Në sesionin e dytë të punimeve të Konferencës së XIV të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që u zhvillua këtë fundjavë në Split, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i vendeve të rajonit për proceset integruese dhe zhvillimin ekonomik.