Kakavijë: Sekuestrohen 3.1 kg drogë, ishin fshehur në valixhe pasagjerësh

16 Prill 2016, 15:21Kronika TEMA

3,1 kg lëndë narkotike janë sekuestruar ditën e sotme në doganën e Kakavijës.

Dogana në bashkëpunim me Policinë Kufitare evidentuan gjatë skanimit dhe më pas sekuestruan një sasi prej 3.1kg lendë narkotike e llojit “Canabis Sativa” e ndarë në 24 pako të vogla.

Lënda narkotike ishte fshehur në në një valixhe ne autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targa greke NIT 6022.

Policia ka ndaluar 2 shoferët e linjës dhe po punon per identifikimin e autoreve te trafikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje