Rakip Suli: Maxhoranca të çojë mandatin tim në Kushtetuese, opozita të mbajë turpin

7 Prill 2016, 10:52Politika TEMA

Deputeti socialist Rakip Suli do i kërkojë sot kolegëve të tij të maxhorancës të votojnë për të çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e tij.

Në një prononcim për median nga jashtë parlamentit deputeti Suli thotë se me këtë veprim i mbyll gojën pretendimeve të opozitës.

Madje për ta ka dhe një varg të një prej këngëve popullore të jugut:

Nuk janë halle për sebepe, turpin e paçi për vete.

Kam kërkuar të shkoj në Gjykatë Kushtetuese pavarësisht se ata e kanë të drejtë, por ata nuk duan të çojnë. Kuvendi e rrëzoi kërkesën por nuk pengon opozitën që ta çojë.

Është shkak për të penguar  reformën në drejtësi. Kam vendosur ti kërkoj deptuetëve të maxhorancës të votojnë për të shkuar në gjykatën Kushtetuese, që kryetari i SHQUP të mos ketë më pretendime”, tha Suli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje