Emiliano Shullazi tashmë ndodhet në burg, bashkë me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin.
Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, gjobëvënie dhe shkatërrim të pronës.
Hetimet ndaj tyre nisën në shkurt dhe bazohen në një një denoncim të bërë nga një biznesmen.
Ai është Arjan Zika.
Ky i fundit ka deklaruar në polici se është kërcënuar për një sipërfaqe toke prej 1200 metra katrorë.
Sipas kallëzimit të Zikës, Shullazi i ka kërkuar që të blinte me çmimin e tregut të sotëm sipërfaqen që kishte blerë para disa vitesh pasi përndryshe do ta paguante me jetë.
“Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras.
E kam takuar 4 herë Shullazin dhe nuk pranova”, ka deklaruar Zika.
Pas refuzimit të biznesmenit për të riblerë tokën me një çmim tjetër, dyqanit të Zikës i është vënë eksploziv më 13 mars.
Nga frika, ai është larguar nga Shqipëria, duke qenë se edhe pas denoncimit në polici nuk kishte asnjë veprim ligjor.
Shullazi ndërkohë po hetohet edhe për kalimin në pronësi të ish-hotel “Vollga”.
Dyshohet se ky ndryshim ka ardhur përmes kërcënimeve.
Ai akuzohet edhe për kërcënimin e 4 biznesmenëve të tjerë.
Nuk eshte se eshte gja e re biznesment nga Shqiperia jane largut qe prej 1996 nga Shqiperia . Tani nuk ka me biznesmen veç lufte mes te korruptuarve
Keni Kafen e Madhe ne shkoder qe e mbajm peng ka 20 vjet qe nuk fuksionin nga cubat e pa bes qe kan vra naten e te qajn diten..
Lat nom o njerz..
E kush osht tarzani..!?
Majeni mrena e mos i qisni mo kto njerez..
“NE QOFT SE GJONAT JANE TE VERTETA”
si ka munsi qe te gjith politikane qe ne kami sgjedh t’meren me emra qe “skan lidhje me politiken” (apo kan)..!?
Nji kriminel e ka sgjedh vete rrugen e vet ene e di se c’do o ce pret…
Po si ka munsi qe politikanet i kan hy politikes, sgjidhen nga populli dhe si perfundim sillen si kriminele..!?
KJO ESHTE PER T’VON DURET N’KOKE..
POPULLIT SI INTERESOJN RRUGECERIT POR I INTERESON BUKA E GOJES DHE E ARDHMJA E FEMIJVE..
ME RRUGECERIT MERRET PROKURORIA (E SAL LESHIT)
Ky eshte nje cancer …qe po nuk u zhduk , do te perhapet frikshem. Ky rast nuk do bashkepunim…do cfarrosje nga rrenjet ! Kaq idiote te jeni ? Merrni ca shembuj nga Saliu , i zinit prite e zhduknit dhe deklaronit qe u vra gjate shkembimit te zjarrit ! Ai dhe nga burgu do vazhdoje te tregoje qe eshte gjalle ! Ah Sali, Sali , mos vdeksh kurre sa mire di ti zgjidhesh hallet e tua…Tak , Fak ! Jo si keta derdimenet !