Ironia e Ramës me Bashën: Na e la Skënderbeun si polic trafiku që drejton makinat

5 Prill 2016, 12:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në projektin e prezantuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj për sheshin “Skënderbej”, që do kthehet në pedonale.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka kritikuar Lulzim Bashën për ndryshimet që bëri në këtë shesh gjatë kohës që ishte në drejtim të Bashkisë.

Skëndërbeu mbi kalë mes barit duket si polici për t’i dhënë drejtim makinave.

E bënë Skënderbeun polic trafiku të një kartodromi kur makinat xhirojnë në mes të sheshit.

Mendoj që kam fituar aftësi t’i justifikoj cdo të metë vendit e Shqiqërisë përballë cinizmit të të huajve, por s’kam gjetur asnjë justifikim kur kam dëgjuar pyetjen nga gjithë njerëzit që vizitojnë Tiranën: ‘Ç’a është kjo gjëja këtu?’.

Pyetje që të lë pa frymë, ça t’iu thuash, e lanë Skënderbeun mes barit atje vetëm sikur është  supervizori i Policisë Bashkiake”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Kur u bë maratona për autizmin, pashë disa të privilegjuar që kanë në dorë mikrofon e laps e stilolaps, nuk e kam për lapsin në fjalë, se mos keqkuptohem, u turrën se u bë hataja se u vonuan personalisht në trafik, a thua se populli kishte ankth të merrte gjysmë ore më shpejt helmin e tyre, se gjysmë ore më vonë.

Shprehja e arrogancës provinciale të atyre që i thonë vetes pjesë e elitës në këtë fshatin tonë të madh, arrogantë provinciale që nuk durojnë dot as aq sa duhet për të logjikuar, se nuk ka asnjë shkencë që provon se mund të ndërtosh në mes të qytetit dhe ndërkohë makinat të kalojnë sikur s’po ndërton”, vijoi më tej Rama.

 

7 komente në “Ironia e Ramës me Bashën: Na e la Skënderbeun si polic trafiku që drejton makinat”

  1. sb says:

    Na e la !?! Nuk thua mire qe e la !

  2. une says:

    Qe te besojme se e beni per popullin pedonalen te Skebderbeu ,gjej nje vend tjeter per Bashkine dhe Ministrite.Sepse i bie qe ata rrumpallat qe punojne neper ministrira dhe bashkira do te na Shqetesohen nga qetesia dhe ajri i paster.I beni shkolla kopshte cerdhe,mjafton te kete sherbim te
    kendshem per sa me shume njerez.

  3. Kominatsi says:

    ke kry pune me trunin ti vllajo. Do me besh kakerdhi kur te filloje te shaje Erikn Veliaj.

  4. gjergj kastrioti says:

    duhet shume kurajo–budalli qe te tallesh me figuren –e legjendarit–gjergj kastrioti o kryeminister i islamisteve —te vije turp

    1. "Horri i Bulevardit" says:

      O Skenderbeu 2, shtrydhe pak me teper ate radaken, se ndoshta e kupto ironine e Edit.

  5. Angjelini says:

    Ne fakt, sot Ti duhej ti tregoje popullit se pse hesht ndaj qeshtjes se Fullhajnit. Zoti Rama te votuam te besh drejtesi por pase qene edhe ti nje politikan frikacak dhe i korroptuar deri ne qafe. Heshtja e juaj ndaj hajduteve te tipit te Fullhajnit dhe klikes se tij nuk ka shpjegim tjeter. Ik dhe laj gojen para se te permendish Gjergj Kastriotin. Aj nuk ishte frikacak dhe i korruptuar si rraca e juaj.

  6. arberia says:

    lavdi—-shpates se gjergj kastriotit—–rama n je ieslamist i deklaruar peer interes finance —-nje i korrupatuar ja shiti si sali berisha ,vendin turqise dhe arabise saudite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje