A janë Shkëlzen Berisha dhe Genc Pollo në listën e “Panama Papers”?

4 Prill 2016, 15:49Politika TEMA

Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, i informuar rreth kësaj çështje shkruan:

Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”.

Ky koncesion  ka ngjallur shumë debate në vend. Që nga mënyra si u dha nga qeveria Berisha, që nga pikëpyetjet se kush fshihej pas tij e deri tek marrëdhëniet e dyshimta që ai krijoi me qeverinë e re, që në fillim tha se do ta anulonte.

Në fakt, kompania GFI Technologies u regjistrua në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri.

Ismail Mulleti bashkëpronar në të ka përdorur një skemë të pastër riciklimi parash dhe mënyre për të shmangur taksat.

18 komente në “A janë Shkëlzen Berisha dhe Genc Pollo në listën e “Panama Papers”?”

  1. Mulleti says:

    C’e ka Qazim Mu(lle)tin?

    1. Ardit says:

      Hahahhahahahha ore Mero po kete koncesion pse nuk ja anullon Rama apo per ti bere nder Shkelzenit. Shiko mos del dhe Edi Rama tek lista e ketij.

      1. drini says:

        Ky eshte i vetmi gazetar ne Shqiperi qe ne gazeten e vet citon facebookun e vet.

      2. endri says:

        Pamvarsisht ketyre ligjet e dhenies se koncesionit jan ne perputhje me legjislacionin e kohes dmth ne 8 vjet jan ber ca ligje mor shoku im qe jo rama pa obama te jet i ha me nder m…. pasi te con ne strasburg e te merr jo me 150 po 500 600 apo sa ti fryhet ati mikut. Ne kafe ku kalojme shumicen e kohes e bejme shqiperin per 10 minuta puna eshte se kur ne rrim ne kafe ne momentin kur kalon ndonje pjeshke keta ropq bejne ligje si ti leverdis atyre jo ty dhe mua .

    2. ALpini says:

      Mundesite me te medha jane qe mund te jete
      ish bashkiaku Tiranes per 11 vite sh Edi Rama
      mbasi mendoj se i ka fshehur mire ato qe vodhi
      dhe deklaroj me ze te larte qe ka vetem 3ooo euro
      pasuri.

  2. Pilo Lala says:

    Kontrolloni kush Shqiptar ka marre vize per Panama.
    Eshte kollaj.

    1. Aleksander says:

      Kollaj eshte o Pilo,por po te lexosh artikullin tjeter qe tregon se si dy gazetaret gjermane zbuluan e perpunuan gjithe materialin ,kuptohet qe keta birbot nuk kane patur nevoje te shkojne e te vijne deri ne Panama.Firmat ne kontratat e firmosura ,pra dokumentet qe tashme disponohen,jane firmosur edhe me ane te teknologjise dixhitale.Pra pa qene domosdoshmerisht ne Panama.Aq te sigurt e ndjenin veten ne ate qe benin !!!

  3. kashi says:

    nqs kjo eshte e vertet atehere, nuk ka vend me ketu per fam. berisha
    ne litar te gjithe

  4. Caku says:

    Ne burg nenen ku e kan

  5. bjeri bjeri se i bie mire says:

    edhe po te jene ne liste shkerdheni me te birin e stefanaqit cfare?do ti rruajne lesht ,ashtu sic kane bere tani me te gjithe hajdutet kriminela politikan.Parole parole per trushplaret e partise.A mund tja mbushesh mendjen trushplareve te pedhit se shkerdheni ka vjedhur,apo a mund tja mbushesh mendjen trushplareve te ps-se se ka vjedhur koco kokdhimja………..

  6. Kaktus says:

    Bashke me 4 tonet e floririt

  7. xholi says:

    shqiperia po teriqet zvare familia berisha pollo lulka ristanet muli kukesi devvollinjte e lane me keq se zogu shqiperine,pa lek as gje zbehet qeveria rama i ka pas me pikatore leket vodhen shkerdhenat lane borxnet e ajduteve,tju meren leket te behet gjyq ,populli ti degjoi e te binden se cfar kriminelash perkrahin, ejjjjjjjjjjj mblidhni trute ,per nje kend lojrash dalin e rihen bulat e femlat e pd ju dhimsemi ,po tju dhimsej populli kishin bere dicka,pyesni veten ckane bere??????????????? nje Mu,,te madh kane bere qe e engeshin vete ,ju ngelte koka aty,se thone po pe Mu, ne ender fiton leke,ta fusim perandorine e kriminelave ne maje te mu,,,veme xhozin

  8. qipidhasi says:

    shume mire qe kane vjedhur, po nuk vodhe nuk merr vota e nuk behesh dot deputet, sic thosh Rama per njerin, qe e pane te gjith shqiptaret me ze e me figure.

  9. tironsi says:

    Mero aq shume te ka erresuar gjykimin, urrejtja per Berishen dhe familjen e tij, sa po shpif pa dogane edhe per njerez te tjere te cilet nuk kane fare lidhje me kete familje. Kthjellohu Mero dhe mos fol te paqenat si te verteta duke perfituar nga mundesia per te perdorur nje gazeta pa etike, se je gazetar i vjetere dhe profesionist. Pra thjesht mos ja fut KOT!

  10. kuq e zi says:

    pak durim djema
    akoma skane mbaruar te gjitha dokumentat se kontrolluari
    jam i bindur qe do dali dhe bosi i cimentos ne kruje qe ka kaq vjet qe eshte misterioz po ashtu dhe ajo sigla austriake qe ka patur minierat
    sa te dalin llalla do ja kapi
    hahahaaaaaa

  11. Juliani says:

    Hahaaaaaa cfare komentesh…..ore po perpara se te komentoni,duhet te dini njehere se cfare eshte kjo kompania ne Panama? Kjo kompani eshte e ligjshme ashtu si edhe shume te tjera,ku te pasurit apo Vipat ,fusin pasurine e tyre ne keto studio ligjore,per tu mbrojtur nga kriminelet dhe nga shantazhed.Cdo gje eshte e dokumentuar dhe e ligjshme.Kjo eshte nje loje qe po ben media gjermane tani,per te perfituar ca para nga gjithe kjo zhurme,se ne fund te fundit te gjithe do te dalin ne rregull.Kujtoni ju se kjo kompani qe ka 40 vjet qe funksionon dhe qarkullon pasurite e milionereve,do te rrije duarkryq dhe do thote”Cpatet me Ne?” Jo mo jo,ato qe tani e kane thene”Te na haje m….Gjermania dhe kushdo,sepse cdo kontrate eshte e ligjshme. Pra,tani media do te spekulloje ne tere boten,dhe ne cdo vend do fillojne te permenden emra kundershtaresh,sic po ndodh dhe ketu tani……ja filluan me Shkelzen berishen dhe genc pollon,……….Ehhhhhh ju lumte juve kur gjeni popull si ky i joni qe edhe ska buke te haje,si vjerra ime,dhe gazeten do e blej thote……..

  12. niku says:

    Ore pse per 2 prill Saliu dhe Jozi nuk ishin ne Shkoder? U tha se Saliu ishte ne Zvicer. Do te kete pasur ndonje hall te madh qe la 2 prillin pa kujtuar. Te jete e lidhur me kete ceshtje? ???
    Te shohim si vene punet. Do te isha kurioz te shikoja se kush eshte pas Bankers. Apo u shit para se skandali te plaste. Si do qofte, kjo ishte vetem njera kompani qe ofronte kete sherbim se ne Panama jane shume te tjera. Ishalla gjenden edhe dokumentet e te tjerave.

  13. Rep Lika says:

    Nuk eshte ndonje e re per tu cuditur, keto i Kemi pare, degjuar dhe pesuar. Pyetja eshte sa here jane denuar ne shqiperi politikanet e perfolur per vjedhje, korruptim demtim te interesave kombetare, vrasje, masakra dhe vjedhje te votes, te shoqeruara edhe me prova ?! Asnjehere. Tek ne formula “Krim dhe ndeshkim” nuk vlen, per Shqiperine eshte “Krim dhe Nderim ” . Si thote nje shprehje – Te gjithe derrat nje surrat kane. Kjo vlen per te gjithe klasen politike shqipetare , pa dallim partie , ngjyre apo bindjeje. Feja e ketej lobi te ashtuquajtur parti politike eshte binomi Paraja-Pushteti. Per keto keto spezie jane gati te shesin gjithcka, dhe e gjitha ne emer te popullit dhe te atdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje