Akuzohej për shpërdorim detyre, vjen vendimi për Myqerem Tafaj

14 Prill 2016, 14:09Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj.

Ai është shpallur i pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre”.

Trupi gjykues ka hedhur kështu poshtë kërkesën e prokurorisë, që kishte kërkuar 1 vit burg për ish-anëtarin e kabinetit Berisha.

Muajin e kaluar prokurori Madrid Kullolli tha gjatë pretencës se, ish-ministri kishte injoruar vendimin e Këshillit të Akreditimit për moshapjen e 8 programeve në universitetin privat “Vitrina”.

“Në kohën kur ky këshill i ka konsideruar negative kriteret e depozituara për të miratuar programet për vitin akademik 2010-2011, ministri ka urdhëruar hapjen e tyre”, tha prokurori.

Prokuroria e konsideroi shkelje edhe faktin se, ndërkohë në këtë universitet, regjistrimet për këto degë ishin kryer një vit më parë, pra në 2009-n.

10 komente në “Akuzohej për shpërdorim detyre, vjen vendimi për Myqerem Tafaj”

  1. sb says:

    Thashe une bre Myqo, kot lehin keta

  2. Dori says:

    Si te ishte ndryshe…

  3. akrepi says:

    reforma e sukseshme ne drejtesi
    —–_—–_——–_—–_-_–_-_—–
    0,0 % loading
    download falling

  4. fieraku4u says:

    UEEEEE CFARE SUPRIZE…RROFTE REPUBLIKA E BANANEVE SHQIPTARE

  5. niku says:

    Prandaj duhet shporrur kjo kaste gjyqtaresh

  6. gezim bajaziti says:

    te denohet prokurori qe te vere mend

  7. gyjkata e myqeremeve dhe mahmutave ,
    vepron sipas modelit sherihatit

  8. Studenti says:

    E po hajdutet e kriminelet dekorohen, nuk denohen. Ketu denohen te pafajshmit. Te lumt ne per drejtesi qe kemi. Turp!

  9. perkthyesi says:

    He more, mos e beni se kushedi se c’ka ngjare! Vetem 1 milion dollare jane! Ketu ka te tjere qe kane pervehtesuar qindra milone euro nga Rruga e Kombit, dhe nuk po behet hataja, ju merreni me keto thermija! Behuni pak te urte e te sjellshem, se ndoshta ka patur hall i shkreti, dhe i ka futur ne xhep! Bravo gjykata, te na rroni e te na ripni sa me shume. Keshtu do te beheni me te vlefshem per popullin, i cili ju mban me pune e page! Ka ende mosmirenjohes, por ju vazhdoni punen si deri me sot, se, ku i dihet, neser mund te jete vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje