“Adem Demaçi, simbol i atdhetarizimit dhe romantiku i përjetshëm revolucionar”

18 Prill 2016, 09:39Rajoni TEMA

Skicë për biografinë e Adem Demaçit. Hollësi nga i libri i Stephen Schwartz «Kosovo: Background to a War”.

Nga Stephen Schwartz

Një ndër viktimat më të shquara të Ranković-it ishte shkrimtari i ri Adem Demaçi. Demaçi u lindë më 1936 në Prishtinë dhe premtimet e para letrare i shfaqi herët në vitet 1950, sa ishte nxënës i shkollës së mesme. Veprat e tij i zbuluan nga redaktori letrar i të përditshmes Rilindja, Gjon Sinishta, një ish prift jezuit e poet, i ikur nga Shqipëria enveriste. Tregimi i shkurtë i Demaçit, «Lustraxhi», fitoi konkursin vjetor të tregimit të shkurtë mbajtur nga Rilindja. Demaçi iu bashkëngjitë personelit redaktues dhe punoi krahas Sinishtës deri më 1956, kur Sinishta u burgosë; shqiptari besimtar katolik gjithnjë ishte shënjestër e kërkuar nga njerëzit e Ranković-it dhe për më shumë Sinishta nuk kishte pranuar të bëhet anëtar i Partisë Komuniste.

Më 1958 Demaçi boti romanin Gjarpinjtë e Gjakut, përshkrim ky i gjakmarrjeve në mes shqiptarëve që çmohet si kryevepra e tij. Libri i pritë jashtëzakonisht mirë ndër shqiptarët e Kosovës, të cilët e çmuan Demaçin si shkrimtar «të ndjeshëm ndaj kravatave të popullit të pambrojtur dhe ndaj padrejtësive shoqërore», sipas studiuesit Pjetër Prifti. Kritiku letrar, Idriz Lamaj, i cili e redaktoi botimin përfundimtar të veprës, shquante në të një kritikë serioze, madje edhe zbulim e sulm jo vetëm të dhunës ndërshqiptare, por edhe të pushtetit sllav ndër rajon. Kjo porosi nuk mbeti pa u ra në vesh autoriteteve jugosllave. Fill pas daljes së librit, Demaçi u burgosë për herë të parë më 19 nëntor 1958, duke iu bashkëngjitë mikut dhe mentorit të vet Gjon Sinishtës. Të dy ishin bashkë në burg, tre vjet radhazi dhe u bënë të pandashëm, ani pse Demaçi ishte marksist në bindje, e Sinishta katolik dhe kundërshtar i komunizmit.

Demaçi u bë simbol kryesor i atdhetarizmit shqiptar në Kosovë. Mbas lirimit më 1961, Demaçi u burgosë më 1964 dhe 1975. Herën u fundit i gjykuar si udhëheqës i “grupit të Adem Demaçit”. E torturonin aq sa gati humbi dritën e syve. Burgimi i tij i tretë zgjati 15 vjet. Sikurse arkitekti kryesor i kësaj lemerie, Ranković-i, Demaçi vuajti dënimin në qelinë e Sremksa Mitrovicës, si dhe në famëkeqin Goli Otok (ishulli i zhveshur), një ndër vend-ndëshkimet më të frikshme të UDB-së. Mirëpo, mes burgut të dytë e të tretë të Demaçit, Ranković-i ra dhe shkëndijat e shpresës filluan të ndrisin terrinën në të cilën qenë katandisë shqiptarët e Kosovës.

Kriza e parë serioze në Kosovë agoi më 1981, kur studentë dhe punëtorë protestuan në numër të madh, duke kërkuar që «Krahina Socialiste Autonom«» e Kosovës të bëhej «Republik«» e plotë. Shumëkush e thërriste emrin e Adem Demaçit, që ende mbahej në burg. Një brez i intelektualëve shqiptarë të Kosovës u rreshtuan përbri me Adem Demaçin, si përfaqësues të vetëdijes kombëtare shqiptare.

Demaçi, lirohet nga burgu më 1990 dhe themelon Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili me përpikëri i shënonte sulmet e vazhdueshme të autoriteteve sërbe mbi shqiptarët; ai, po ashtu, e themeloi Partinë Parlamentare të Kosovës (PPK), por Dema,ci nuk ishte nacionalist shqiptar ekskluzivist; ai avokate për një federatë rajonale, që e quante «Ballkani«».

Më 1991 Demaçi i dërgoi njërin prej apeleve të shumta Presidentit të ShBA-ve, Bill Clinton, duke i kërkuar që të ndërhyjë në luftën e Bosnjës. Në apelin e tij shkruante: «Zoti President, në emër të fëmijëve të pafajshëm, të pleqve të paaftë, si dhe të popullit paqedashës shqiptar, të robëruar nga synimet brutale e hegjemoniste për ta krijuar <Sërbinë e Madhe> tash 80 vjet, në emër të popullit të pafajshëm mysliman, që u përzënë nga shtëpitë e tyre me anë të zjarrit e të plumbit, që bijtë po ja vrasin e po ja shtypin si të ishin buburreca, e bijat po ja dhunojnë në mënyrën më shtazarake, si dhe ne emër të popujve paqedashës e të drejtë të gjithë Ballkanit, ju lus mos të lejoni që një burokraci e plogësht ta mundësojë këtë padrejtësi që po u bëhet kombeve të vogla e të pambrojtura. Mos lejoni që të na ngarkohen shpirtrat me mëkate të reja».

Më 1998, Adem Demaçi, romantiku i përjetshëm revolucionar, iu bashkëngjitë UÇK-së, si përfaqësues politik i saj. Demaçi ishte një figurë që tragjikisht por me të drejtë iu la historisë. Si përfaqësues politik i UÇK-së nuk kishte akumuluar autoritet as ndër luftëtarë e as tek opinioni i gjerë. Shqiptarët e Kosovës druanin se ai si shpesh e kishte ndërruar mendjen; kurrkush nuk e dinte tamam se çka do të mendonte a të bënte. Asgjëmangut, ai ishte i vetëm ndër udhëheqësit shqiptarë të Kosovës që refuzoi ta lëshojë Prishtinën gjatë luftës në Kosovë. Në një intervistë dhënë javores opozitare Vreme, më 26 qershor 1999, kujtonte me një shpoti të hollë: «Nuk pata shumë telashe, më ndaluan disa herë rrugëve. Vetëm një herë, më duket se data ishte 25 maj 1999, më morën në stacionin e policisë. Më kërcënuan, më thanë gjëra fort të pahijshme. Një herë u pyeta: <A keni armë?>. Merret vesh, ma kthyen. Mandej u thashë: <Vramëni, por mos më fyeni>. Më vonë erdhi një komandant. Ai ishte më i sjellshëm. Njëri prej atyre që më fyente në fillim, më propozoi mandej ta bëjmë një bisedë <miqësore>. U mor vesh se pas gjithë atyre fyerjeve, nuk pranova. Në stacionin e policisë disa donin bile të diskutojmë për politikë. Unë u shpjegova se në shtetin e tyre ka vetëm një njeri me të cilin do të mund të flisja për politikë. Shefi i tyre më kuptoi. Më tha: <Gjithë 12 milionë sërbët jemi Milošević-a>. Ia ktheva: <Në qoftë ashtu, nuk kam kohë të flas me gjithë ata njerëz>».

Demaçi e kishte paralajmëruar largimin e tij nga politika, por humanizmi i tij qenësor kishte ngelë i pa zbehur me gjithë ligësitë që kishte përjetuar. «Shqiptarët nuk kërcënoheshin prej sërbëve të thjeshtë», thoshte ai. «Këta njerëz ishin mobilizuar, këtë duhej ta pranonin, si të refuzonin, nëse ndryshe të dërgonin në burg? Por, e rëndësishmja është se shumë sosh nuk e përkrahnin këtë luftë. Ata detyroheshin të luftonin». Duke qenë se shpërngulja e sërbëve prej Kosovës, nisi pothuajse menjëherë pas vendosjes së armëpushimit, Demaçi nisi ta vë në pikëpyetja bashkëjetesën mes sërbëve dhe shqiptarëve në të ardhmen.

«Ka disa lloje njerëzish ndër këta që tash po ikin», shpjegonte Demaçi. «Disa kanë qenë të përfshirë në krimet e kryera në Kosovë dhe janë të vetëdijshëm se nuk mund të vazhdojnë të jetojnë këtu. Pas tyre shkojnë familjarët e tyre. Ka njerëz që thjeshtë kanë frikë. Ata i druhen hakmarrjet, pasi shqiptarët po kthehen në shtëpitë e veta dhe po i gjejnë ato të rrënuara, krahas shumë varreve masive. Prandaj, këta njerëz po ikin për në Sërbi, edhe pse janë krejt të pafajshëm. Ata që kanë gëzuar privilegje të mëdha këtu, po ikin po ashtu. Ata i ishin shitë regjimit. Në Beograd, ose në cilin do qytet tjetër të Sërbisë, njerëzit e këtij soji nuk do të mund të jetonin në banesa tre katër dhoma. Këtu mandej kishin rast të thonë, si shantazh, <po qe se nuk marrim këtë banesë e këtë punë, shkojmë në Sërbi>. Ata ishin të afërm me regjimin. Ata e dinin që do t’i humbin privilegjet dhe se duhet të ikin. Personalisht shpresoj se një numër i madh i sërbëve do të kthehen. Ka shembuj të njerëzve në disa katunde të Prishtinës që ende jetojnë bashkë. Gjatë luftës, nuk e kanë prekë fare njëri tjetrin. Kjo është shpresëdhënëse».

Çuditërisht, vizioni i ish të burgosurit Demaçi, mbi zgjidhjen e gjithëmbarshme të rajonit kishte mbetë i pandryshueshëm; ai vazhdonte me e mbështetë një federatë ballkanike; ose Ballkaninë. Ngulmonte se një «konfederatë kishte me qenë më e mirë sesa pavarësia e Kosovës. Nëse e fitojmë pavarësinë, problemi me sërbët dhe malazezët do të mbetet dhe është pikëpyetje sesi do të arrihet pavarësia. Në një konfederatë nuk ka probleme të tilla. Prej këtu, do të mund të shkonim në Beograd, njerëzit prej Beogradit do të mund të vinin këtu. Kurrkush nuk do të ndjehej i izoluar. Kjo kishte me qenë zgjidhja më e mirë për shqiptarët tonë që jetojnë në Preshevë ose në Mal të Zi. Kishim me mbetë në të njëjtin shtet. Ky është interes i përbashkët… është e pamundshme me folë për bashkimin e Evropës e me e mbajtë Ballkanin jashtë një koncepti të tillë integrimi».

7 komente në ““Adem Demaçi, simbol i atdhetarizimit dhe romantiku i përjetshëm revolucionar””

  1. Antropologu says:

    E zeme se Ademit (qe deri tani e kam mbajtur mend per “Mandelen e Kosoves” dhe patriot 24 karatsh) qe mesa duket eshte nostalgjik i Jugosllavise, i realizohet deshira e “konfederates”, atehere lind pyetja: Kush do ta kryesoje kete shtet (sepse fundja konfederata eshte shtet i perbere nga disa republika)?!!! Serbet qe kane vrare e prere boshnjaket, kroatet dhe shqiptaret e Kosoves? Kroatet qe nuk duan t’i shohin me sy serbet? Boshnjaket per te njejten arsye? Apo shqiptaret qe kane popullsine me te vogel dhe eksperiencen me te paket si shtet?

    1. Klimax says:

      Kush interesi i popujve te ish Jugosllavise? Bashkegzistenca paqesore apo izolimi dhe armiqesia e perjetshme midis njeri-tjetrit?
      Katalizatori per te ardhmen nuk eshte as Kosova, as Serbia dhe as Kroacia, por Bosnja! Eshte ky vend qe po perjeton nje status quo ne nje sistem konfederativ. Ne njeren ane eshte Federata e Bosnjes dhe Hercekovines (me administratim kroat dhe bosnjak mysliman), ne anen tjeter eshte Republika Srpska (serbe) dhe pa harruar distriktin Brcko (me administrim nga te tre komunitetet).
      Sa me shume fryme nacionaliste midis tre komuniteteve aq me e veshtire do te jete edhe bashkegzistenca midis tyre e ketij dhe e ardhmja e shtetit te Bosnjes.
      Ne te kundert nje ri-miqesim midis tre komuniteteve duke pare anet pozitive, pse jo edhe nostalgjine e Jugosllavise, duke shmangur anet negative si nacionalizmin e shovinizmin, faktoret qe sollen urrejtjen, fanatizmin, racizmin, luften, vdekjet, masakrat, shkaterrimet e ndarjet, mund te jete i mundur nje bashkim edhe midis Serbise e Kroacise!
      Kush mund te mendonte se mbas nje historie te gjate luftrash dhe mbi te gjitha mbas dy luftrash boterore te shek XX, francezet e gjermanet do te jetonin se bashku ne harmoni e paqe ne BE?
      Atehere perse jo Ballkani?

      1. Toni KS says:

        Jugosllavia u krijua dy here me zjarr e hekur dhe dy here u zhbe me gjak e lot. Nuk do te kete nje here te trete. Jugosllavia eshte ne fakt Serbia e Madhe, dhe te tjeret nuk deshirojne rolin e kolonise. Bile as malazazet qe ne kohen e Millosheviqit thoshin jemi si “2 sy ne nje koke” (serbet dhe malazezet pra).

        P.S. Ademi eshte thjesht nje fshatar poteraxhi, e zeza e kokes se tij, sic ja ka thene e daja i tij, qe e pohon vete.

      2. zaim zajmi says:

        KLIMAX!
        Kur serbët shovenistë të metamorfozohen në serbë njerëz, ahere le të sjellin ligje, analoge me ato të gjermanëve të pasluftës 2,

        ahere, vetëm ahere ndoshta ujku qime ndërron, jo më mendjen shoveniste serbe!

  2. grameno says:

    Eshte shtremberim i krejt idese se demaqit,demaqi ka kerkuar ballkanin para se te ndodhte konflikti,dhe ne ket ballakni ka thene se se pari duhet njohur sovraniteti i qdo njesie federative,dhe nese dikush nuk deshiron me vullnet te kyqet ne ket ballkani ti lejohet te zgjedhe vete,me vullnet,pra ky ishte pozicioni i te madhit ADEM DEMAQI,para se te ndoodhte gjakderdhja,por kue filloi lufta ademi ka qen per pavaresi eri ne bashkim,i pa luhatshum ne doktrinen e rilindjes kombetare.eshte shtrenberim i te vertetes.

    1. zaim zajmi says:

      DEMACI, personaliteti më i lartë i Dardanisë së pasluftës 2, fill pas brezit ADEM POLLUZHA me shokë.

  3. tfgs1 says:

    ne po shikojme mundesine e ndarjes se vatanit ne dy lande pasi eshte teper e veshtire qe te jetojme ne ”paqe” me gjaxoret sunitoshqipfoles………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje