E dashura e Artur Kurtit: Ja çfarë ndodhi atë mbrëmje para se ta vrisnin

7 Prill 2016, 14:01Politika TEMA

M. është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ballkoni i katit të dytë, të një pallati të vjetër, pak metra larg shtëpisë së Artur Kurtit, burrit që u vra të hënën, në korridorin e apartamentit të tij.

Nga ai ballkon, ku M. e kishte pritur Arturin, çdo herë, për pesë vjet, ajo e pa për herë të fundit , rreth orës 19 të së hënës, kur ai i tha se po ikte te nëna. Nuk jam e sigurt për orën, – thotë ajo për dritare.net

M. mësoi nga lajmet se Arturi kishte vdekur. Nuk e besoi dhe e mori në telefon. Telefoni doli mbyllur.

E pranoi vdekjen e tij, vetëm kur shkoi në varrim. “Pasi të gjithë ikën, unë mora një taksi dhe shkova me vajzën. E qamë të dyja dhe vumë lule mbi varrin e Turit. Pastaj erdhëm në shtëpi, edhe nuk dalim të dyja. Ku të shkojmë tani?”

Kur e pyet si janë njohur, M. tregon: “U njohëm në një lokal, unë sapo erdha nga Dibra në Tiranë. E divorcuar, me një vajzë 5 vjeç. Ai më pëlqeu dhe unë doja një njeri të kujdesej për mua dhe vajzën. Arturi ishte njeri i mirë, është kujdesur shumë për ne. Ai fliste gjithë kohën për të birin, me shumë krenari, por e donte vajzën time. Djalin e tij e kam takuar një herë, me Turin, djalë shumë i mirë. Edhe gruan ia shikoja. Të gjithë flisnin mirë për të. Por ata nuk ishin të ndarë. Unë nuk di të jenë divorcuar. Di vetëm që Arturi jetonte me nënën në shtëpi dhe gruaja jetonte me djalin”.

Kur e pyet çfarë ndodhi atë natë, M. tregon se ai e mori në telefon, kur ajo ishte nga liqeni me vajzën. “Më tha, që ishte poshtë pallatit. E kuptova se kishte pirë. Mezi fliste. I thashë që të mos ikte se isha afër. Në fakt isha larg, por vrapova. E gjeta në një lokal të lagjes, me një raki dhe kafe para. Vetëm. Shkuam bashkë në shtëpi. Vajzën e nxora të luante me shoqet. Turi ishte keq, qante. Nuk më tha pse, por them se e kishte nga pija. Ai pinte shpesh, por nuk tregonte çfarë kishte, as ankohej kurrë. Unë gjithmonë e qetësoja. Nuk e pyesja. Dhe atë ditë e ndihmova të shtrihej në divanin këtu, i vura lecka me ujë derisa u bë më mirë.”

Kur e pyes a kishte me vete thikën me të cilën u tha se shkoi në shtëpinë e gruas, atë ditë, M. thotë me siguri, që i pa të gjitha rrobat e tij, kur i hoqi në divan, por nuk kishte asgjë.

Kur Artur Kurti doli për herë të fundit nga ajo shtëpi, M. e ndoqi me sy nga ballkoni. Ai nuk kishte gjë në duar.

Por ajo nuk di të shpjegojë çfarë ndodhi në shtëpinë e tij atë natë.

“Do i them dhe policisë,” – thotë,- “nuk kanë ardhur, por besoj do të vijnë. Do i them këto që të thashë ty.”

“Nuk kam qenë unë shkaktarja,”- thotë mes lotëve.

“Mbase nuk duhet të qaj për burrin e një gruaje tjetër, por ai më donte dhe unë e doja shumë. Të betohem nuk më ka lënë asgjë. Nuk kam gjëra të tij, veç një makine që përdorja dhe dua ta dorëzoj në familjen e tij.

Tani nuk di ç’do bëj. Ai kujdesej për mua dhe vajzën, por nuk mendoj për këtë, mendoj vetëm si iku ai. Ndërsa unë jam gjallë. Të paktën.”

M. jeton në një apartament me një dhomë gjumi, ndërsa korridori është edhe kuzhinë edhe lavanderi, edhe sallon, edhe kuzhinë. Është veshur me të zeza dhe një rrip i shtrëngon barkun. Kur e pyes a i bën keq kjo bebit, thotë që ajo në media dëgjoi se është shtatzënë. “Menjëherë bëra testin, por nuk doli gjë. Mbase dhe jam, do e bëj prapë testin. Gjithsesi unë jam 29, dhe nuk jam 25 vjeçe dhe as pesë muaj shtatzënë. Ndoshta është një vajzë tjetër, por unë nuk e kam pyetur kurrë Turin për këto gjëra. Nuk bëja kurrë pyetje, e doja shumë, për ta pyetur. Megjithëse nuk besoj, ndoshta media e ka gabim”.

M. është e hutuar dhe e frikësuar. Është vajza 10 vjeçare që kujdeset për të dhe e përkëdhel, e qetëson.

Frika e M. tani është vajza: “Mos ma marrin meqë bëra këtë gabim? Shkova me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk e di, nëse po të kapën, të marrin vajzën. Se pastaj do vdes dhe unë…”/dritare.net/

14 komente në “E dashura e Artur Kurtit: Ja çfarë ndodhi atë mbrëmje para se ta vrisnin”

  1. shqiptari says:

    M.29 Vjecarja mos u shqeteso, se sa te jete Eni Vasili gjalle nuk kane cte bejne, mjafton te thuash qe Turi te dhunonte. Ajo gruaja tjeter tha se Turi e dhunonte dhe kaq mjaftoi qe te justifikohej vellai i saj qe i vrau burrin, dhe me sa duket ja hodhi. Turi u vra ne shtepine e tije nga vellai i gruas, ndoshta me thiken e bukes qe gruaja e pare e Turit e ka blere me leket qe Turi i ka dhene, prandaj edhe quhet thika e Turit. Mos harro te thuash qe Turi te dhunonte, se mjafton per Eni Vasilin dhe gjithe shoqerine idiote shqiptare per te justifikuar edhe krimin me makaber.

  2. roni says:

    Nese do te flasim troc por do themi qe je fajtore ne kete vdekje, dhe nese do ta dish pse ose me shkruaj ketu ose ki durim dhe lexo. Sapo e the vete qe me sa dije ti ai nuk ishte i divorcuar, dhe kjo te ben fajtore, sepse ti ne ate vorbull te sikletshme qe ishte krijuar ne ate familje dhe ketu po theksoj jo se ai ishte i lumutur me ate buke qe ishte thyer, por puna eshte qe ai per arsye qe i dinte ai dhe ata te tjerer ne lidhje me martesen a pare, skishte bole te divorcohej, apo skishte etj etje etj,, dhe nga ana tjeter kishte bole qe te pallonte ty, pra ketu qendron lemshi moj shoqe nga tropoja apo martaneshe qe nuk me ha leshi nga je.. . me kete koment qe po bej nuk po mundohem te te bej ty 100% fajtore per kete gje, se ai iku pee lesh dhe nga anta tjeter, siper teje apo siper nje tjeter,, sic the edhe ti,, ai ishte bere shok me goten e rakise pra,,, i dobet ishte si njeri, por dua te them, qe edhe pse jeta edhe ty te ka rrahur para dhe mbrapa, dhe per kete me vjen gjunah, e me teper per vajzen tuaj sesa per ty, ti mos krijo familje imagjinare ashtu kot sepse ja si perfundojne, por po te kishe tru ti sigurisht nuk do ta beje por mbaje vath ne vesh per mashkullin tjeter.

    Ti pa dashje more pjese ne ne kete krim, dhe kjo te ben ne shpirt fajtore, dhe lere pastaj dramen qe po shkakton kur thua se vjatet tek varri edh ee me gocen, pra nje katraure qe skishte shans te kthehej per mire, kur sic edhe e dhe edhe vete, jetonit dritare perballe dritares. Mblidh menden se do marresh ne qafe vajzen tende se veten me sa shoh e ke bere lesh e li.

    1. Raimond Vlonjate says:

      Kur lexon kete komentin tend njeriu e kupton se cfar akrepesh ka ne shoqerine shqiptare

  3. Rebeli says:

    @ Shqiptari

    O shoku mos fol keshtu se nuk dalin llogarite, Mire me gruan qe mund te kishte probleme, po me djalin e tij si ka mundesi te kishte ato marrdhenie. Ne mos tjejter gje,ky Turi (ndjese paste) ka qene i deshtuar si prind.

  4. Claudia says:

    Po ti mase je 29 po me sa kuptoj un aty thua e kam pritur 5 vjet dmth ke qene 24 kur e ke njohur ,turp shume turp 24 vjece dhe krijon lidhje me nje person qe eshte sa mosha e babait tend shkatrrove nje familje ….

    1. Celeste says:

      Eshte e thjeshte te gjykosh vetem femren. Shoqeria shqiptare femren ben te paren “koke turku”. Po i ndieri nuk ka faj apo turpi i femres eshte me i madh se ai i mashkulit. Ndoshta gjendja ekonomike i detyron femrat te shiten per te mbijetuar.
      Megjithate do te ishte me mire qe kjo vajze per te mbijetuar e rritur femijen e saj te punonte e te mos jepej tek babai i saj.
      Ndoshta do te ishte me mire te mos jepte intervista e te mendoje si do te rrise familjen pa i vene syrin dikujt tjeter qe ka pare e biznes

  5. Shqiptari says:

    @Rebeli
    Deshtimi i nje prindi (kur i mundeson jete luksoze te birit) nuk i jep askujt te drejten per ti marre jeten. Eshte vrare ne shtepine e tije nga kunati, vellai i gruas. SKANDAL. Ne cfare ligji thuhet se cdo burre i dehur nese shkon ne shtepine e vete duhet te vritet nga vellai i gruas???!!!!!

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Claudja e ka thene shumr mire
    Kjo zusja Duke e ditur se eshte i martuar ka shkuar me te
    @ roni kjo m.mund te jete nga cdo sjaj i shqiperise se Jane shtuar shume keto lloj
    Bucash qe prishin familjet e te tjereve.
    Por problemi ketu eshte pasurija
    ATA te shtepise do ta kene marre vesh qe kjo n
    Eshte shtatzane dhe normalisht do te ndahej pasuria gje qe djali normalisht nuk e pranonte
    Se per ndryshe do ta kishin perzene nga shtepia ate te alkolizuarin ndjese paste
    Vajzen MOS ta gjeje gje po kjo roespia e gjetet nga ndonje horr tjeter belane.

    1. ROBI says:

      jU QE DENONI KETE FEMREN KETU JENI ME TE VERTETE TALEBANE.

      Nuk e kuptoni qe ky tipi nga deshperimi kishte gjetur pak qetesi te rakija dhe tek kjo femer, e cila me te vertete e ka dashur?
      Eshte normale qe ishte i tmerruar nga ish gruaja dhe vete faktet tregojne qe paska pasur te drejte. Ju nuk e keni kuptuar akoma çfare do te thote tolerance. Do te thote qe tjetrin duhet ta lesh rehat ne jeten e tij kur dashuria midis dy personave ka mbaruar, dhe kjo vlen si per mashkullin ashtu edhe per femren.
      ASKUSH NUK KA TE DREJTE T”I MARRE JETEN TJETRIT, PER ASNJE LLOJ ARSYEJE NE BOTE.

  7. Alban says:

    Tani ai iku, eshte e kot te flasesh nga mbrapa. Por historia e kesaj eshte e shume femrave ne Shqiperi, qe jane pa perkrahje, qe kane femije per te rritur dhe histori te deshtuara, dhe hidhen ne krahet e cdo njeriu qe i jep nje dore. S’po them qe ka bere mire, por s’ka kuptim te gjykosh kete, nderkohe qe strumbullari i gjithe kesaj ngjarje ka qene ai rahmeti. Nje burre qe s’diti te mbaj familjen e tij, drodhi bishtin me nje femer tjeter, pinte e ishte i dhunshem. Gjynah qe ka marr kaq shume njerez ne qafe, nderkohe qe duhet thjeshte ishte divorcuar e te vazhdonte me gruan e dyte.

  8. nuk dua te paragjykoj askend. Por dua vetem te them qe dashuria nuk ka kufi dhe nuk njeh moshe. aq me “keq” per nje femer pamvarsisht prejardhjes ben gjithcka per femijen e saj. te vjen keq kur lexon disa komente ku paragjykohet vajza,apo Arturi. “ndjese paste” .por mediokriteti apo padituria nuk ja imponon askujt te komentojne patjeter ate qe mendojne.e verteta gjithkujt i dhemb. megjithate nje jete njeriu vlen me shume se gjithcka tjeter. qofte edhe pasuria.dhe per ta mbyllur,ne itali jane me dhjetra vajzat shqiptare,polake,rumune,dhe nga shume vende te tjera ku jane martuar ose bashkjetojne,jo me ata qe jane baballaret por gjyshi. por askush nuk i paragjykon. ku femija e tij ka shume per te humbur,ho vetem per martese ligjore por edhe vetem bashkejetese disavjecare rrezikon te humbin,ose te jene bashkepjestare ne pasuri. megjithate jeta vlen me shume se pasuria. me kete nuk dua te them se ketu ne itali nuk ka raste te tilla…

  9. nuk dua te paragjykoj askend. Por dua vetem te them qe dashuria nuk ka kufi dhe nuk njeh moshe. aq me “keq” per nje femer pamvarsisht prejardhjes ben gjithcka per femijen e saj. te vjen keq kur lexon disa komente ku paragjykohet vajza,apo Arturi. “ndjese paste” .por mediokriteti apo padituria nuk ja imponon askujt te komentojne patjeter ate qe mendojne.e verteta gjithkujt i dhemb. megjithate nje jete njeriu vlen me shume se gjithcka tjeter. qofte edhe pasuria.dhe per ta mbyllur,ne itali jane me dhjetra vajzat shqiptare,polake,rumune,dhe nga shume vende te tjera ku jane martuar ose bashkjetojne,jo me ata qe jane baballaret por gjyshi. por askush nuk i paragjykon. ku femija e tij ka shume per te humbur,ho vetem per martese ligjore por edhe vetem bashkejetese disavjecare rrezikon te humbin,ose te jene bashkepjestare ne pasuri. megjithate jeta vlen me shume se pasuria. me kete nuk dua te them se ketu ne itali nuk ka raste te tilla…pershendetje.

  10. sadi says:

    mos ja fusni kot! Fajin e kane vete ata qe prishen martesen e tyre, Goca e huj sa eshte q… ca nga Turi KAQ! Ne kushte leshi jetoka nuk qenka se beka ndonje jete perrallore si I biri! Po thuaj SH dhe I biri kane pas frike se mos ngelej kjo me barre e ju merrte pasurine dhe e vrane te ziun! Harram I pacin leket e tij!

  11. Rigoni says:

    E paska pritur 5 vjete qe te divorcohej dhe te martohej me te.Oj fshatare fatkeqe qe paske shkelur ne derrase te kalbur,ti sa gjysma e Moshe’s se tij qenke perveluar nga dashuria e zjarrte.Ju qe prishni familjet e te tjereve duhet t’u varesh prej gjuhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje