“O Dhurata ma kujto pak…” Intervista e dështuar e Eneda Tarifës përpara Eurovizion-it

10 Prill 2016, 01:13Sociale TEMA

Eneda Tarifa do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurvision Song Contest 2016” dhe përgatitjet për këtë garë i ka nisur prej disa ditësh.

Por, në një intervistë për ESCKAZ (Eurovision Song Contest Knowledge from A to Z), duket se nuk ka dalë edhe aq mirë.

Problemi i parë që bie në sy është vështirësia e saj me anglishten, ku pasi përpiqet për disa minuta të kujtojë një fjalë, vendos t’i kthehet në shqip një prej shoqëreseve të saj për t’i kërkuar ndihmë.

Si të mos mjaftonte kjo, Eneda i kërkon gazetarit me anglishten e saj tejet të thyer, ta presin atë pjesë gjatë montazhit.

Nëse prezantimi i saj në skenë do të jetë i ngjashëm me intervistën, mundet fare mirë ta ndërroni kanalin nga portokallia, pasi Eneda do të sjellë po aq humor.

38 komente në ““O Dhurata ma kujto pak…” Intervista e dështuar e Eneda Tarifës përpara Eurovizion-it”

  1. Zamo says:

    Anglishtja e Enides esht e nje niveli shum te kenaqshem dhe nuk e meriton aspak kritikat qe I behen ne kte drejtim

    1. Tarrasi says:

      Pse qenka kaq e rendesishme te flasesh rrjedhshem anglisht?
      Dujshem qe anglishtja e Tarifes eshte ne nivele fillestare.
      Por ajo nuk ka shkuar ne Eurovizion te flase anglisht , por te kendoje.

      1. mandi says:

        Dakord shoku, por kengen do e kendoj ne anglisht. Keshtu qe merret si e mireqene qe gjuhen e flet. Apo ka mesuar fjalet permendesh dhe niveli i ka ngel tek advance i vitit 2000 ? Ne shek e 21 mos flasesh kater fjali rrjedhshem ne anglisht? Vec me qene i deshtum fare!

    2. 1233 says:

      kur nuk i sajon dot dy fjali pse e jep intervisten ne anglisht

  2. vjeshta says:

    Kometicioni me i rendesishem ne bote????!!!!!
    Po ike moj pirdhu eshte nje palaçllek i madh!
    Vetem vendet e lindjes i japin rendesi.

    1. dymi says:

      Pse eshte e deshtuar?!?! Kushdo mund te haroje ndonje fjale, aq me teper ne nje gjuhe te huaj. E rendesishme eshte qe Eneda u tregua shume inteligjente ne pergjigjet e pyetjeve. Ju qe e quani te deshtuar kete interviste, ose keni ndonje ngecje intelektuale ne tru, ose jeni vete te deshtuar. Si duket nuk jeni te afte qe te evidentoni vlera, prandaj merreni me brockulla. Te mbushesh faqe me germa nuk eshte gazetari!

      1. tironsi milano says:

        dymo nqs je farefisni apo shoqeri e endes, do beje mire te ishe i sinqerte me vajzen dhe t’i thoshe your english sucks dear! per nje kengetar ne 2016 qe presupozohet se merr pjese ne nje eveniment nderkombetar dhe mbi te gjitha merr pjese me nje kenge ne anglisht, te dali qe kete gjuhe e flet shatra patra duket njecike paradoks apo jo? por kur je e zene te merresh me ahenxhinjte e portokallise normale qe te hypen vetja ne qejf dhe te duket krye ahengxhie. mos u merzit se do e tregoj vete koha deshtimin. edhe sikur ta fliste anglishten me mire se anglezet vetem nga menyra se si i flet asistentes se saj, nuk do ta kisha votuar kurre. arrogante dhe prepotente ne maksimum, plus medioker. elementet me te keqinj qe mund te kete karakteri i njeriut

  3. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    O Dhurata a ka ardh buka ke dyqoni!!!….

    sikur me qene ke tregu…

    LE NOM MI GOCE, LE NOM.. Dukesh sikur po fol Shqip. ahahahahaha

  4. sander says:

    c’keni me gocen!
    Theksin shkelqyeshem. e zonja te korigjoje veten. Ku eshte e keqja ketu????????????
    ju lutem kujdes me qenje kaq delikate si kjo artiste e show woman e shkelqyer!
    Me vjen keq qe te tilla gjera i lexoj tek tema, te cilen e mbaj si gazete korrekte!
    Pergezime Tarifa, vecanerisht per anglishten!

  5. Lina says:

    ME VJEN KEQ POR KJO MBI TE GJITHA ESHTE FEMER MEDIOKRE. NUK ESHTE PROBLEMI SE NGATERRON NJE FJALE, POR DUKET QARTE QE ARTIKULON KOMPLET PA LIDHJE. MIRE ME KENGEN QE E KANE COP COP SI ASNJEHER NE EUROVIZION, POR NJERIU TE PAKTEN MESON DY LLAFE PER TE FOLUR! TURP. PORTOKALLI HESAPI

  6. Hysa says:

    Po lereni vajzen rehat more se lat nam me kritikat lereni kohen te hapet o njerez

  7. Lena says:

    O ENEDRA…..MOS SHKO FARE NE EUROVIZION SE PO LEN NAM ÇDO DITE O GOCE. PO KAQ PA LIDHJE QENKE??? PUPUPUUUU SA TURP

  8. Lea says:

    Anglishtja e Enedes eshte shume e mire. Se kuptoj pse atakoni Eneden ne vend ta mbeshtesni.

    1. vjeshta says:

      Atê nuk e “atakojmë” (ça do të thotë vetëm ti e di?!!!). Por sigurisht do ta mbëtesim ty, Leaaaa????

  9. alb says:

    Asnje gabim nuk ka nese harron nje fjale anglisht.
    Ne fund te dites eurovisioni nuk eshte konkurim i gjuhes angleze por bashkimi i vendeve sllave kunder cdo shteti tjeter europian.per kete ja ke fut kot o eneida.
    Megjithate mendoj se anglishtja e eneides eshte me mire se anglishtja apo italoshtja e sali berishes.

  10. Ben says:

    Nivel 0,nivel tallavaje dhe portokallie.

  11. Qiljeta says:

    po ckeni me eneden, aq di aq thot. mire eshte aty tek portokallja po pse mos provoj edhe per me shum! kur eshte nard ndoka deputet (ka qene edhe minister shendetesie) pse mos shkoj edhe eneda ne eurovizion me nje tufe budallalleqesh.

  12. tinonsi says:

    vetem per tallava ben kjo se per euro vizion heheh ca na fal,,,

  13. timo says:

    Një intervistë mjaft e natyrshme. Mesa dëgjova nga Eneida dhe sa le xova, ato pak rreshta nga Ju zotëri apo zonjë, po! Mund të them se jeni ju i(e) dështuari(a) dhe jo Enejda. Pêrshëndetje dhe, herë tjetër mundohuni të mos jeni i(e) dështuar.

  14. T5 says:

    Because the people of Albania is….Genci si i thone anglisht “gjynaf”?

  15. england says:

    Ata qe e kritikojne Eneden thjesht nuk dine te flasin as shqipen mire,lere te kuptojne ndonje fjale anglisht pastaj!Ndersa artikull-shkruesi si duket e fliska anglishten me mire se vete anglezet,se ska se si shpjegohet qe e cileson si te deshtuar anglishten e nje kengetare te thjeshte.
    Kjo vajze nuk eshte se do beje perkthyesen atje ku do shkoje,dhe nuk besoj se pretendon te zevendesoje ndonje anglisht-folese.thjesht do kendoje nje kenge ne anglisht,qe per sa pashe,dhe degjova nese me lihej mua ne dore ta vlersoja nga 1-shi tek 10-ta Eneda me modesti meriton nje note 7,ka kengetare qe flasin me mire anglisht,patjeter qe mund te kete,por perfaqesimin do e beja ajo qe e meritoi vendin e pare.
    Por si gjithmone ne ate vend te cuditshem,ka dhe cuditberesa qe nuk kane me cfare te merren,ose nuk dine te bejne asgje tjeter ne kete bote,hapin faqet neper forume te ndryshme dhe fillojne dalin kundra per cdo gje,dhe ne cdo gje,thjesht se jane te tille,kane tipin te tille,keta tipa inatosen apo kundershtojne veten e tyre kur perballen me pasqyeren,jo me me Eneden…

  16. mali says:

    Nuk eshte problemi i anglishtes, qe ne fakt eshte i nje niveli fillestar, me shume gabime gramatikore…….Por menyra e te folurit dhe prezantimit te vetvetes, le shume per te desheruar. ….Po ta shikoni me kujdes intervisten e saj, te duket se je ne Portokalli , emision per humor……Niveli kulturor i Eneides shume i ulet, te dukej jo vetem Portokalli por edhe tip emision te Canit ” zone e lire”…… …..

  17. Tano says:

    Me sa kuptoj ketu behet fjale per pergjegjshmeri dhe etik. Une jetoj ne Deutchland por e ndjek artin shqiptare pasi aty kam lindyr dhe ai eshte vendi im.Artisten tane jane nivel i ulet etike dhe kete duhet ta pranojm. Ju thoni se ngaterroj nje fjale..ok pune e madhe por a mund te sillet nje artist ashtu perpara mikrofonit dhe ti thote intervistuesit priteni??? A mund te shkoj nje artist ne nje kompeticion europian dhe te marri persiper te flasi per ato qe nuk di??? A mund te thote nje artist me tru ne koke qe festivali europian eshte festivali me i madh ne bote??? A mund te thote nje artist qe festivali europian per mua eshte njesoj si champions liga??? A mund te flasi nje artist per burrin e vet ne eurovizion njesoj sikur flet per Brad Pit-in ???, ne te njejten kohe qe burri kesaj eshte thjesht nje person i pa njohur edhe ne shqiperi , pa le per europianet pastaj. Te gjitha keto xhevahire i degjon nga goja e kesaj ne kete intervist. Sigurisht si shqiptar urojm me te miren per vendin dhe artistet tane por ata qe vendosin per keto gjera ne shqiperi duhet te kene kujdes pasi po çojn neper europe njerez qe na bejn qesharak, pa folur per pjeset profesionale qe jane teme tjeter. Eurovizioni me sa di une nuk eshte portokalli ndaj dhe kjo mesa duket ka shkuar ne vendin e gabuar duke mos e mbajtur dot kete peshe. Po ne fund te fundit cfare ka me shume per te qeshur kjo se Kastro zizo apo ndonje tjeter. Iku edhe kjo here dem o njerez, mend per here tjeter.

  18. lara says:

    Eneda eshte nje vajze e talentuar, si ne kenge dhe ne portokalli, shume mire e drejton spektalin karshi Salsanos, sa per anglishten keto jane vajza te reja dhe dine shume gjuhe te huaja, te rinjte dhe te rejat shqiptare te habisin me gjuhet e shumta qe dine, te huajt vetem gjuhen e tyre zoterojne dhe nuk ua ndjen per gjuhe te tjera. neqofte se ka ngel ndonje moment cdo kujt i ndodh, po ne shqipot e kemi te theksuar i dekurajojme njerezit, nuk jemi fare pozitive.

    1. Drita says:

      Sa me pelqen komenti jua. Sikur te ishim te gjithe kaq positive dhe te mencur. Faleminderit!

  19. TomMuçmolla says:

    Po tani qe u bere objekt tallje me deshire, do e tallesh ti veteveten tende te portokallia sic beni me drejtore e drejtoresha? Ti me luzen ne oren te anglishtes do ishte perfekt.. Uuu, harrova “you cut this, ok”?!?!

  20. "Horri i Bulevardit" says:

    Nuk eshte faji i Enedes ketu, por eshte faji i artikushkruesit, qe eshte mesuar me anglishten e saleh berishes, dhe kush nuk i jep theks shpellar, simbas ketij shpellar gazetari, eshte humor Portokolla.
    I kujtoj gazetarit se salehut ne nje paraqitje, sju kujtojte emri vet, se i rrinte truni vetem te diktatori Hoxha, qe e kishte varferuar salehun.

  21. bekim says:

    e bukura e kesaj interviste ishin detajet e kompozitorit te zonjes qe na paska biznesin e vet dhe nuk ka kohe te beje nje kenge per kete vajzen qe na doli bashkeshorti i saj

  22. T5 says:

    Edhe ky Eurovizioni eshte konkurs kengetaresh apo parade gejlleku?

    Se sa here qe kam pare/degjuar intervistuesit apo komentuesit e EV gjithmone adoleshenta gej me jane dukur. Per ta fituar e fiton Conchita…

  23. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Se pari , Eurovizioni eshte ngjarja artistike me e shemtuar qe zhvillohet ne Europe.
    Nje spektakel I cili fillon si spektakel muzikor , dhe perfundon si fushate elektorale ku aleancat gjeo-politike zevendesojne votimet profesionale.
    Ne kete fushate elektorale perfshihet cdo vit edhe Shqiperia , e cila si shtet I vogel dhe pa perkrahje , u ben thirrje emigranteve te votojne per kengen tone , pavaresisht nese eshte e bukur apo jo , mjafton qe kendohet nga Shqiperia. Dhe pastaj ne fund komentatoret tane bejne ato komentet idiote si p.sh ” Pse nuk na dha piket maksimale Greqia” , ” Pse na dha kaq pak Italia e Maqedonia “…etj
    Nese do te flitet per art , duhet te vleresohet kenga , interpretimi , zeri I kengetarit , pavaresisht origjines se tij. Ne edicionin e kaluar , kenga e Shqiperise pati klikimet me te shumta ne youtube deri para fillimit te Eurovizionit. Por pastaj votuesit “e ndershem” evropiane filluan lojen e votimeve per fqinjet dhe kenga jone doli per turp.
    Evropa qe na ben thirrje ne shqiptareve te kemi votime te ndershme, kur vjen puna tek kenga , fillon pazaret mes shteteve ku askush nuk mendon se cfare vlere ka nese nuk vleresohet kenga me e mire.
    Nese Eurovizioni behet ne te njejten dite me portokalline , do ta nderroja kanalin dhe do shihja portokalline. Pastaj kur te mbaronte portokallia , do ta hapja te eurovizioni qe te shikoja humorin e votimeve.

    Se dyti , nuk e kuptoj pse duhet te dije anglisht kengetarja e Shqiperise ? Ne gjuhe zyrtare kemi shqipen. Ne duhet te cojme ne evropian origjinalitetin tone . Kenga duhet te kendohet ne gjuhen zyrtare te shtetit . Po ashtu edhe intervistat qe jepen per eurovizionin , te jene ne shqip dhe eurovizioni le ti perktheje po deshi. Ne fund te fundit kenga jone s’ka ndonje shans per te fituar , keshtu qe le te cojme shqipen ne cdo aspekt te eurovizionit sepse nuk humbasim ndonje gje.

  24. Mistrec berati says:

    O dhurata ….mmmmm..E harrova??????

  25. Akilis says:

    Festival Evropiane?Jo more shoke, ky eshte festival Anglez apo Francez, vetem ndryshojne emrat ee vendeve te ndryshme, asgje me teper.

  26. joel shkodra says:

    Nuk do te behet perkthyese. Do te kendoje nje kenge ne Eurovision ne anglisht … dhe kaq. Ka shume kengetare te njohur qe inçizojne kenget e tyre ne gjuhe te ndryshme pa i njohur ato gjuhe. Ka, bile, kengetare lirike qe kendojne opera te tera pa e njohur me themel gjuhen ne te cilen kendojne.

  27. l says:

    arroganc debilash ne komunikim ,
    eshte nji nga sjelljen trendy qe reflektohet ne pordhokalli e kudo rrugeve e tv-ve te shqiperise

    qe per boten europiane eshte dicka prej idioti ,
    qe te vjen vetem me vjell ti shofesh si transformohen gjate shprehjeve ne ate mimike prej idioti te pashembullt ,
    qe per nji bote normale njerezish ,eshte e pasuportushme e neveriteshm.
    me e ndereshme e dinjitoze eshte qe si shtet , me mire te mos i tregoshe botes sa idiot je ,
    duke mos arre pjes ,deri ne momentin kur nxjerr nji perfaqsim dinjitoze .
    ne kto festivale nuk shkohet per te treguar injorancen ,por dicka qe ka te beje me prestigjozen per cdo komb

  28. Goni says:

    Komentues idiot kafenesh qe u behet mbushin diten duke nxjerre plehra nga goja!
    I bindur se, nga menyra e te shkruarit, jeni njeri me kokebosh se tjetri, dua t’iu them,
    per hire te se vertetes, se Eneida fliste me nje anglishte shume te mire.
    Goni

    1. KUMBARI says:

      ORE DAKORD JAM EDHE UNE DHE JAU MBESHTES MENDIMIN SE TARIFA E NJEH ANGLISHTEN, MONGOLISHTEN, GERQISHTEN ETJ,ETJ POR KRIESORJA ESHTE SE NUK DI TE KENDOJE . MOS VALLE E NGATERUAN EUROVIZIONIN ME PORTOKALLINE….

  29. Drita says:

    I love her voice. I love her talent.
    I cherish her courage to be interviewed in a foreign language and clearly express herself.
    I’m proud of her.
    Thank you Eneda.

    1. moni says:

      We love you too Drita but pls next time write in Albanian, ok? Shpresoj qe shqipja jote te jete me e mire se anglishtja e Enedes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje