Debat në Komision e Ekonomisë për kompaninë e Mulletit, mikut të Pollos dhe Berishës që del në “Panama Papers”. PD hesht!

5 Prill 2016, 11:55Politika TEMA

Në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar sot mbi pronarët real të kompanisë GIF, e përfshirë në skandalin e “Panama Papers”.

Ndërsa në komision raportonte kreu i Autoritetit të Konkurencës, pati pyetje dhe debate mbi këtë kompani.

Deputeti Erion Braçe, që është dhe kreu i Komisionit, pyeti përse në vitin  2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve dhe sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?

Lindita Lati, që drejton Autopritetin e Konkurrencës, tha se “ne nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të GFI Albania. Janë firma off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre”.

Sipas deputetit Braçe “shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.

Edhe pse gjurmët e pronarëve realë të cojnë në kupolën e PD, asnjë reagim nga PD nuk ka për këtë skandal.

3 komente në “Debat në Komision e Ekonomisë për kompaninë e Mulletit, mikut të Pollos dhe Berishës që del në “Panama Papers”. PD hesht!”

  1. te fala sandrit says:

    hej kjo lindita lati ka nja 20 vjet qe e drejton kete autoritet qe ne shume vende te botes ka peshe kurse tek ne sic eshte lindita vete e korruptuar dhe e fjetur dhe qe nuk ben as edhe nje lloj pune por qe paguhet me leket tona keshtu eshte dhe ky autoritet, me nje fjale ky autoritet eshte fiktiv dhe duhet ristrukturuar se fytyra e lindites si me salen dhe me edvinin nuk di vecse te justifikohet prandaj edvini ne kuader te rilidhjes me lir floririn dhe mbrojtjen qe i ben sali kriminelit mire do te ishte ta ristrukturonte dhe ta ndryshonte kete autoritet fiktiv

  2. BUFFON says:

    po nuk kane se si te flasin pasi jane te gjer ne rrenxe me krimet e evazionet qe kan bere gjithe keto vite e nga ana tjeter bejne si te persekutuarit e shekullin dhe qe medemek kerkojne dekriminalizimin me cdo kusht pushtat po hajt se ka per ti ardh dhe ktyre koha per ti la te gjitha krimet qe i kane bere shqiprise dhe shqiptarve. kaq kisha un

  3. helga says:

    po ku tflasin kriminelet e pd ku tflasin.ata ne kto momente jan strukur nen tavolin dhe po i luten zotit qe mos ti dali emri se i piu e zeza pastaj langaraqet qe “kerkojne” dhe dekriminalizimin pastaj.. phuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje