisht, po qe se ia blejnë. Bile mund të ketë edhe shitje rekord, se, siç thamë, masturbatorët nuk janë të paktë në numër në këto viset tona.
Por për këtë liri nuk janë kryeministrat tanë që e kanë meritën. Dihet që ata bëjnë mjaft kujdes që ministrat e tyre, si cilësi të parë të kenë qëndrimin gatitu dhe mos kundërshtimin. Ca më tepër, në rastin në fjalë… Është zoti Rama dhe jo ministrja e tij, e cila për shkak të staturës dhe autoritetit të saj të mangët në fushat e kulturës, nuk ma ha mendja ta bënte dot atë thagmë. Pra është kryeministri që u kujdes që të na e jepte këtë libër si model të arritjeve në rafshin e letërsisë. Ky përbën një imponim të mjeruar, të dhunshëm, me domethënie shumë të trishtë.
Dhe ja një nga konformizmat pasdiktatorialë: ai njeriu që u sjell shqiptarëve Opinionin e madh, ai gazetari që flet se të tërë të ftuarit sëbashku, dhe që i mbledh ata që ta dëgjojnë, fton në krye të vendit kampionen e emëruar të emancipimit poetik të shqiptarëve, e cila ligjëron:
Eja, o i dashur, po të pres me këmbët hapur
Te lumte, te lumte, te lumte!
gjithe ky shkrim
http://bit.do/eja-o-i-dashur-me-pallo
Blendi Fevziut i ka betur ora e 12.As mis as peshk.
Dhe kater ” Të lumte pena, Pellumb Kulla ” nga ana ime. Na mbyten Fevziret perdite, nga çdo ana, nga çdo fushe. Banalitete pa fund, Fevzira pa fund, qe duan te na ngopin me banalitete, felliqesira dhe na e shesin per art.”Vrima” plehra qe na e shesin per modernizem. Ministra dhe kryeministra, qe jo vetem nuk bejne punen e tyre si duhet bere, por na tregojne udhen e artit, ATA MEDIOKERIT, Fevzot, Petrot, Ramat …
mi grrite moj qimet perpjet ,
mi fryte qillotat rende ,
mbaje inatit tend perjet ,
vec mos m’kerko ..n’tjater vende .
Dakordesoje gjithçka, me presje e intonacione.
Nje shkrim i mrekullueshem te cilin do te duhej ta botonin te gjitha gazetat e ketij vendi, do te duhej ta lexonin tere gazetaret tane te kultures qe shkruajnw per letersine dhe botimet, perr poezine dhe per artin ne pergjithsesi. Nje shkrim leksion qe mund te merret si nje etalon i kritereve te thjeshta per te dalluar poezine erotike nga ajo banale pornografike. Dhe i shkruiar mrekullisht prej nnje pene te madhe si ajo e Pellumb Kulles. Falemnderit, mjeshter qe nuk pushon se qeni qytetar i dores se pare ne letrat shqipe.
Jo po të të ftonte ty, plaçkë e vjetër. Sa për dijeni ai libër (Vrima) nuk ka marrë ndonjë çmim apo vlerësim si “Libri i vitit”, por ka marrë çmim ana e jashtme e tij, faqosja, ilustrimi, kapaku etj. Në fakt kjo lajthitje u bë edhe në atë emisinoni që përflet ti: Opinion, ku të ftuarit e diplomuar “Specialist për gjithçka” të Fevziut nisën të vjellin vrer injorance ndaj verseve të librit, ca nga padija e ca nga që, ashtu si edhe ti, nëpërmjet atij libri deshën të godasin K/ministrin i cili mori pjesë formalisht në dërëzimin e çmimit. (Çmim i thënçin). Ju zoti Kulla, le që nuk jetoni këtu e për rrjedhim mbase nuk i ndiqni dot gjërat e ditës, por keni edhe një formim të pashmangshëm komunist: të paragjykoni e të përgojoni të tjerët. Në fakt jam dakord me ju për emsionin (emisionet) e dobët të Fevziut, por në pjesën e dytë të shkrimit, që nuk ka lidhje logjike me temën, priresh të derdhësh ato që ke brenda për dikë. Më mirë të mos e kishe zënë në gojë poetin e vërtetë P. Ruka, pse ia prish imazhin, edhe pse hiqesh si mik i tij dhe Ai të nderon ao ashtu.
…te paragjykoni e te pergojoni te tjeret… kjo dmth “formim komunist”!? Uhahahahahaaaaa,hajde SUPER PARAGJYKUESE hajdeeeeeeeee ?
Moj ti Zana e bjeshkes a e njeh mire ti z.Kulla e para ai ka qene eshte dhe do te jete gjithe jeten e tij anti komunist e artist i pa kapshem sepse nuk shkruan per tu dukur por per te treguar se ne çfare derexheje keni aritur ju articuket e pa formuar ai eshte ikona e penes mundohu ta njohesh nga afer
Me Edi Ramen mos e krruaj shum o pellumb o pllum
Per vleresimin e kapakeve te librit, ku ne ceremoni per kapaket asistonte dhe kryeministri, nuk besoj qe dhe ky “placka e vjeter ” te mos jete dakord qe jane kapaket me te mire te gjitha koherave. Keshtu nisin vleresimet, moj Zanushka. Dhe Petrarka e deri tek Esenini, poetet per kapaket dhe libralidhjen jane vleresuar ne fillim. Bashkohem me ty edhe per demin qe i ka sjelle “placka” Rukes, duke e quajtur poetin me te mire te paskomunizmit . E ka marre me qafe! Shyqyr qe te kemi, moj Zana!
Zana dukesh qe qenke “Vrime” fare!
Rita apo Zana “Vrima”, po cpate moj poete, po pse u fyeve aq shume? Po c’tha i ziu Pellumb? Qe poezite e tua, nuk bejne nje lek!!!! Po pune e madhe, ja i lexon ti Rama, Mirela flokegjata, dhe disa “adhurues te poe-zise” te “mahnitshm”e te krimtarise tende. Na fal ndoshta per injorancen tone ne kete fushe, po eshte ceshtje “VRIME”.
Eh more Pellumb Kulla ..kjo eshte edhe nje nga “vlerat” qe kemi fituar gjate ketyre 25 vjeteve…. megjithese une e quaj antivlere…
alvanezika pramata….. c pret tjeter ???? si ne cdo fushe dhe tek kjo po e “ndritin” …
Shume bukur Kulla. Pra kur flitet per art telespektatorit duhet ti serviette art. Kur flitet per seksiologji tia leme Rita Petros te recitoj vargjet e saj.
Do lavroj hidhërimet në pranverë
….
Në vjeshtë do vjel poezi
Zana,une nuk e njoh fare,po fare,P.Kullen.Por ama paska shkruar dicka te vecante.E pelqej.Deri sa Kulla ka rene ne vargjet e Petros,duhet te ngrihet tek Vargjet e Rukes.Pastaj si qenka qe nje kryemister te marre pjese ”formalisht”?
Dhe te thuash te verteten nuk eshte se ja prish imazhin dikujt apo ja rregullon dikujt tjeter.Kulla sikur ngutet kur thote se ”Vrima”,duhejt te ishte nje doracak per te mastrubuar(pasi per mua do bente qe mos ta beja ate pune sa te jem gjalle).Epo qe me ben te dridhem eshte nje varg i Poradecit”Posi pjeshkeza ndene flete”,(meqe ishte llafi tek gjinjte e bekuar).
ju jeeni te gjithe rrota kari ,
Pellumb Kulla ka plotesishte te drejte ,
nderkoh qe gjithe ju duke filluar nga fejzo bytha jeni fundi botes ,
qe s’duhet ta ndyni emrin Letersi -a po Poezi etj si kto me gojen tuaj te dhjer ,
dhe me trut juaj idiote .
Ju duhet tju ndalohet ´madje te flisni mbi letersine me gjithe ato kurvat komuniste ,
te gjithe sa jeni ,sepse qelbni ne cdo hapje goje .´dhe injoroni Termin Letersi Poezi etj ,
ju jeni …e dini ju se cilet jeni vall ? Jeni plehrat e ksaj Bote ,jeni karikatura e njerezimit ,
jeni thjeshte funderina te njerezimit .
shpresoj qe ky art imi shitform alla shqiptarce ,ashtu si juve ju penetron ne gopin e trurit tuaj ,
ju le te kuptoni dicka ,se cfar jeni .
Bravo mjeshter! I gjithe shkrimi ka nje arkitekturen te persosur dhe nje rrafsh llogjik konstruktiv si në aspektin e analizes estetiteke te fenomenit te analizuar, po ashtu edhe në ate utilitar perballur me konceptet dhe parashtrimet deri injorante e pakontroll qe ofroi ai “opinion” i çartur.
Sa keq qe pena si Pellumb Kulla i ndeshim rralle në kete mjedis te helmuar nga banaliteti dhe mediokriteti!
Erdeta…!!
emer i padegjuar ndonjehere,shqiptar 100 % dhe shume i bukur….!!
Shkrim i bukur e plot ironi therëse, z. Kulla. Ia ka lajtur karapenxhin kryeministrit mediokër e snob dhe asaj ministres bythëlëpirëse.
Zana, vetem Pellumb Kulla nuk eshte dhe nuk do te jete kurre placke e vjeter. Nuk behet dot per talentin dhe mencurine e madhe qe ka ne te gjykuar. E sa per mentalitet komunist, po te jap nje keshille. Lexo nje liber te tij rrenqethes qe titullohet “Jo te gjithe te vdekurit prehen ne parajse” qe te mesosh se ka ne fisin e tij aq shume njerez te masakruar, vrare, varur e pushkatuar pas Clirimt sa nje krahine e tere. E nese ka nje njeri qe eshte antikomunist, ai eshte Pellumb Kulla. Por ai ka te drejte kur thote se qofte kryeministri a dikush tjeter duhet te maten mire kur bejne gjeste mbeshtetese per libra te tille si Vrima, qofte edhe per cmimin e dizajnit me te mire. Se jane gjeste me rrezatim politik dhe ndaj i ka keshilltaret prane vetes. E ne se ai zgjedh keshilltare idiopt si Fate Velaj, prape faji i tij eshte. Shpresoj ne mirekuptimin tend dhe bie dakort me nje pjese te madhe te arsuyetimit tend mbi banalitetin e librit dhe te emisionit.
Vrimen e pelqenn shume kryetari i keshillit te mistrave
Jane ca te verteta qe te gjithe i shohin,por duhet t`i thote Pellumb Kulla,qe nnjerezit te thone:–Po ai Fevziu vertet pyet,por nuk pret te marre pergjigje,,keta vargjet e poetes Petro jane pornografi me shkrim,por pa figure,zerin e fut fefziu,shoqeria shqiptare nuk po emancipohet,por po terbohet etj,.etj.
sic ka thon sali berisha
nonen mu ne gop ta sisha
e ka thon dhe fatos nano
leshi pidhit tu boft spango
ta lerofte
ylli pango
e permend dhe edi rama
rrota karsh ngrejt si kallama
demokratet nji nga nji
mu ne byth jan tu u qi
kush I ka bythet e trasha
aj pederi,lulzim basha
Lum si une qe te kam kojshi,kur merzitem vij e rri, me pi vene e me pi raki
nje shkrim brilant e nje pene brilante dhe nje njeriu briland…a doni me per Belulin, kemi fatin akoma qe i kemi keta kollozer qe tju kujtojne se po shkoni drejte degjenerimit te peshtire dhe eshte injorance ta kuptosh si civilizim nje perversitet te hapur ku ka vetem mangesi nga autoria qe vetem fytyren me ja pa sheh qarte perversitetin e saj.
Cezarit jepi ate qe I takon cezarit! Inat kije por jepi hakun,Pellumb Kulla na ka dhuruar nje perle….
Sot me pelqeu ky rrufjani.
Kur ngrihet gjer te arti ben mire te mos luaje qe aty..atje ta derdhe talentin e tij
Me “gazetare” tip Fevzo dhe gazeta Tip Panorama e ku di une cfare te tjera qe asnjehere nuk dihet si financohen dhe si i qendrojne tregut…. keshtu do jete…….medie qe kane per te qene turpi yne.
Vetem ata qe fitojne nepermjet tyre i quajne medie, nje shoqeri e emancipuar vetem medie nuk mund ti quaje.
Deri sa te piqet shoqeria dhe te formohen mediet e pjekura tek ne, jepi Fevzo……shitu ti sikur ke René nga qielli, fito…..por mos Harro, ne qe ndonjehere te shohim e degjojne….na i sjell zorret tek goja
Caramelle zana /vine nga Tirana…kushedi nga vje ti zana…kulla ishte metaforisti me i madh i para 90!me humor ja fuste sistemit.pranej ik o zana ik.ske byth me kritiku pllumin!
Rrumpalle komplet! O gazeta tema,publikoi komentet e mia se shoh qe nuk e ve ujin ne zjarr kur komentoj une. Prasi
ME ARTISTIKE DHE EROTIKE JANE ATO TE KACAKUT TE FERRES ME SIPER…..POR KULLA BRAVO PER KETE SHKRIM…!!!!!!!!!!!!!!!
kacaku i ferres nuk e ………me ju ktu e metej si ju llapaqenet e temes ,
dhe ironin qe perdor aty per gjuhen fshatare e idiote te pseudopoeteve ,
s’arrin ta kuptojn asnji idiot i asaj bote nastradinesh .
ajo bote aty ka mar fund njiher e pergjithmon
fantasitk!!!!
Sa herë lexojë shkrime te tilla errësira që ka zënë sytë tan cahet, gëzohem kur mendoj se rrezet e dritës duket se ekzistojnë.
Ndihem mirë edhe pse janë shkendija shumë të vogela në errësinën pa fund.
Shqipëtar të tillë janë shumë të rrallë, të pakët në vendin timë.
Ndihem mirë që ende ka.
Ju lumte i nderuar Kulla. Shkrim per pulitzer.
eja mi dashnore moj
hajt ta rras hajdarin n goj
o dashnore mi dashnore
kte hajdarin tem ti more
“eja i dashur me shale hapur”
c’jane keto shkrime bajate pa vlere,pa kuptim pa sens.po c’jane keto qe presin me shale hapur.sa keq tingellon,Artilulli ka kuptim,eshte konkret.por duhet theksuar cilat jane keto femra qe presin me shale hapur.
pse duhet te ngsterrohet dashuria me shalet,
sot jo vetem shalet po dalin ne treg por te gjitha intimitete.
pershendetje tema!
tani po futet”hashashi” edhe nepet libra:sake keq.pse duhet lexusr “vrima” e shkrimtares,cfare vlere paska kjo? cdo kudh e ka qejf nje femer te bukur por jo reklama te pa denj.bukuria s’eshte “vrima” bukuria duhet te jete shpirti dashamires e krijues i femres,dashurija per njerzit ne familje shoqeri e pune. ndersa intimitetet kane rendesine e tyre por dhe vendin dhe kohen. ato nuk duhet te jene objekt zyrash.ne vendet epuned apo barebe e rrugve.shtypi sot eshte i lire si edhe njerzit por ne radhe te pare vepron llogjika.
kuj i hyne ne pune ato nxjerjet e pjesve intime te femrave qofshin artiste apo gazetare etj
mendoj se duhet te shkruhe me shume per perballjen efemrave problemet e kohes,si te arsimohen ,si ta prbsllojne dhunen e rruges e te familjes,e shumme shume te tjera. artikulli “hajde i dashur te pres me shale hapur” ka nevoje te kuptohet drejt.artikull shkruesi ben mire qe hedh ne lete memdimet e tija po kmendoj qe duhet te jape edhe shembuj poziteve nga shteti ku ai jeton. e pershendes!
Bukur ja ke thene, nje emision pa vlera eshte bere i bezdisur ky Blendi me emisionet qe jep pale nuk po del asnjeri qe ta fyej nje here na çau trapin me pytjet qe bene e nuk i le njerzit te ftuarit qe te shprehen ne me shume degjojme kundershtit me mllefet e tij se sa te ftuarit,njerzit jane te lodhur ky i lodhe dhe me shume me budallalliqet qe nxjerr nga shpirti i gatuar keq e i frymzuar nga te tjeret.
Mendja e qarte dhe e sakte e Pellumb Kulles nuk e nxjerr do kete vend nga erresira, por te pakten te jep shprese se paska edhe shqipfoles qe jane normal, te ndjeshem dhe te ditur. Kolona e gjate e “pseudove” nga Fevziu e deri tek ariu qe dikur ishin “rezerva” e me pas zune vendet e hapura e u krenuan ” ne ndenjem dhe mbajtem kete vend” e katandisen Shqiperine ne mjerim e shkretetire shpirterore.Transformimi i jashtem psh. i Tiranes qe te kujton Frankelshtajnin eshte dhe i brendshem dhe ky i fundit eshte me i hidhur. Keshtu qe qasja ndaj cdo lloj teme e sidomos te erosit qe eshte kaq delikate dhe e brishte nuk mund te jete vecse banal ne vendin sorrave qe ndoshta kurre nuk kane qene shqiponja po veten enderronin te beheshin te tilla.
Bravo Pellumb dhe te lumte mendja.(jo pushka si jeni mesuar)
Dikur talleshim e qeshnim tek bordurat (per ata qe e dine se ku jane) me poezi te kesaj natyre si psh.
“Ne mes fushes kam qendruar
me nje peshk te madh ne duar
nenta dhjeta marr ne shkolle
e kam vellain traktorist.”
Tani te tilla quhen krijimtari e bile botohen e marrin cmime. Shkretetire……….
thene troc ,
ku ka myslimut gjithcka qelb
Si gjithmone Pellumb Kulla me penen e tij te arte na ka dhene nje vleresim te te ashtuquajturit art bashkohor shqiptar ku vulgariteti ngrihet ne piedestal nga pseudo gazetare si puna e Fejziut
,,,per te ardhur keq vertet,,, vetem se ndodh shume shpesh te psheretijme keshtu me llojin si Opinioni i Klanit . Ligjerojne te tille gazetaruce se ky,vend
per te zeze te vet nuk diti kurre te zgjedhe ndaj do psheretijme gjate pas cdo Opinioni me shije ordinere, ,,