Ushtarakët e Farkës në prokurori: E kontrolluam helikopterin para se te nisej!

15 Prill 2016, 21:22Kronika TEMA

Eurocopter EC 145, helikopteri që u rrëzua në Liqenin e Shkodrësu kontrollua para se të ngrihej në fluturim.

Të paktën kështu deklaruan para prokurorëve, ushtarakët e bazës ajrore në Farkë, gjatë marrjes në pyetje.

Abc Neës raporton se krahas komandantit të Bazës, Kuto Hasani, grupi hetimor mori në pyetje shefin e shtabit të bazës ajrore, shefin e sigurisë së bazës, përgjegjësin e teknikës në Farkë, si dhe inxhinierët e teknikët e regjimentit të helikopterëve.

Ushtarakët vunë në dispozicion të akuzës urdhërat për zhvillimin e fluturimeve stërvitore, planet e fluturimit për datën 6 Prill dhe itinerarin e ndjekur, librin e përgatitjes për fluturimin e helikopterëve “EC 145” dhe librin e përgatitjes bazë, të cilat në përputhje me procedurat ligjore janë të sekretuara nga rreshterja Sofije Ramçaj.

Kjo e fundit nuk u mor në pyetje, pasi ka dalë në rezervë disa muaj para rrëzimit të helikopterëve.

Një pistë tjetër e hetimit për shkaqet e rrëzimit të helikopterit, është cilësia e karburantit që u përdor për fluturim.

Prokurorët thanë për Abc News se janë në pritje të një përgjigjeje nga Laboratori i Inspektoriatit Qendror Teknik për ekspertizën e kërkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje