Armand Shkullaku i ftuar në Zululand tha se kryeministri Edi Rama ka ditur të tërhiqet kur një nismë e tij është kundërshtuar nga opinioni publik, duke kujtuar rastin e armëve kimike dhe ngritjen e godinave polifunksionale në hyrje të Liqeni Artificial.
Në studion e Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano, Shkullaku foli për marrëdhëniet qeveri-media dhe sipas tij mediat janë të kapura nga qeveria, por gazetarët jo.
Ai kujtoi një frazë të Mero Bazes ku në një shkrim, vite më parë, shkruante se nuk ka një gazetar që mund të shkruaj për arritjen e qeverisë.
“Marr shëmbull në periudhën 2001-2002 kur qeveriste pak a shumë e njëjta mazhorancë.
Mbaj mënd një frazë të Mero Bazës te Gazeta TemA ku shkruante në atë kohë që është e çuditshme që të gjitha mediat janë me qeverinë, por që asnjë gazetë me emër nuk shkruante për ta mbrojtur qeverinë, kanë më kollaj të godasin kundërshtarin, të godasin opozitën por që të dali dikush që ka peshë në opinionin publik dhe të shkruajë që ky është kryeministri që na duhet, kjo është mazhoranca që po qeveris kaq mirë Shqipërinë unë mendoj që ky është opinioni i vërtetë kjo qeveri”, u shpreh Shkullaku në Zululand për të bërë edhe një paralele me realitetin sot të bashkëveprimit media- qeveri.
Ndërsa i ndalur tek objektiviteti në shkrimet e tij, Shkullaku tha se të jesh objektiv është e vështirë por nuk është e pamundur.
“Puna ime kërkon objektivitet”, tha Shkullaku.
Mustafa Nano përmendi raste në studio kur Berisha ka ofenduar apo ka kërcënuar deputetë në Parlament apo për ngjarjen e 21 Janarit kryeprokuroren.
Por sipas Shkullakut, edhe Rama është po aq banal në fjalorin e tij.
“Një kostum i qepur mirë ose dalja në Vuno me atë t-shirt San Trope, nuk të bën më modern si politikan nëse ti përjashton kundërshtatët e tu nga partia, mbyll zërat opozitar dhe e shëndërron grupin parlamemtar në ushtarë të cilët dalin me rradhë, pa ia bërë fytyrën këpucë publikisht, por ia bën fytyrën shollë po prap publikisht”, tha Shkullaku.
Ky eshte gomar i viteve 1991 mbushur me lesh bashke me Frangaj, Bushatin apo Nikolle Lesin. Lesh e li e ka dhe mendjen dhe interesante se keta banale u duket vetja se jane dikushi. Sa djem e vajza gazetare ka vendi te sinqerte, perkushtuar e serioz, por keta jane balta e Saliut. Mos te merresh me ta, eshte me mire se jane bere si Saliu te padurueshem.
a edin si dukesh ti puçist si ai qe u vra ne siri ALMIR DACI ik o puçist i ndyre i degjeneruar prap ke sponsor ti a mpo shkelxen panama papers
PATJETER SE ESHTE TOLERANCA E KRISHTERE ASHTU SI EDHE NANO……..