Brenda muajit maj do të marrë fund problemi i ujit të pijshëm për shumicën e banorëve tëzonës së Yzberishtit. Bashkia e Tiranës përfundoi fazën e parë të punimeve që kanë të bëjnë me shtrirjen e tubacionit kryesor në rrugën “3 Dëshmorët” dhe tashmë, ka nisur fazën e dytë të zbatimit të projektit, shtrirjen e rrjetit në 200 shtëpitë e para që do të furnizohen24 orëme ujë të pijshëm. Për këtë qëllim është kryer rikonstruksioni dhe zgjerimi depos së ujit, që mundëson kalimin nga një kapacitet prej 1000 m3 ujë në 4000 m3. Punimet e UKT-së u ndoqën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla, të cilët panë nga afër ecurinë e projektit.
Kreu i Bashkisësë Tiranës tha se falë këtij investimi, për herë të parë banorët e kësaj zone nuk do tëvuajnë mungesën e ujit dhe furnizimin me bote. “Më vjen mirë që kjo do të jetë vera e parë ku nuk do të kemi problematikat e boteve të ujit sepse depozita e re e ujit, depoja e madhe, do të rrisë kapacitetin me 4 herë, por sigurisht edhe pjesa e zonës informale do të përfitojë ndjeshëm”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se edhe ky projekt është dëshmi e suksesit të mirëmenaxhimit të ndërmarrjes së UKT-së, si dhe e reformës së vjeljes së të ardhurave qëbashkia siguron nga taksat dhe tarifat.
“Falë modernizimit që i bëmë sistemit të mbledhjes së të ardhurave, duke i futur të gjitha tarifat në faturën e ujit, kemi rritur ndjeshëm të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Duke filluar nga ky muaj i parë,kur mbi 90% e qytetarëve janë përgjigjur duke paguar në mënyrë korrekte taksat e Bashkisë, jemi gati t’u përgjigjemi menjëherë me investime”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai u bëri apel qytetarëve se çdo faturë e paguar e ujit dhe taksave të bashkisë do të thotë më shumë investime në punët publike. “Sa më korrekt të jemi me bashkinë, aq më të përkushtuar do të jemiqë të gjitha qindarkat që mblidhen nga qytetarët e Tiranës, të përkthehen në investime”, theksoi Veliaj.
Veliaj sqaroise projektet që bashkia ka nisur të zbatojë për heqjen e depozitave do të vijojë vetëm pasi ajo të ketë siguruar më parë ujin e pijshëm 24 orë, siç edhe po bën në këtë lagje të Yzberishtit. “Pasi qytetarët të binden dhe të shikojnë vetë që uji vjen pa ndërprerje, atëherë do t’i lusim që në një periudhë disa javore të fillojnë reduktimin e depozitave. Ndaj, dua të qetësoj të gjithë qytetarët, bashkia nuk do të vijë të heqë depozitat, përkundrazi, bashkia do t’u sjellë shërbimin me ujë 24 orë dhe teksa provohet që uji ka ardhur 24 orë, iu kërkojmë gradulisht reduktimin e depozitave”,shtoi Veliaj.
Nga ana e tij, drejtori i UKT-së, Redi Molla garantoi se po punohet që, pas fazës së parë të këtij projekti, të mund të vijohet edhe me lagje të tjera të kësaj zone, e cila në vite ka vuajtur nga problematika e ujit të pijshëm. “Aktualisht, UKT-ja ka mbaruar fazën e parë të investimit me një tub që furnizon 200 familje, që ishin totalisht informale. Kjo na eliminon humbjet në rrjet, çka do të thotë kontrata të reja, përmirësim i cilësisë së ujit. Përveç fazës së parë që sapo përfundon, ne kemi në plan të fillojmë fazën e dytë në javën në vazhdim, po nga e njëjta depo që po rikonstruktohet, në 40 pallatet e zonës së KMY-së. Me këtë projekt të ri, që përfundon në fund të majit, mendojmë të përfundojmë totalisht problemin e furnizimit me ujë në Yzberisht, garantojmë ujë 24 orë dhe hiqet definitivisht furnizimi me bote gjatë verës dhe problematikat e shumta që kanë ato”, u shpreh drejtori i UKT-së, Redi Molla.
E nxorri fiks fare kete problemin e ujit ne fshatin Yzberisht,se po te ishte per ty as per 4 vjet nuk e beje!
Ti mburresh se paske rregulluar pune per 200 familje te ketij fshati,ndersa ben sikur nuk di gje per problemet e medha qe ka GETOJA perballe KMY-se qe quhet edhe ajo Yzberisht,por nuk ka shtepi fshatii,por pallate shume kateshe!
Vetem pallati ku banoj une ka 200 famulje,o Erion Veliaj,ndersa GETOJA jone ka mbi 70-80 pallate te tilla,qe jetojme ne mes te baltes nga rruget e pa shtruara,pa ndricim rruge,me plehra nga do,me qenbte rrugace qe kane krijuar kolonite e tyre,me urbanin qe nuk pranon ABONETE etj,etj!
Ti thua se do heqesh depozitat e ujit nga taracat,por nuk ke thene asgje se UKT-ja na vjedh kur na faturon per uje te pijshem,por ne fakt na furnizon me uje kanali!
E fundit:
-Pasi degjove protesten e banoreve per mbifaturimet e ujit nga UKT,deklarove se ASNJE FATURE ME MBIFATURIM NUK DO PAGUHET,por pasi te verifikohet,do te paguhet aq uje sa eshte harxhuar!
Edhe une jam nje nga ata,jam ankuar ne UKT qe ne shkurt,per nje mbifaturim 10 fish mbi mesataren mujore te meparshme,por edhe tani ne fund te prillit jo vetem nuk kam marre pergjigje,por vazhdon fatura per mua ne degen e shitjes per t’i paguar e muajit janar!
Ju kam shkruar edhe juve nje leter,para dy javesh,por asnje reagim nuk ka patur!
Une dua te paguaj aq sa kam shpenzuar,por administrata e pa afte dhe e korruptuar e UKT-se nuk vepron!
Prandaj mos e mburr kete drejtorin e UKT-se se as ai nuk i ka nen kontroll vartesit e tij!
Lali Eri është një rrenacak profesionist. Kjo depo uji 4000 m3,që don me promovu Lali Eri ka 2 vjet që ka fillu dhe ka 6 muaj që ka përfundu., lali e shet si punën e vet.E ka morr UKT-n me e vjel vet lali Eri , por ka has keq se aty po vjedhin të gjithë punonjësit e Mjaftit dhe G99 që ka vendosur tashmë.Ka fut taksat e tjera të bashkisë aty në faturën e ujit dhe ka harru se UKT – ja është ndërmorje SHA ,dhe siguron mbijetesë nga arkëtimet.Para 3 javësh na tha se do hiqte depizitat, sot thot se do ti hiqni vet gradualisht, pra na gënjeu.
Po vjen anës me bo diçka lali Eri por ska punu kurre vet dhe beson se G99 – tshat do bojnë efiçente ndërmarjen UKT., JO G99-tshat po boj pare për vete.,dhe për Erin.