ABI Bank, amerikanët tregojnë “forcën” në tregun bankar shqiptar

16 Prill 2016, 09:01Politika TEMA

Banka Amerikane e Investimeve ka shtuar kapitalin dhe ka rritur fitimin në tregun bankar shqiptar. Kjo bankë synon rritje më të madhe në tregun shqiptar dhe rritje të cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. Sipas raportit të ABI Bank, ajo rezulton me 215 milionë Euro për totalin e aktiveve, 30 milionë Euro capital neto dhe 3.6 milionë Euro në të ardhurat neto.

Sipërmarrja amerikane ka rritur vlerën e kapitalit të investuar në Shqipëri. Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) shënoi rezultatet më të mira në sistemin bankar për rritjen e aseteve dhe depozitave, mjaftueshmerine e kapitalit, perfitueshmerine si dhe përmirësimin e cilesise se aseteve.  Burime nga kjo bankë thanë për Tema Tv se në mbledhjen e tij të parë për vitin 2016, Bordi Drejtues i ABI Bank raportoi për Q1, 2016, 215 milionë Euro për totalin e aktiveve, 30 milionë Euro capital neto dhe 3.6 milionë Euro në të ardhurat neto. Bordi diskutoi performancën e ABI Bank gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ne kontekstin e situatës së përgjithshme të sektorit bankar dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi.  Bordi njohu rëndësinë e masave të ndërmarra deri më tani me qëllim përmirësimin e portofolit të kredisë, rritjen e bankës dhe kthimin e bankës në një nga institucionet më fitimprurëse në sistemin bankar. Bordi Drejtues u shpreh se ABI Bank rezulton banka më e mirë në Shqipëri sipas treguesve kryesore të performancës gjatë Q1, 2016 dhe më konkretisht:   përmirësimi më i madh për cilësinë e portofolit të kredive në 2015 (45%),  rritja më e madhe e totalit të aktiveve në gjashtë muajt e fundit (20.8%) dhe depozitave (22%),  përqindja më e lartë e përfitueshmërisë gjatë tremujorit të parë të 2016 (7% në asete dhe 85% në kapital aksioner), përmirësimi më i madh i mjaftueshmërisë së kapitalit (25%).

Gregory Katz, përfaqësues i aksionerëve të ABI, pohoi se “ pronarët dhe drejtuesit e rinj janë përkushtuar për të bërë ABI Bank bankën me rritjen më të shpejtë në vend”.

Lorenzo Roncari, Kryetar i Bordit të Drejtuesve, nënvizoi se “Pas vetëm gjashtë muajsh, kemi nje bankë më të madhe, më cilësore, me përfitime më të mëdha dhe me të gjitha mundësitë për të qënë një faktor pozitiv në rritjen e klientëve tanë dhe ekonomisë Shqiptare, pasi banka rritet vetem po u rrit ekonomia e vendit”.

Ndërkohë, Anëtari i Bordit Marc Crawford u shpreh: Rritja e ndjeshme e bankës gjatë gjashtë muajve të parë tregon për një  potencial të madh zhvillimi pavarësisht stanjacionit të përgjithshëm të sistemit bankar”. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Andi Ballta, theksoi se ”klientët dhe stafi ndihen krenarë, entuziastë dhe optimist për rezultatet pozitive të tremujorit të parë dhe për vazhdimin e emrit të mirë te investimeve amerikane në Shqiperi. Ne synojmë të rritemi me klientët e duhur dhe në sektorët e duhur të ekonomisë. Gjatëvitit 2016 do të kemi me shume lajme të mira nga ABI Bank. Industria bankare në Shqipëri dhe në rajon ofron mundësi të shkëlqyera për vitin 2016. Ne kemi madhësinë e duhur, një mbështetje të forte të aksionerëv edhe energjinë e kerkuar për t’I shërbyer klientëve tanë me shpejtësi dhe transparencë.” ABI Bank zotërohet nga një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë rajonale me qendër në Neë York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.

Lini një Përgjigje