Infiltrime dhe financime ekstremistëve: Plani i Putin për destabilizimin e Europës

12 Prill 2016, 12:48Bota TEMA

Publicisti gjerman Boris Reitschuster në librin e tij më të ri zbulon se lideri rus synon të destabilizojë Europën – përmes trupave të tij të fshehta. Në të njëjtën kohë Putini po financon partitë e djathta europiane që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Vladimir Putini ka një armike të madhe në Europë: ajo quhet Angela Merkel. Kancelarja gjermane është rritur në Gjermaninë lindore (diktatoriale) dhe e ka përjetuar nga afër komunizmin sovjetik. Për dallim nga shumë liderë europianë Merkel flet rusisht dhe ka një qasje krejt tjetër ndaj botës ruse. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe përpjekjeve të Putinit për të destabilizuar Ukrainën lindore Merkel ka qenë politikania kryesore europiane që ka ndikuar që Rusia të ndëshkohet me sanksione, të cilat me kalimin e kohës po tregojnë efekte negative – për Putinin.

Ndërsa në televizionin rus tregohet një realitet i shkëlqyer, frigoriferët e amvisërive ruse po zbrazen. Ka jo pak politikanë në Europë që apelojnë për zbutjen ose heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Por Merkel nuk ka lëshuar pe deri më tani, sepse nuk dëshiron t’i nënshtrohet Putinit dhe agresionit të tij. Ky agresion nuk drejtohet vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Europës Perëndimore.

Siç zbulon publicisti gjerman Boris Reitschuster në librin e tij më të ri «Lufta e fshehtë e Putinit» lideri rus ka infiltruar në Europë dhe sidomos në Gjermani trupa efektive elitare luftarake. Reitschuster ka parë studimet e një shërbimi sekret perëndimor dhe thekson se trupat e fshehta të Putinit janë të përgatitura sipas teknikës ruse të sportit luftarak «Systema».

Thuhet se Putin ka qasje të drejtpërdrejtë te këto trupa, prej të cilave pritet të shkaktojnë trazira në vendet europiane. Qëllimi është i qartë: dobësimi i shoqërive perëndimore. Siç shkruan gazeta gjermane «Bild» vetëm në Gjermani nga shërbimet sekrete janë identifikuar 300 pjesëtarë të njësisë së Putinit për shkaktimin e trazirave.

Mediat perëndimore kanë njoftuar se bankat ruse po u japin kredi partive të ekstremit të djathtë në Europë. Fronti Nacional i Francës, një parti e afërt me ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel, ka marrë një kredi prej 40 milionë euro nga First Czech Russian Bank (FCRB).

Supozohet se para apo mbështetje politike nga Moska marrin edhe parti djathtiste si Lega Nord e Italisë, Vlaams Blok e Belgjikës dhe FPÖ e Austrisë. Kryetari i FPÖ-së Heinz-Christian Strache e ka quajtur Putinin «demokrat të pastër». Srache është ndër kundërshtarët më agresivë të pavarësisë së Kosovës./ dialogplus

3 komente në “Infiltrime dhe financime ekstremistëve: Plani i Putin për destabilizimin e Europës”

  1. Centauri.al says:

    Nuk eshte aspak per t’u cuditur.
    Putini ka ngulur kembet edhe ne Shqiperi, ka akses te gjere ne media, ne gazeta dhe ne TV-ra, ka blere gazetare dhe opinioniste, shfrytezon rrjetin e gatshem agjenturial serb te ngulitur prej nje shekulli ne vend si dhe asetet e Kishes Greke dhe autoritetin e Janullatosit si kreu i Kishes Autoqefale Shqiptare per te neutralizuar rezistencen e shqiptareve ndaj Pansllavizmit dhe fondamentalizmit panortodoks serbo grek ne Ballkan.
    A nuk eshte shenje e qarte e pranise se “putinizmit” ne Shqiperi, lumi i artikujve prorus ne shtypin tone, ditirambet per fuqine e tmerrshme dhe te pathyeshme ushtarake Ruse per te kapitulluar cdo rezistence para saj, margjinalizimi dhe ngjyrosja e shumices myslimane te shqiptareve si “sunite” te ardhur nga Turqia armike e Rusise, qe duhen izoluar, debuar dhe kthyer ata ne qytetare te kategorise se trete, pas katolikeve, per ti hapur rruge sundimit panortodoks ballkanik, greqizimit te ortodoksve shqiptare si dhe krijimit te enklavave greko-sllavo-ortodokse ne trojet e banuara ne shekuj nga shqiptaret autoktone ne Ballkan.
    Mjafton te ndjekesh, qofte edhe pa ndonje vemendje te vecante, lumin e artikujve dhe pershtatjeve qe sjell cdo dite ne faqet e Gazetes Tema gazetari Amarildo Lumani per te kuptuar cfare jane forcat speciale te Putinit ne Evrope dhe ne Ballkan ne betejen per perpunimin e opinionit publik ne dobi te Pansllavizmit, Panortodokse dhe te interesave gjeostrategjike te Perandorise se ringjallur Ruse.
    Rezultatet me pikante dhe glorioze antishqiptare te kesaj batice sllavo-greko-ortodokse nen dirigjimin strategjik te putinizmit rus, jane eliminimi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare duke imponuar Janullen si egzekutues te saj dhe coptimin i Kosoves, bosnjizimi i saj nepermjet Zajednices serbe, duke detyruar lidershipin politik dhe shteteror kosovar te lepijne vrasesit e tyre serbe pikerisht ne tavolinat e pazareve te Brukselit.

    1. Pelasgian says:

      S’ta ka fajin Putin qe populli i jot eshte dele pa sy dhe politikanet i ka kurva brekulur !

  2. Gazpromi says:

    Derri i q..t nenen keti plere!Ketij dhe atij vendi qe ka pjelle dhe vazhdon te pjelle monstra ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje