Mbajti peng një javë 15-vjeçaren dhe kreu marrëdhënie seksuale, pranga 41 vjeçarit

15 Prill 2016, 11:00Kronika TEMA

Mbajti peng një 15 vjeçare dhe e detyroi të kryej marrëdhënie seksuale me të, por policia e arreston.

Rasti është regjistruar në Durrës, dhe burri 26 vite më madh ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Martin Haxhija, 41 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.

“Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale”, sqaron policia e Durrësit.

Këtë shtetas, policia e Lezhës e ka shpallur në kërkim më 5 prill të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje