Për herë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri, që ka të bëjë pikërisht me financimin e tyre.
Deri më sot, misteri i financimit të mediave ka qenë i paprekshëm. Por, AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera.
AMA ka vendosur të kufizohet tek radiot fetare, ndërsa ka përjashtuar nga objekti i vendimit televizionet, që janë edhe burimi kryesor i qarkullimit të parave të pacertifikuara. Mungesa e gjithëpërfshirjes e bën nismën të mangët dhe të debatueshme.
Ndërkaq, sipas vendimit, AMA nuk përfshihet drejtpërdrejt në proces hetimi, por do të kërkojë informacion nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit,..
Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bazë të formacionit të mbledhur, do të administrojë një dosje mbi burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, si kusht për dhënin e licencës së transmetimit.
Gjatë një lidhje telefonike për Report TV, Salaj tha se AMA ka nisur aktet rregullative për të futur në shtratin ligjor mediat në vend.
“Autoriteti i mediave në vitin e parë që ka marrë detyrën, ka gjetur parregullsi të mëdha përsa i takon debive. Ka shumë subjekteve edhe të palicencuara. Kemi filluar me një fazë të dytë që janë aktet rregullative. Kemi nisur me radiot fetare dhe më pas do të vazhdojmë me të gjitha mediat e tjera”, u shpreh Salaj.
Ai theksoi gjithashtu se ka dyshime që në mediat shqiptare bëhet edhe pastrim parash.
“Është e vërtetë që ka një numër të madh subjektesh televizive dhe radiofonike në Shqipëri. Ka patur një përhapje jo normale. Por ka edhe dyshime nga shumë institucione që në media bëhet edhe pastrim parash”, theksoi Salaj.
tre shtete kane interes per percarje fetare ne shqiperi dhe ta bejne shqiperine sketere si kane vepruar ne shekuj serbia greqia edhe turqia qe te 3 keto shtete hedhin miliona euro per islamizim te shqiptarve serbia dhe greqia qe ti thone europes shqiptaret jane mbetje osmane islamike ndersa turqia per shkombtarizmin dhe rritje te influences turke ne ballakn si kane vepruar ne PRIZREN TE KOSOVES KU MINORITETI TURK ESHTE RRITUR NDJESHEM MBAS LUFTES fale finacimeve islamike turke