Aksident në Shkodër, vdesin dy të rinj

15 Prill 2016, 09:03Kronika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e së premtes rreth orës 05:30 në rrugën kryesore të fshatit Golem në Shkodër.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilin po udhtonte mjeti ku ndodheshin dy viktimat.

Identiteti i personave që kanë humbur jetën ende nuk është bërë i njohur, por sipas të dhënave të para janë një djalë dhe një vajzë te moshës rreth 25-vjec që po udhëtonin me një automjet tip BMW me targë AA888MU.

Sipas policisë, automjeti ka humbur kontrollin e lëvizjes nga shpejtësia duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin e një magazine buzë rrugës.

Dy viktimat kanë ndërruar jetë brenda pak minutash si pasojë e plagëve të rënda që kanë marrë.

1 komente në “Aksident në Shkodër, vdesin dy të rinj”

  1. vjeshta says:

    Keta me tre nr njesoj ne targë jane trima e u duket se as vdekja nuk i merr!
    Ngushellime familjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje