Andrea Stefani shkruan sot për pikëpyetjet që lindin pas deklaratës së bërë nga ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi.
Në një shkrim për gazetën Dita, Stefani ngre pyetjet se kush e ka fshehur si sekret shtetëror informacionin e servirur nga SHBA për fshehjen nga politikanë shqiptarë të milionave në Qipro dhe a është në interes të sigurisë kombëtare fshehja e emrave të politikanëve të kriminalizuar?
“Ngre disa pikëpyetje një deklaratë e Fatos Klosit, ish drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) e sapo bërë në emisionin “Dritare me Rudinën”. Prej saj mësojmë se në vitin 2001 SHBA (nënkuptohet shërbimet e tyre sekrete) i kanë servirur SHIK informacione mbi depozitimin apo fshehjen nga politikanë shqiptarë të shumave të parave në Qipro por edhe diku tjetër. Pikëpyetja e parë që ngrihet është: Përse nuk u përdor ky informacion për të goditur këta politikanë të korruptuar shqiptarë që paskan fshehur para në parajsën fiskale të Qipros?
Sipas shpjegimit që jep Klosi, SHIK e ka bërë punën e vet, e ka dërguar informacionin në fjalë “atje ku mund të shkonte” sipas ligjit. Gjithsesi në shpjegimet e tij diçka mbetet e mjegullt. Na thotë se shërbimet sekrete “punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin” dhe prandaj kur marrin informacione si ky i fshehjes së parave në Qipro, nëse shtetarët “janë ngatërruar me këto gjëra” ajo zyrë (shërbimi sekret) mbetet e bllokuar. Me kë do komunikojë? – ngre pyetjen Klosi.
Nëse gjërat janë kështu, mendojmë se kemi një problem të madh. Shërbimi sekret merr një informacion për një krim por nuk mund të bëjë asgjë për të luftuar krimin nëse shtetarë të ndryshëm (janë ngatërruar me këto gjëra – thotë Klosi) janë përfshirë në atë krim?! Nëse ligji mundëson që sekreti të shndërrohet në mburojë të shtetarëve të korruptuar, ky është në vetvete një absurd. Ndërkaq, SHIK duhet të kuptojë se nuk punon thjesht për qeverinë por për shtetin. Për qeverinë punon vetëm në kuadrin e shtetit. Dhe shteti nuk është asnjë nga titullarët apo institucionet e tij. Është një kategori shumë më e gjerë që përfshin edhe publikun nga i cili nuk duhen mbajtur të fshehta kur nuk është në interes të shtetit edhe pse ndonjë shtetar mund të jetë përfshirë në krim”, shkruan Stefani.
“Kush janë këta politikanë që kanë fshehur kapitale? Sa lart qëndrojnë në hierarkinë e politikës dhe të shtetit? A janë edhe sot e kësaj dite aktivë, në pushtet apo në opozitë? Deklarata e Klosit duhet të përbëjë një alarm për çdo qytetar të këtij vendi që trembet ta lerë fatin e tij, të familjes dhe të vendit në duar politikanësh që qarkullojnë para të pista të botës së krimit apo të korrupsionit për t’i fshehur apo për ti pastruar ato.
Cilat paskan qenë arsyet që i kanë detyruar krerët më të lartë të shtetit shqiptar (nëse vërtet e kanë marrë një informacion të tillë) që të mbajnë sekret nga publiku, media dhe, më në fund, drejtësia një informacion që, në fakt, denonconte një krim të rëndë? Dhe në mos qofshin këta por disa instanca të tjera të shtetit që e kanë marrë këtë informacion (Klosi thotë që ai ka shkuar atje ku mund të shkonte) përse nuk kanë vepruar për të mundësuar ndëshkimin e një krimi të një natyre të tillë që sot po trondit Botën?
Opsionet e mundshme që të vijnë në mëndje për këto enigma janë rrëqethëse. Ose institucionet e shtetit kanë qenë të terrorizuara nga krimi i organizuar dhe nuk kanë mundur të përballen me to ose, nuk duam ta besojmë, kanë bashkëpunuar në fshehjen e këtij krimi”, vijon ai.
Ne kohen qe perflitet, kane qene F. Nano dhe I. Meta kryeministra.
Kush i ka fshehur dhe penguar keto informacione?, seshte e zorshme te gjinden.
Mund te rimeren perseri ato informacione, apo jane asgjesuar?.
korrupsioni lulezoi kur shteti mbrojti kriminelet. nje nga mbrojtjet e para qe kur kontrabandiste qe sinjalizoi Natali Çea i mbrojten vazhduan u pasuruan. me tej kur Marisa Lino kerkoi areste monistrash me veglat e tyre asgje nuk ndodhi pastaj ky rast e keshtu krimi lulezoi, u be i paprekshem e drejton shtetin…..
me Kod Penal quhet fshehje e krimit. per pasojat katastrofike per shqipteret dhe kombin merito denimin me te madh. mos u merrni me Ilrat e me ca fatkeqe qe shesin trupin e tyre…e nenvizoj e tyre…merruni me keta e Llalen….
ki pederi shiit i baba Mondit duhet futur ne burg per fshehje te dhenash kriminale,te cilat duheshin deklaruar kur punonte ne SHIK.Si i tille,denohet me ligj si kriminel pasiv,ne nje shtet normal evropian sot ki kercikuq i pabese duhet te ishte ne burg.
Po mua me duket e qarte, Shish i raporton kryeministrit. Nderkohe si i bejet nese kryeministri, kryeprokurori dhe presidenti jane ne listen ne fjale? Gjithsesi Klosi me keto deklarata duhet thirrur ne prokurori per te deshmuar tani. Por kush ta therrase? Dhalli i thartuar?
Zgjidhja eshte kjo :.. Shiku te mos varet nga Qeveria , por nga Parlamenti , meqe jemi edhe Republike Parlamentare
Pra Shiku cdo informacion qe merr tja dergoje Komisionit te Sigurise Kombetare te Parlamentit , dhe keshtu sihurohet vazhdimesia e punes se Shikut pa probleme
Vlonjati, dmth ti po thua qe t’i raportojne Spartak brahos?
po vete KLOSI eshte nje nga te korruptuarit po shikosh bizneset e e tij qe ka si i ndertoj po shtepite qe ka ne Tirane dhe Mallakaster po makinat lluksoze te ish gruas se tij qe i ndrronte apo ky eshte i ndershem
Institucionet e shtetit jane dhe sot te terrorrizuara nga krimi, ose me sakte, krimi eshte institucionalizuar ne Shqiperi, se shteti valla nuk eshte kaq I terrorizuar nga krimi, shteti eshte vete krimi, terrorrizimi eshte I shqiptareve qe durojne keta plera.
Kjo deklarate len te kuptohen shume gjera. Bashkepunimin apo delegimin e pushteteve ne periudhe 2001 deri 2013. Un te di mekatet e ti mi di mua. Hajde bashkepunojme dhe partite e populli le te hane bar. Media qe duhet te ishte pushtet i pavarur e duhet ti nxirrte keto gjera u var ne gozhde e perfitoi pasuri nga mekatet e pushtetareve. Populli apo qytetaret jane ata qe i paguajne te gjitha, qofte me para apo qofte me te tjera.
Te shohim si do i shkoje filli 2013 e me tej…
cfare do te shikosh me ti ??? jemi 2016 dhe skemi asnje te arrestuar.
fshihen me pjesen qe duhet reforma ne drejtesi qe te bejme arrestime.
une kam vetem nje pyetje, sa dosje ka cuar saimiri ne prokurori per qeveritar dhe ish qeveritar dhe ja ka mbyllur prokuroria???? pergjigjia shume e thjeshte, asnje…
Perse gjithe keto hamendesime.Kete informacion e kane dhene sherbimet sekrete amerikane te cilat, ne cdo kohe,po t’u kerkohet ,t’a japin perseri .Klosi pastaj te pyetet se ku e kujt i ka raportuar per kete per te vene para pargjegjesise personat e implikuar ne kete krim.
Eshte e thjeshte…. SHIKU/SHISH tenxjere shkresen qe i ka derguar titullarit/kryeministrit apo kujdo tjeter, dhe prokuroria te ngreje padi per mosveprim. Kur vjen puna per polica te nivelit me te ulet i gjykojne per veprimet dhe mos-veprimet. Keshtu te gjykohen edhe e gjithe piramida qe ka patur kete informacion!
Ne kte rast edhe Klosi duhet te merret i pandehun.Ai duhej te bante publike faktin dhe te largohej nga detyra tue kerkue strehim ne nji vend tjeter dhe jo te heshttte e ti mbante”iso” hajduteve politikane.
Zoti Stefani, mendimet qe Ju çfani ne kete shkrim jane njelloj si mbledhjet e organizatave te Partis Punes se Shqiperise.
Te gjithe ato pyetje qe Ju ngreni dhe kerkoni pergjigje, nuk e kuptoj nga kush e prisni kete pergjigje?
A ka bere pak kryekrimineli i shqiptareve? A ka njeri ne Shqiperi qe ta vere prapa hekurave? Pergjigja ime eshte jo. Pse nuk kalon reforma?
Sa keni bere Ju zoti Stefani per te ndihmuar qe reforma te aprovohet sa me shpejt?
Zoti Stefani, mos beni sikur nuk e kuptoni situate qe ka kaluar dhe po kalon vendi. Mafja shqiptare eshte bere me e forta ne bote. As Amerika me Bashkimin Europian nuk jane ne gjendje me e shkaterruar kete mafje. Renjet e kesaj mafje jane ne te gjithe boten.