“Si u bë i pasur Ismail Mulleti dhe lidhja e tij e me dy ngjarje të errëta kriminale”

6 Prill 2016, 08:14Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë një portret të plotë të Ismail Mulletit, shqiptarit të parë që iu publikua emri në skandalin e “Panama Papers”, si një nga biznesmenët që kanë fshehur paratë nëpërmjet studios ligjore “Mossack Fonseca” në Panama.

Sipas Hoxhës, Ismail Mulleti ka një CV të pasur që nis në vitet ’90 në fushën e lojërave të fatit.

Hoxha tha në emisionin Opinion, se ai ka patur lidhje të forta politike, por edhe është i përfshirë në ngjarje të errëta kriminale, të cilat ende nuk janë zbuluar, siç është vrasja e vëllait të tij dhe të një shoqëruesi.

“Janë dy raste kriminale që përfshijnë Mulletin.

E para, atij i kanë vrarë vëllain dhe e dyta është rasti i shoqëruesit të tij, që u dyshua në atë kohë se mori hak për vëllanë e Mulletit.

Dhe po ashtu, një rast tjetër është një mosmarrëveshje që ka patur me një biznesmen tjetër për privatizimin e një objekti.

Ky e ka marrë peng atë biznesmen me anë të truprojës së tij”, tha Hoxha.

Sipas tij, truproja e Ismail Mulletit, Anton Gjergji, ka qenë i përfshirë në atentate me mina në vitet ’90 edhe ndaj Haklajve.

Më pas ky person u vra në një atentat.

3 komente në ““Si u bë i pasur Ismail Mulleti dhe lidhja e tij e me dy ngjarje të errëta kriminale””

  1. gjethi says:

    Artan!duhet te hulumtosh dhe per lidhjet e ketij mulletit me rasim boricin ky i fundit i aferm i agim shehut dhe ka mundesi dhe komandant i “antikrimit” te sales.rasimi punonte te mulleti por njekohesisht prenotonte taksite per anton gjergjin, perparim hyken etj.per ti derguar ne tropoje e per te goditur Haklajt!kthetrat e sali udb-es jane shume te gjata.

  2. shoku says:

    Çe ka Qazim Mulletin ky?

  3. qazua says:

    Qazim Mulleti??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje