Shullazi nuk pranon akuzat për gjobëvënie ndaj bizneseve

17 Prill 2016, 16:54Kronika TEMA

“Pengesë artificiale”.

Kështu e ka quajtur avokati i Emiljano Shullazit pengesën për të takuar klientin e tij nga policia, e cila i ka kërkuar lejen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Të drejtën për të marrë kontakte me të ndaluarin e njeh kodi i procedurës penale…artificë e krijuar për të na penguar në ushtrimin e detyrës sonë.

Na u kërkua leje nga prokurori i krimeve të rënda për të takuar klientin” tha për mediat avokati Alban Qafa.

Sipas tij, të ndaluarit nuk i pranojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Emiljano Shullazi u arrestua të dielën bashkë me dy shokët e tij pasi akuzohen se u vinin gjobë biznesmenëve të ndryshëm dhe i kërcënonin më pas.

Dyshohet se janë disa biznesmenët në Tiranë që u gjobitën nga Shullazi dhe banda e tij.

Tashmë është bërë publik vetëm emri i një biznesmeni të gjobitur, Arjan Zika, ndërtues. Pak kohë më parë në një garazh, pronë e Zikës shpërtheu një sasi tritoli, që u konsiderua një kërcënim për biznesmenin.

Burime nga prokuroria thanë se kjo ishte një formë e zakonshme e presionit që banda i bënte biznesmenëve, që nuk paguanin. Mbetet për t’u sqaruar roli i policisë për ata që denonconin gjobëvënien e bandës së Shullazit. Sipas hetuesve pritet që në ditët e ardhshme të dalin emrat e biznesmenëve të tjerë të gjobitur dhe të zbardhet reagimi i policisë në rastet e denoncuara.

1 komente në “Shullazi nuk pranon akuzat për gjobëvënie ndaj bizneseve”

  1. adi says:

    ky qenka lajm i papare po edhe i papritur
    une kujtoja qe ky do i pranonte menjehere akuzat bile do ishte dakort qe te denohej edhe me 20 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje