Së shpejti, fluturime low cost edhe nga Rinasi?

4 Prill 2016, 18:51Politika TEMA

Javën e kaluar Ministria e Transporteve dhe kompania koncesionare që administron aeroportin e Rinasit njoftuan arritjen e marrëveshjes, që ministri Haxhinasto e vlerësoi si historike; heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve.

Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit dhe hapjes fillimisht të aeroportit të Kukësit apo aeroporteve të tjera që mund të ndërtohen në vendin tonë, kompanisë iu zgjat kontrata koncesionare me 2 vite.

Qeveria mbron marrëveshjen, ndërsa opozita hedh dyshime mbi efektet e saj. Për të folur mbi këto dy qëndrime, të ftuar në Top Story-n e kësaj të hëne ishte ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe deputeti demokrat, Sherefedin Shehu.

“Është një marrëveshje e mirë sepse u përdor një parim shumë themelor, që shtyrja e koncesionti të ishte e tillë sa mund të ishte ndikimi i hapjes së tregut, hapjes së aeroportit të ri. Ne krijojmë një ndikim të drejtpërdrejtë tek kostot dhe një trend për uljen e çmimeve”, tha Haxhinasto.

Por opozita shprehet skeptike mbi marrëveshjen dhe efektet që do të mbërrijnë prej saj, madje deputeti Shehu hodhi dyshime për mungesën e transparencës.

“Ministri duhet t’u kishte treguar qytetarëve para firmosjes së marrëveshjes se çfarë humbasim dhe çfarë përfitojmë. Nuk dimë asgjë se çfarë ka bërë ministri me koncesionarin. E qartë është se edhe nëse do të ketë ulje kostosh, duhet konsideruar që qeveria ka bërë një pazar me koncesionarin sepse i ka zgjatur me dy vite kontratën dhe ka një kosto që do ta paguajë shtetit ose qytetarët indirekt, jo përmes tarifave aeroportuale. Do t’i shtoj kësaj edhe arsyen tjetër që jam shumë skeptik, fenomeni i ri që po dynden kinezët. Unë paragjykoj që pranimi nga ana e koncesionarëve është bërë edhe me arsyetimin e tyre për një ofertë për t’u blerë nga kinezët. Kjo është një arsye pse ata kanë pranuar. Kemi një prezencë të dyshimtë sepse po zëvendësohen investitorë seriozë perëndimorë me disa kinezë”, tha Shehu.

Ministri Haxhinasto konfirmoi se ka një interesim nga një kompani kineze për blerjen e koncesionarit të aeroportit, madje tha se ishte takuar ta.

“Kinezët janë një kompani ndërkombëtare serioze dhe kanë investime të mëdha në SHBA. Jam takuar me ta dhe kishin një përqasje krejt tjetër për infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Ata, në prani të përfaqësuesve të koncesionarit aktual të Rinasit u shprehën që ta bëjmë marrëveshjen dhe të ngremë edhe segmentin low cost në Rinas”, tha ai.

Ministri tha gjithashtu se është bërë një vlerësim mes humbjeve nga zgjatja e kontratës koncesionare dhe të ardhurat që mund të përfitohen nga vënia në punë e aeroportit të Kukësit, apo një aeroporti tjetër që mund të hapet në të ardhmen dhe se është ndjekur parimi strategjik.

“Kemi vlerësuar sa të ardhura do të nxjerrë edhe aeroporti i Kukësit, potencialin e aeroporteve të tjerë dhe kemi dalë në një përfundim qëjo vetëm për përfitime dhe humbje, por edhe strategjike. Shumë vepra janë bërë për përqasje strategjike në Shqipëri. Rruga e Kombit është bërë me një përqasje të tillë”, tha ai.

7 komente në “Së shpejti, fluturime low cost edhe nga Rinasi?”

  1. adi says:

    sa me shume riten cmimet aq me shume genjejme.
    ky popull ngordh qe te genjehet rendshem.
    1)ska nje jave qe cmimet e fluturimeve u riten.
    2)u shtua me dy vjet afati i koncesinarit te rinasit.

    keto te dya jane fakte te tjerat jane thjesht per te genjyer bagetine qe quhet popull.

    1. e verteta says:

      Ja vlen ti biesh mgs Kabuli…i bie me lire…
      po si shpjegohet valle….nje vend i Evropes buze detit dhe italise….me 2 milione gjenerale dhe iliro-dardan

      Po kosova qe nuk njihet si shtet pse i ka me te ulta cmimet?
      e ka fajin Janullatus, hej

  2. te fala sandrit says:

    ore do kete fluturime low cost nga rinasi apo jo eshte njera pyetje dhe tjetra nese do kete kur parashikohet te fillojne. Keto jane ceshtje qe keta plehra politikane te te gjitha kraheve duhet tu sqarojne shqiptareve. Nese parashikohet aeroporti i kukesit ai eshte i veshtire per fluturimet ne dimer duke pasur parasysh vendodhjen e tij me erera te fuqishme dhe malin e gjallices.

  3. hakunamatata says:

    Minister komplet i pa afte,Sa per informacion kompani Low Cost operojne aktualisht ne Shqiperi,Blue Panorama dhe Pegasus,po pse nuk thote me mire qe don te sjelli nje kompani te preferuar te Tije.

  4. ne rast se gjithcka behet sic eshte thene nga ministri,dhe do te funksionoi eshte me interes per shqiptaret. konkerenza e ndershme eshte gjithmone nje mundesi per qytetaret. sa per shtyrjen e kontrates me dy vite eshte e paevitueshme nje tratative e tille. askush nuk kerkon te humbe fitimet kolosale qe kishte ky koncesion eskluziv i dhene nega Berisha. per te arritur resultatin me te mire dhe per te shkurtuar kohen besoj se eshte zgjidhje e duhur.sa per pd-ne me pare te shpjegpje perse beri nje kontrate te tille?? ku basohen qe kjo num funksionon?. ata para se te flasin duhet te pergezojne qeverine per bisedimet e veshtira qe Po diskuton per koncesionet milionare qe i la peshqesh Berisha dhe keta qyryfylet qe dalin sto ne per tv duke thene perse kerkoni ti agevoloni shqiptaret. shpresojme qe gjithcka te funksionoje pastaj per te krikuar edhe keta ka kohe.

  5. Genci says:

    Mire na i bejn. .kur gjejn nje popull legen qe genjehet me lugnt bosh

  6. kuq e zi says:

    nderkohe ne vazhdojme te perdorim shkupin si aeroport kryesor ju vazhdoni e beni pazare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje