Në Francë dhe pikërisht në qytetin Mec janë takuar për një konferencë të përbashkët për shtyp, Kancelarja gjermane Angela Merkel me Presidentin e Francës.
Gjatë fjalimit të saj Merkel deklaroi për krizën e emigrantëve se Europa tashmë është në rrugën e drejtë.
Ndërkaq ajo ka shtuar se mbrojtja e kufirit detar ndërmjet Turqisë dhe Greqisë është një prioritet.