FOTOT/ Bashkia nis prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i Unazës së Vogël

16 Prill 2016, 13:07Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia nis prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i

Nisin punimet për lotin e katërt të Unazës së Vogël. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, Tiranë”, Bashkia e Tiranës ka filluar prishjen e ndërtimeve pas 15-katëshit për ti hapur rrugë edhe fazës së fundit të punimeve për projektin e Unazës së Vogël.

Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ku dhe deklaron se punimet për Unazën e Vogël do përfundojnë në një kohë sa më të shpejt. “Do përfundojmë në kohë rekord me Unazën që më pas të nisë puna 12-mujore për sheshin Skënderbej”, shkroi kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ndërkohë që një pjesë e banorëve kanë ndërmarrë vetë iniciativën për prishjen dhe çmontimin e objekteve të tyre.

Në total për këtë pjesë të Unazës parashikohen të prishen rreth 15 ndërtesa. Përfundimi i Unazës së Vogël parashikohet të ndodh para qershorit, kohë kur edhe do të nisin punimet për projektin e sheshit “Skënderbej”.

4 komente në “FOTOT/ Bashkia nis prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i Unazës së Vogël”

  1. tr says:

    U pastruan ca plera midis Tirane ,te vitit 1600.

    1. Kellira says:

      E njihke mire Tiranen…

  2. ..nderhyrja eshte e domosdoshme ne disa raste..me kujtohet qe ne vitet 92-93 dy inxhinjere te kom ekzekutiv atehere ne diskutim e siper, ne tv u shprehen..merni planin e zhvillimit te tiranes,mos ndertoni kot me kot, pasi do te vije nje dite, qe do te prishen..dhe ..dhe natyrisht te gjitha kanoçet qe kane zene hapesirat publike duhet te prishen duke i hapur rruge zhvillimit…me vjen keq neqoftese do te prishet ndonje objekt me vlere,..por nje afat e ka edhe njeriu ,…iken nje dite .

  3. erggys says:

    prona private nuk eshte pleher,perkundrazi,eshte e shenjte. Plehrat cdo njeri le ti kerkoje ne shtepine e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje