Rreth 80 për qind e titujve të pronësisë së tokës në zonat rurale të vendit, janë vetëm në emer të kryefamiljarit. Shifrat kanë dalë nga një studim i “UN Woman” i zhvilluar në të gjithë vendin, ku janë anketuar 1017 gra dhe 309 burra në zonat rurale duke përdour pyetsorë të strukturuar.
Rezultatet tregojnë një pabarëzi të theksuar në të drejtat e grave mbi tokën, duke treguar hapur diskriminimin për këtë gjini. Rezultatet e studimit tregojnë gjithashtu se gratë në zonat e thella, në moshë të lartë, disponojnë më pak tokë për frymë janë shumë të varur nga bujqësia dhe nuk kanë akses ndaj shërbimit këshillimor.
Referuar të dhënave të studimit, vetëm 7 për qind e grave deklarojnë se kontribuojnë më shumë se 50 për qind të të ardhurave. Gratë mbeten ende të angazhuara në aktivitetet larg parasë dhe brenda territorit të fshatit, çka prodhon edhe atë që quhet varësi financiare nga meshkujt.
Këto të dhëna janë gjithashtu pasoja e disponueshmërisë së ulët e gjinisë femrore në arsimin parashkollor, pjesmarrje e ulët në shkollën e mesme dhe regjistrim i ulët në shkollat profesionale.
Këta probleme do ishin sheshuar në 1945-ën (po të mos tentonim komunizmin).