REAGIMI/ Pas Berishës, flet Keta: Gara në Universitet normale, asnjë nuk ka dhënë dorëheqje

16 Prill 2016, 18:19Sociale TEMA
REAGIMI/ Pas Berishës, flet Keta: Gara në Universitet normale,

Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve Majlinda Keta mohoi faktin se kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës Mynyr Koni ka kërkuar tërheqjen nga gara. Znj.Keta tha se ky do të ishte rast i papreçentë që do të dëmtonte mbarëvajtjen e kësaj gare. Komisioni Insitucional nuk raporton për kërcënime apo parregullësi deri tani të procesit të zgjedhjeve në Universitet që pritet të mbahen në 20 prill.

Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve Majlinda Keta  në një bisendë telefonike për Ora News tha se në Komision nuk është depozituar asnjë kërkesë për tërheqjen nga gara të kandidatit për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.

Keta: Intervistën e zotit. Berisha e kam dëgjuar tani.Sipas pohimit të tij thuhet që dorëheqja ëhstë paraqitur dje pranë Komisonit. Për rastësi dje Komisoni ka akredituatr të gjithë vëzhguesit në çdo Fakultet në emër të kandidatit Mynir Koni. Edhe tani që flasim jemi në gadishmëri për arsye të menaxhimeve dhe materialeve të bazës elektorale pranë Komisonit Institucional Zgjedhor drejt Fakulteteve.

Ne nuk kemi një gjë të tillë, por edhe sikur Koni të paraqesë dorëheqjen e tij, fakti që ka deklaruar me vullnetin e vet dëshirën për të kandiduar për Rektor të Universitetit të Tiranës sipas nenit të Rregullores së MAS ka bërë regjistrimin për kandidat për këtë lloj autoriteti pranë KIZ, Komisioni asnjëherë nuk do pranonte një dorëheqje të tillë pasi miratimi cënon cilësinë e zgjedhjeve për UT.KIZ çmon që pranimi i dorëheqjes së zotit. Koni është një preçedent që do të krijonte një rezultat jo në favor të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do cënonte rëndë të gjithë standartin e proçesit zgjedhor që kemi zhvilluar deri tani.

Si të vetmin incident të garës për institucionet e arsimit të lartë, Komisioni ka regjistruar situatën e një ditë me parë kur kandidatja Klodeta Dibra nuk është lejuar të zhvillojë takim me akademikët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Keta: Deri në monetin që unë po jap intervistën për ju pranë Komisionit Institucional të Zgjedhjeve është vetëm një shkresë e orës11:53 minuta ku kandidatja për Rektore Klodeta Dibra bën me dije Komisionin për ngjarjen e djeshme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Asnjë denoncim tjetër nga asnjë kandidat garues për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës të vitit 2016 nuk ka pranë KIZ.

Proçesi i zgjedhjeve do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish.

Deri më tani, KIZ ka akredituar 114 persona si vëzhgues, nga të cilët 77 vetë vinë nga kandidatët, 22 nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe 15 persona nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA.

6 komente në “REAGIMI/ Pas Berishës, flet Keta: Gara në Universitet normale, asnjë nuk ka dhënë dorëheqje”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Jep sinjalin Gramafoni te terhiqet qe te duket antidemokratike.. Plak vrases I felliqur..

  2. akrepi says:

    Z.Keta; Saliu eshte bere si ai budallai i fshatit qe gjithe diten flet lart e poshte neper fshat por nuk ja ve re njeri , se thone se he se budalla eshte ai cmerresh me te.Habitem me ju si denjoni ti pergjigjeni Saliut. Ai ate pune ka te glamis gjithe diten.

  3. Nuk ka se ku e shfryn dufin per pritjen e shkelqyer qe i bene Rames ne Amerike, pasi kur e priti Bushi i madh,i dha nje stilograf e thi ik ,te keqe xhaxhi , shkruaj receta se nuk je per president…….. Po i shkojne pordhet nga shtate me duket,ashtu si e cilesonte edhe Spartak Ngjela……. Lereni plakun ne hallin e vet.

  4. Sami says:

    Ky Koni qe une nuk e njoh por qe mund te jete figure akademike e nderuar do digjet jo per faj te tij por per faj te Berishes qe I Doli ne mbrojtur me shpifje. Sot po te Doli ne mbrojtur berisha, sidomos kur ka te beje me zgjedhjet atehere kandidati eshte I djegur edhe pse mund ta meriton ate.

  5. Studenti i shek says:

    Per cfar zgjedhjesh e ka fjalen kryemashtruesi Sali? I ka lidh fijet me te pavarurin, akademikun e tipt Sali, anetarin e Keshillit Kombetar te PD, Dhorken. Dhe Dhorka e ka caktuar pasardhesin, Mynyrin, qe ka frike te perballet me profesoreshen dinjitoze Klodeta Dibra. E kush e njeh Mynyrin per profesor? A e keni pare ne ndonje stacion televiziv qe te shpalle platformen e tij per universitetin? A din te flase ky njeri? Prandaj gjykoni vete ju pedagoge te nderuar” mjaft e terhoqi zvarre universitetin zorra e Saliut. Mos e lini prap universitetin ne dore te Saliut, Mynyrit.

  6. zumblaku says:

    Ky Saliu qenka vertete shabanqose (hunderr). I fut hundet ne te gjitha gjerat. Eshte bere njeri universal si Enver Hoxha, qe i dinte te gjitha. Edhe se ku ka nafte. Po na dil more Sali nw mbarw Shqiperine, e me ate hunden tende e nuhat se ku ka nafte Shqiperia. Kete gje do ta dinim vertet per nder, pas gjithe atyre zullumeve qe ke katranosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje