Gafa e PD/ Deputetja Halimi denoncon tenderin e spitalit, por ngatërron drejtorët

16 Prill 2016, 14:57Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbiola Halimi, doli sot në një deklaratë për shtyp për të denoncuar disa tenderë të kryer në spitalin rajonal të Vlorës. Por në deklaratën denoncuese të znj. Halimi binte në sy ky paragraf.

“Kulmi i drejtoreshës së komisarit të Jugut, është tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë SORI-AL, që ka bërë dhe ofertën më të lartë”, tha deputetja Halimi.

Deputetja demokrate ka folur për Bruna Mersinin, drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa brenda të njëjtës fjali thotë se tenderi është bërë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës, ku drejtor është Kujtim Llapi.

Bëhet fjalë për dy institucione të ndryshme, me dy drejtorë të ndryshëm. Tenderi në fjalë nuk është kontraktuar nga Spitali Rajonal i Vlorës ku drejtoreshë është Bruna Mersini por nga Spitali Psikiatrik i Vlorës ku drejtor është Kujtim Llapi, raporton Hashtag.

Spitali Rajonal i Vlorës dhe Spitali Psikiatrik janë dy institucione, të ndara, të ndryshme dhe pa ndërvarësi nga njëri-tjetri, e për pasojë dhe me dy drejtues të ndryshëm.

Është e disata herë që përfaqësues të Partisë Demokratike dalin në konferenca shtypi, deklarata apo intervista dhe flasin pa  pasur as informacionin më bazik dhe rrjedhimisht edhe pa përgjegjësi për ngjarje dhe fakte lehtësisht të verifikueshme.

4 komente në “Gafa e PD/ Deputetja Halimi denoncon tenderin e spitalit, por ngatërron drejtorët”

  1. TURP UAA SA TURP says:

    DEBILE
    tka msu sala me hile..

  2. Kiu says:

    Mos u merzitni se mut njeri, kake tjetra jane te dy drejtoret e permendur!!!

  3. aqif tahipi says:

    Pergjigja jone eshte e njejte me ate qe i benin te majtet ne luften e dyte ,spiuneve dhe bashkepunetoreve (gomereve ) te se djathtes ekstreme : sterr ,sterr ,sterr ,sterr ,sterr ,sterr ,sterr ,sterr ,sterr.

  4. Ali Qyteza says:

    Kane nevoj te shkojne te ai spitali, se ja shum rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje